+355 67 67 677 pgj@plat.org

IMG_6441Në kuadër të iniciativës sonë “Fuqizojmë të Rinjtë, Parandalojmë Dhunën!” u organizua trajnimi rreth promovimit të marrëdhënieve të shëndetshme midis nxënësve, mësuesve dhe prindërve në mjediset shkollore. Gjatë trajnimit, psikologet e shkollave 9 – vjecare dhe shkollave te Mesme: “Avni Rustemi”, “Aleks Buda”, “Qemal Stafa”, “Siri Kodra”, “Lasgush Poradeci”, “Androkli Kostallari”, “Andon Zako Cajupi”, “Ali Demi”, “1 Qershori” në Tiranë diskutuan për faktorët që ndikojnë në krijimin e marrëdhënieve jo të shëndetshme në mjediset shkollore, teknikat për të përmirësuar komunikimin midis mësuesve dhe nxënësve e prinderve dhe adresimin dhe referimin e raste të dhunës në familje dhe me bazë gjinore.

 

Për më shumë informacion klikoni faqen tonë në Facebook dhe Website:

https://www.facebook.com/parandalojmedhunen/

http://fuqizimirinor.com/sq/shtepia/