+355 67 67 677 pgj@plat.org
Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED) në kuadër të punës për rritjen e barazisë gjinore në vendimmarrje në Shqipëri organizoi Forumin Ndërkombëtar për Barazinë Gjinore “#barazIM”.
Forumi Ndërkombëtar për Barazinë Gjinore 2022 “#barazIM” synoi të rrisë barazinë gjinore në vendimmarrje në Shqipëri dhe organizohet pas Konferencës së nivelit të lartë “Përforcimi i demokracisë përmes barazisë gjinore” në 2013, “Forumi Kombëtar për Barazinë Gjinore” në 2017 dhe “Forumi Rajonal për Barazi Gjinore” në 2019, i zbatuar nga Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” në vitet e mëparshme dhe i mbështetur nga NED.
Forumi Ndërkombëtar për Barazinë Gjinore 2022 “#barazIM” kishte për qëllim të ishte një burim frymëzimi dhe mbështetjeje që lidh dhe fuqizon gratë dhe burrat, së bashku, për të kapërcyer hendekun gjinor në Shqipëri duke i kushtuar vëmendje të veçantë mundësive të barabarta, pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grave dhe burrat në vendimmarrje. Aktiviteti u hap me fjalën përshëndetëse të ZnjErmonela Felaj – Nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë dhe priti personalitete të shquara kombëtare dhe ndërkombëtare: Znj. Mischere Kawas – Drejtoreshë Vendore e USAID, Znj. Monica Merino – Përfaqësuese e Përhershme e UNDP, Z. Emanuel Salinas – Menaxher i Bankës Botërore, Znj. Ana Kovacevic – Drejtoreshë e Përhershme e NDI Albania, Znj. Sihana Nebiu – OSCE Albania, Shef i Departamentit të Demokratizimit, Z. John C. Richmond – fr. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara për Monitorimin dhe Luftimin e Trafikimit, Z. Wade Channell – Këshilltar i Lartë për Fuqizimin Ekonomik & Barazinë Gjinore USAID 2006 – 2011 si dhe deputetë e vendimmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni duke veçuar dhe pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë për barazinë gjinore.
Ky takim, nëpërmjet diskutimeve të çështjeve me rëndësi, diskutimeve në panel dhe tryezave interaktive, bëri së bashku zërat dhe eksperiencën e një game të larmishme të ekspertëve nga sektori i biznesit, medias, politikës dhe shoqërisë, në nivel ndërkombëtar dhe lokal, duke frymëzuar veprime konkrete në disa shtylla kyçe si: qeverisja e mirë dhe gratë në udhëheqje; financat dhe ekuilibri gjinor në politikë; roli i medias për të arritur barazinë gjinore; fuqizimi ekonomik dhe aktivizmi rinor si katalizator të ndryshimit.
Në kuadër të nisme janë përfshirë 120 këshilltare Bashkiake në Bashkitë e Qarkut Dibër, Vlorë, Gjirokastër, Elbasan, Lezhë dhe Fier dhe 120 të rinj nga Bashkitë e Qarkut Dibër, Vlorë, Gjirokastër, Elbasan, Lezhë & Fier. Për rritjen e kapaciteteve janë organizuar 30 trajnime me Akademinë e Këshilltareve Bashkiake dhe 24 trajnime me Akademinë e Lidershipit për të Rinjtë në Vendimmarrje. Në total janë zhvilluar 6 programe mentorimi me 18 ekspertë në politikë dhe qeverisje vendore të cilët kanë ofruar njohuri dhe praktikat më të mira të eksperiencave mbi rolet, përgjegjësitë dhe modelet e partneritetit. Klubi i Lidershipit Rinor #YOUlead angazhoi 600 pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria dhe përfshirja dixhitale dhe online përfshiu krijimin e 150 profile kandidatësh dhe Raportin e Monitorimit të Medias për zgjedhjet parlamentare 2021. Aplikacioni #aktivizIM nëpërmjet sfidave sociale shërbeu si një formë shumë innovative për të nxitur angazhimin qytetar.
Për më shumë informacon klikoni linkun ne Facebook:
Instagram: