+355 67 67 677 pgj@plat.org

Një ditë pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga ana e 7 ministrave të kabinetit “Rama”, Komisioni qëndror i zgjedhjeve është mbledhur sot për të kryer zëvendësimet, mbështetur në listat shumëemërore të dorëzuara pranë këtij institucioni përpara zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. Deputetja më e re do të jetë Klejdi Mehmetaj, vetëm 21 vjeçe, e cila vendos rekord për moshën e përfaqësimit historik të parlamentarëve në Kuvend

Një ditë pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga ana e 7 ministrave të kabinetit “Rama”, Komisioni qëndror i zgjedhjeve është mbledhur sot për të kryer zëvendësimet, mbështetur në listat shumëemërore të dorëzuara pranë këtij institucioni përpara zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. Pas një sërë diskutimesh kryesisht në natyrës proceduriale mes anëtarëve të KQZ, ky komision pasi ka miratuar projektvendimet për dorëzimin e mandatit të deputetit nga ministrat Ilirjan Celibashi, Eglantina Gjermeni, Milena Harito, Klajda Gjosha, Erion Veliaj, Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço, KQZ zgjedhi emrat e tjerë zëvendësues.

KQZ vendosi që mandatin e Erjon Veliaj ta marrë Vladimir Kosta, mandatin e deputetit Ilirian Celibashi ta merrë Anduel Xhindi, të Milena Haritos ta marrë Enkelejda Shkreli Shamku, të Eglantina Gjermenit ta marrë Adelina Rista. Katër emrat e rinj janë deputetë të listës shumëemërore të PS. Ndërsa nga lista shumëemërore e LSI mandatin e deputetit Edmond Haxhinasto e merr Miranda Rira, të Klajda Gjoshës, e merr Kejdi Mehmetaj dhe të Nasip Naços e marr Selfo Kapllani.

Vlen të theksohet se deputetja Kejdi Mehmetaj shënon një prej rasteve të rralla në historinë e parlamentit shqiptar sa i përket moshës së re të përfaqësimit në Kuvend. Ajo është vetëm 21 vjec dhe u zgjodh në bazë të listës shumëemërore dhe të kriterit të përfaqësimit të gjinisë femërore në parlament. Shtatë ministrat e kabinetit “Rama, përkatësisht katër ministra të Partisë Socialiste dhe tre të Lëvizjes Socialiste për Integrim depozituan dje pranë Kuvendit kërkesën për lënien vullnetare të mandatit të deputetit.

Lënia e mandatit të deputetit, sipas ministrit Ilirjan Celibashi është përmbushja e një zotimi politik për shmangien e funksioneve të dyfishta dhe në këtë mënyrë ministrat përqëndrohen në rolet e tyre ekzekutive. Procesi i lënies së mandatit të deputetit edhe nga ministrat e tjerë të kabinetit “Rama”, pritet të vijojnë në janar.