+355 67 67 677 pgj@plat.org
Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social në Shqipëri – Teambuilding Seminar
Teambuilding Seminar u organizua në kudër të “Ditës së Solidaritetit dhe Aktivizmit Social në Shqipëri” me të rinj nga Tirana, Korça, Fieri, Vlora, Durrësi dhe Elbasani.
Ky Seminar shërbeu si një urë e fortë komunikimi, planifikimi dhe organizmimi mes qarqeve ku do të implementohet Dita e Solidritetit dhe Aktivizmit Social në Shqipëri.
Të rinjtë diskutuan mbi organizimin e Ditës së Solidaritetit në qarqet e tyre ku ndanë edhe sygjerime e ide praktike nga njëri tjetri mbi mënyrën e organizimit.
Dita e Solidaritetit do të ndodhë shumë shpejt në qytetin tënd, bashkohu edhe ti 
“Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social” është një nismë europiane që ka në fokus aktivizmin rinor. Kjo nismë është implementuar për herë të parë në Shqipëri që nga viti 2020 duke u kthyer kështu në një traditë të përvitshme në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë Shkodër dhe Korçë. Koncepti i “Ditës së Solidaritetit dhe
Aktivizmit Social” është që të rinjtë zhvillojnë një praktikë punë pranë një Kompanie/ Agjencie/ Institucioni apo Organizate 1 ditë në vit dhe kontributi i ngritur shkon për nisma rinore që hartohen, votohen dhe implementohen nga të rinjtë.