+355 67 67 677 pgj@plat.org

“Çështjet Gjinore në Media!”

Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, në kuadër të iniciativës #WomenSpeakUp realizoi nismën “Çështjet Gjinore në Media”.

Në konferencën përmbyllëse u certifikuan të rinjtë pjesëmarrës nga “Akademia e Gazetarëve të rinj” nga Universiteti i Tiranes, Elbasanit dhe Shkodres.

U prezantua gjithashtu baza e të dhenave e grave eksperte në media si dhe të dhënat rreth pjesëmarrjes së grave dhe burrave në media, sipas monitorimit të kryer gjatë periudhës Mars 2021 – Qershor 2021. Në monitorim u përfshinë 12 stacione televizive, 6 gazeta dhe 4 media online. Në total u monitoruan 9780 materiale mediatike (emisione, lajme, gazeta dhe portale online) dhe rreth 54.508 minuta televizive ose 908.4 orë.

#USEmbassy #BaraziNeVendimmarrje #EDM #AkademiaeMediasperGazetareteRinj #media4equality #M4E #GazetareteRinj #GazetaridheKomunikim @usembassytirana