Media 4 Equality është hapësira parë online në Shqipëri, që synon të rrisë përgjegjësinë e Medias shqiptare rreth raportimit të ndjeshëm gjinor dhe të ekspozojë diskriminimin gjinor dhe misogjeninë të grave dhe vajzave në media. Ne u bëjmë thirrje gazetarëve dhe individëve t'i thonë ndal diskriminimit gjinor në media dhe të bëhen agjentë të ndryshimit duke iu bashkuar lëvizjes sonë për të raportuar diskriminimin gjinor në Media. Kjo hapësirë është krijuar në kuadër të nismës "Zëri i Gruas në Media", me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED) dhe zbatohet nga Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje.

RRETH PROJEKTIT

Media, e rëndësishme për çdo demokraci, luan një rol të rëndësishëm në formimin e qëndrimeve publike. Ajo mund të përforcojë stereotipet gjinore, ose mund të ndryshojë mendimet që për shumë vite kanë penguar përpjekjet e grave për t’u bërë partnerë të plotë në proçeset politike, sociale dhe ekonomike. Media shqiptare është e karakterizuar nga keqpërfaqësimi i rolit të gruas në shoqëri. Mungesa e integrimit gjinor në Media po ndikon në rritjen e pabarazisë gjinore dhe pjesëmarrjen politike të grave në Shqipëri. Mungesa e përfshirjes së grave në sferën publike nuk ndikon vetëm në vizibilitetin e grave, por përforcon edhe stereotipet kulturore gjinore në rolin e grave dhe pengon angazhimin e tyre në shoqëri, veçanërisht në politikë.

Me qëllim promovimin dhe nxitjen e pjesëmarrjes së më shumë grave në Media, Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” ka ndërmarrë nismën “Zëri i Gruas në Media” me në fokus rritjen e vizibilitetit të grave dhe fuqizimin e tyre në Media, duke krijuar një bazë të dhënash të grave eksperte, monitorimin e mediave dhe duke siguruar ngritjen e kapaciteteve të grave për aksesin dhe pjesëmarrjen në media dhe të gazetarëve rreth raportimit të ndjeshëm gjinor.

Ne duhet t’i japim fund përhapjes së diskriminimit gjinor dhe stereotipeve gjinore ndaj të gjitha grave dhe vajzave në Media. Është e nevojshme të rrisim përgjegjësinë e Medias shqiptare në përmirësimin e barazisë gjinore.

 

BAZA E TË DHËNAVE E GRAVE EKSPERTE

Gratë Ekspertë është baza e parë e të dhënave në internet në Shqipëri, e cila synon të promovojë gratë në fusha të ndryshme të ekspertizës dhe t’i lidhë ato me institucionet publike, OJQ-të, gazetarët, prodhuesit dhe grupet e tjera të Medias, të cilët janë në kërkim të të ftuarve dhe burimeve.

Në bazën e të dhënave, gratë eskperte janë nga fusha të ndryshme të ekspertizës, duke përfshirë: shëndetin, biznesin, politikën e jashtme, luftën ndaj korrupsionit, politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes, arsimin, teknologjinë dhe inovacionin, të drejtat e njeriut, mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, etj. Secila nga profilet e grave përmban informacion në lidhje me fushën e tyre të ekspertizës, një përshkrim të shkurtër të jetëshkrimit të tyre, një referencë të shkurtër në përvojën e tyre në Media dhe një hapësirë të dedikuar për artikujt dhe publikimet e tyre.

Baza e të dhënave është e hapur për të gjitha gratë eksperte, të cilat dëshirojnë të jenë në Television apo Radio, në shtyp dhe median online.