+355 67 67 677 pgj@plat.org

Mbi 3000 mijë gra shqiptare kanë denoncuar dhunën në familje në 9 muajt e vitit 2016.

Ministri, Blendi Klosi, i bëri të ditura shifrat në forumin për barazi gjinore dhe kundër dhunës ndaj grave, ku kërkoi më shumë bashkëpunim ndaj fenomenit.
Blendi Klosi: Nga 1 janari deri në 30 shtator janë të evidentuara plot 3100 raste. A është rritur dhuna në familje në vetëm një vit? Unë mendoj se nuk është rritur, por ama është rritur forca, guximi, dëshira, edhe ndërgjegjësimi.

Në botë, një në tre gra është dhunar ose abuzuar. Ambasasdori amerikan në Tiranë, Donald Lu, iu referua kësaj të dhëne për të inkurajuar përfshirjen aktive të burrave kundër dhunës në familje. Donald Lu: Pa arsimin dhe përfshirjen aktive e burrave dhe djemve kurrë nuk do të përparojmë në këtë çast.Shqipëria ka zërat e saj kurajoz.

Majlinda, është një prej zërave që Ambasadori amerikan e cilëson kurajoz, ndaj guximi i saj në betejën për dinjitet e drejtësi, përballë një ish-burri abuzues me fuqi ekonomike, e ngriti në këmbë.

Në forumin e hapur u prezantua çelja e fushatës: “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”.

Link: www.oranews.tv/vendi/lu-shqiperia-ka-zera-kurajoze-qe-flasin-kunder-dhunes-ndaj-gruas/