+355 67 67 677 pgj@plat.org

Fondi Vullnetar i Besimit (Trust Fund) i Kombeve të Bashkuara për format bashkëkohore të Skllavërisë është i hapur ndaj pranimit të propozimeve tek Thirrjet për Aplikim për vitin 2013.

 

Fondi siguron grante deri në 15,000 $ për projekte që ofrojnë asistencë humanitare, ligjore dhe financiare për individë, të drejtat njerëzore të së cilëve janë shkelur si rezultat i formave bashkëkohore të skllavërisë.

 

Format bashkëkohore të skllavërisë përfshijnë ndër të tjera, skllavëri e pronave të tundshme, bujkrobëri, punë e detyrueshme, skllavëri nëpërmjet borxhit, format më të këqija të punës së fëmijëve duke përfshirë fëmijët në konflikte të armatosura, martesat e parakohshme dhe me detyrim, shitjen e grave, trafikimin e personave, skllavëri seksuale, shitjen e fëmijëve.

 

Grantet do t’i akordohen organizatave që ofrojnë asistencë direkte ndaj viktimave të formave bashkëkohore të skllavërisë, duke përfshirë asistencë mjekësore, psikologjikë, ligjore, edukative, sociale dhe ekonomike.

 

Do të pranohen aplikime nga të gjitha rajonet. Aplikimet duhet të paraqiten në anglisht, frëngjisht ose spanjisht.

 

Fondi është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme në vitin 1991 (A/RES/46/122) me qëllim për të ofruar përmes kanaleve të asistencës, ndihmë humanitare, ligjore dhe financiare për viktimat e formave bashkëkohore të skllavërisë. Fondi administrohet nga Sekretari i Përgjithshëm, i cili këshillohet nga një Bord (Board of Trustees).

 

Afati i dorëzimit të aplikimeve është 31 maj 2012. Për më shumë informacion, vizitoni linkun http://www.ohchr.org/EN/Issues/Slavery/Pages/SlaveryFundMain.aspx