+355 67 67 677 pgj@plat.org

Me qëllim fuqizimin e të rinjve duke i nxitur të bëhen agjentë të ndryshimeve në komunitetin e tyre dhe më gjerë, Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” në bashkëpunim me organizatën Rrjeti AS@N me mbështetjen e SAME Network dhe Schuler Helfen Leben po realizojnë ”Ditën e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social 2022!”.
Në këtë kuadër u organizua workshop-i i parë me të rinjtë në Tiranë. Pjesë e këtij workshop-i ishte edhe Michael Hilbert përfaqësues I Schueler Helfen Leben në Gjermani.

“Dita e Solidaritetit dhe e Aktivizmit Social” organizohet në Europë nga “Solidarity Action Day Movement – SAME” që përfshin një rrjet të gjerë të organizatave rinore europiane që organizojnë çdo vit Ditën e Solidaritetit. Çdo komunitet ka nevojë për ide të reja dhe për mbështetje për t’i realizuar ato! Të rinjtë kanë nevojë për mbështetje për të bërë ndryshimin!

Përmes Ditës së Solidaritetit, të rinjve iu jepet mundësia që të mësojnë më shumë rreth një profesioni, duke punuar një ditë si profesionistë të vërtetë dhe duke e dhururar pagesën e tyre për të mbështetur nisma rinore.

300.000 të rinj nga Europa marrin pjesë çdo vit në Ditën e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social.

#SchuelerHelfenLeben #SameNetwork #RrjetiAsan #BaraziNeVendimmarrje#NdryshimiFillonNgaTi