+355 67 67 677 pgj@plat.org
Ne kuader te festave te marsit, Rrjeti i Grave Barazi ne Vendimmarrje organizoi ne Tirane nje event tre ditor kushtuar teresisht grave dhe vajzave shqiptare:
Panairi “Gjithcka per Gruan”  ne datat 7-9 mars prane Salles Kryesore te Muzeut Kombetar, i konceptuar si një angazhim i te gjithe aktoreve, si nga biznesi, si nga shoqeria civile, si nga media dhe nga vete grate, për të kontribuar në një mënyrë originale në promovimin e figures se gruas ne Shqiperi.
Gjate zhvillimit te panairit ne te cilin kishin stendat e tyre te hapura kompanite dhe organizatat, u zhvilluan edhe workshope dhe forume diskutimi ne lidhje me ceshtje me interes te vecante per gruan dhe shoqerine. Paneliste te nderuar, eksperte te fushave te ndryshme, do te referuan mbi tema te ndryshme dhe diskutuan me pjesemarresit ne lidhje sfidat dhe hapat e nevojshem per te forcuar poziten e gruas shqiptare, duke filluar qe nga familja, te karriera, tek pozicioni i saj ne shoqeri, etj.

Forum Diskutimi I: Viktimat e Dhunes ne Familje: Rrjeti i Reagimit te Koordinuar te Dhunes

Gjate ketji workshopi u diskutua me paneliste dhe pjesemarres, mbi aktivizmin dhe koordinimin e te gjithe institutucioneve qeveritare dhe joqeveritare ne mbeshtetje te viktimave te dhunes ne familje. Gjithashtu hapat qe duhet te ndjeke nje viktime dhunes ne familje per te kerkuar ndihme, rolin dhe pergjegjesite e secilit prej aktoreve te RrKDh.

Forum Diskutimi II: Gruaja ne Media: stereotipet gjinore dhe sfidat per barazi.

Paneliste gazetare me eksperience ne fusha te ndryshme te medias diskutuan mbi pozicionin dhe aksesin e gruas ne median shqiptare, ne rolin e saj ne media dhe ne lidhje me rendesine e ndergjegjesimit te medias per raportim te drejte gjinor.

Forum DiskutimiIII: Investo tek Familja – Lufto Dhunen me Baze Gjinore 

 

Me paneliste përfaqësuese të shoqërisë civile dhe të rinj pjesëmarrës, ne këtë workshop u diskutua mbi iniciativen e ndermarre nga pjesa me e madhe e shoqatave te grave ne Shqiperi, per te nisur luften kunder dhunes me baza gjinore nga forcimi i familjes dhe nga perfshirja e djemve dhe burrave si ingranazhe kryesore te ndryshimit dhe permiresimit te situatës.

Forum Diskutimi IV: Gruaja sipermarrëse, gruaja lider!

Në këtë workshop figura e gruas u diskutua në një spektër tërësisht të orientuar drejt modeleve të suksesit ne biznes. Gra te cilat ia kane dale te jene biznesmene te suksesshme, lidere te sukseshme nepermjet sipermarrjes do të jenë paneliste dhe do të diskutojnë mbi eksperiencat dhe sfidat e tyre personale, iniciativat e qeverise dhe institucioneve per te mbeshtetur grate sipermarrese, per te mbeshtetur punesimin e gruas, iniciativat e shoqerise civile, organizmave nderkombetare, etj.

 

Forum Diskutimi V: Nje grua model!

Panelistet dhe pjesëmarresit ndanë eskperienca dhe ide në lidhje me sfidat e suksesit dhe rritjen e barazisë gjinore, si dhe me modelet e duhura të suksesit në cdo fushë, duke filluar që nga familja e deri te karriera.

Nepermjet kesaj iniciative te mbeshtetur nga USAID dhe Assist Impact, synuam ngreme zerin e gruas ne 360 grade! Sepse grate guxojne, sepse grate e meritojne!

 

ftesa_jashte