+355 67 67 677 pgj@plat.org

Aktivitete

 Trajnim 2 ditor -Akademia e Integritetit dhe Aktivizmit Politik – Sesioni 3
 Cilat janë strategjitë më të suksesshme për të adresuar problemet në shoqëri dhe për të promovuar integritetin e demokracinë? Sa akses kanë gratë dhe vajzat në financat politike? Cilat janë hapat konkrete për fuqizimin e grave në politikë?
July 22, 2023
Tirana

 Akademia e Integritetit dhe Aktivizmit Politik
 Cilat janë strategjitë më të suksesshme për të adresuar problemet në shoqëri dhe për të promovuar integritetin e demokracinë? Sa akses kanë gratë dhe vajzat në financat politike? Cilat janë hapat konkrete për fuqizimin e grave në politikë?
Këto ishin disa nga çështjet e trajtuara 2 sesionet e rradhes të Akademisë së Integritetit dhe Aktivizmit Politik organizuar nga Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” në bashkëpunim me Fondacionin Westminster për Demokracinë (WFD) dhe Ambasadën Britanike në Tiranë.
Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit “Barazi në Vendimmarrje”, Znj. Edlira Çepani, në fjalën hapëse inkurajoi gratë dhe vajzat të shprehin nevojat e tyre në proceset e vendimmarrjes dhe të luftojnë për to nëpërmjet ndryshimeve legjislative dhe forcimit të strukturave të grave në politikë.
 Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Z. Alastair King-Smith, përcolli një mesazh inkurajues për të gjithë pjesëmarrëset. Ai i nxiti të gjitha gratë dhe vajzat që të guxojnë dhe të ndryshojnë realitetin politik. Të bëhen zë për komunitetin dhe të luftojnë kundër kufizimeve që pengojnë veprimtarinë e tyre në politikë!
Znj. Etilda Gjonaj, Deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe Sekretare për Çështjet e Gruas në Partinë Socialiste, shprehu përkrahjen e saj ndaj Akademisë si një nismë e rëndësishme për fuqizimin e grave në politikë. Ndër të tjera Znj. Gjonaj theksoi si një problem mbi shumë të tjerë aksesin e grave dhe vajzave në financat politike.
 Gjatë Akademisë, Deputetet, Znj. Anila Denaj dhe Znj. Pranvera Resulaj, si dhe Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Znj. Milva Ekonomi, ndanë eksperiencën e tyre për fuqizimin e vajzave dhe grave përmes advokacisë, rrjetëzimit, etj.
“Akademia e Integritetit dhe Aktivizmit Politik” ka për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e strukturave të grave brenda partive politike duke marrë njohuritë teknike për të mbështetur punën e tyre të mëtejshme nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve në mënyrë që të jenë më të përfshira në vendimmarrje dhe të kenë një zë më të fortë brenda partive politike.
Z

Sondazh

A mendoni se është pozitiv sistemi i listës me votim preferencial për kandidaten/in

Postimet e fundit...