+355 67 67 677 pgj@plat.org
Në vijim të hapave të hedhur nga Akademia e Lidershipit për Këshilltaret Bashkiake për të nxitur bashkëpunimin ndër-institucional dhe ndër-sektorial midis grave këshilltare bashkiake dhe grave deputete, u organizua një takim i përbashkët për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të vendosur ura bashkëpunimi mes tyre.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi hapat konkrete për Platformën e Bashkëpunimit të Grave në Lidership. Krijimi i kësaj platforme bashkëpunimi është një mbështetje për fuqizimin e pozitave të grave vendimmarrëse në Këshillat Bashkiake si dhe realizimin e qëllimit për të qënë sa më pranë nevojave të komunitetit. Nëpërmjet kësaj platforme bashkëpunimi, gratë vendimmarrëse në nivel vendor dhe qëndror, kanë mundësinë të hartojnë pika të përbashkëta veprimi për të mbështetur punën që gratë këshilltare ndërmarrin për të përmirësuar mirëqenien e komunitetit të tyre, si dhe mbështetjen e punës që gratë dhe vajzat në Parlament dhe në institucionet e tjera qëndrore.