+355 67 67 677 pgj@plat.org
Në kuadër të nismës “Fuqizojmë Gratë dhe Vajzat kundër Seksizmit në Media”, Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” me mbështetjen e Bashkimit Europian ka përgatitur një raport mbi monitorimin seksizmit ne median shqiptare, me synimin per te evidentuar rastet e seksizmit, për të promovuar dhe nxitur raportimin e ndjeshëm gjinor, si dhe barazinë gjinore në media.
Për të prezantuar gjetjet e këtij studimi dhe për t’i diskutuar ato me të rinjtë, së bashku me Albanian Woman in Audiovisual (AWA) u organizua një takim në shkollen e mesme ” Zhani Ciko” në Patos për të folur më të rinjtë mbi gjetjet e këtij monitorimit të medias, rreth permbajtjeve seksiste ne media dhe si mund t’i identifikojme e parandalojme ato, me Gazetaren Esmeralda Keta.