+355 67 67 677 pgj@plat.org

Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje në vijim të ngjarjeve të rënda në qytetin e Vlorës të filmuara nga kalimtarët dhe të shpërndara në Rrjetet sociale, ku një grua dhe fëmijët e saj dhunohen barbarisht nga ish-bashkëshorti i gruas dhe babai i fëmijëve, u bën thirrje institucioneve kompetente të marrin masa të menjëhershmë për zgjidhjen e këtij konflikti dhe mëbshtetjen reale të kësaj gruaje dhe fëmijëve të saj! Ky rast ashtu si shumë të tjerë në Shqipëri, vë në rrezik çdo ditë jetën e nënës dhe fëmijëve të saj!

U bëjmë thirrje institucioneve kompetente

  • Të marrin masa për dënim maksimal për krimin e dhunës ndaj gruas dhe të miturve.
  • Të hetojnë arsyet për të cilat dhunuesi është denoncuar disa herë në polici dhe sapo është arrestuar ka dalë sërish, si dhe të marrin masa për punonjësit që e kanë lejuar këtë gjë duke vënë në rrëzik jetën e gruas dhe të fëmijëve.

U bëjmë thirrje isnitucioneve vendore e qëndrore të marrin masa serioze për të mbështetur këtë familje dhe të gjitha vjazat dhe gratë që ndodhen në këto kushte. Një familje nuk mund të jetojë me 4.500 në muaj, ndaj duhet të rishikohet menjëherë me një procedurë serioze, mbështetja që i jepet grave, vajzave dhe fëmijëve të cilët janë viktima të dhunës në familje.

U kujtojmë institucioneve kompetente, se vetëm para një muaji, një grua në Tiranë, me 3 urdhra mbrojtje u vra nga bashkëshorti i saj duke lënë 2 fëmijë jetimë! U kujtojmë institucioneve kompetente se dhjetëra raste të tilla kanë ndodhur nëpër Shqipëri, për shkak se mbështetja ndaj vajzave dhe grave, si edhe ndaj fëmijëve viktima të dhunës në familje, nuk është në nivelin e duhur. Duhen marrë masa urgjente dhe serioze që këto raste të mos ndodhin më!

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të reagojnë në raste të tilla dhe të ngrenë zërin në mbrojtje të këtyrë njerëzve të pambrojtur!

Gratë dhe fëmijët kanë të drejtën e plotë të jetojnë pa dhunë dhe në liri dhe të gjithë bashkë duhet ta bëjmë realitet këtë te drejtë!

Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje, si një Rrjet grash në vendimmarrje nga të gjitha partitë politike, media dhe shoqëria civile, u bën thirrje të gjithë vendimmarrësve, e vecanërisht grave vendimmarrëse ne nivel vendor e qëndror, të bashkëpunojnë për të forcuar sanksionet e dhunës në familje dhe për të rritur nivelin e mbështetjes reale të parashikuar me ligj, për gratë, vajzat dhe fëmijët viktima të dhunës në familje!

Deklarate: Deklarate EDM 07.06.2016