+355 67 67 677 pgj@plat.org

Shoqëria civile zhvilloi konferencën “Shqipëria civile dhe Demokracia në Shqipëri”, me fokus; Reforma zgjedhore e plotë dhe gjithëpërfshirëse, domosdoshmëri për një sistem zgedhor me përfaqesues të drejtë dhe të qendrushem”. I pranishëm në këtë konferencë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi se zgjedhjet e fundit ishin një arritje pozitive, por reforma zgjedhore është e domosdoshme. Ai i beri apel politikës për konsensus sa më të gjerë, efektiv dhe sa më të shpejtë midis mazhorancës dhe opozitës .
Kryetari I Kuvendit i theksoi se reforma zgjedhore është e domozdoshme dhe konsensusi politik ti paraprijë dhe të jetë në përputhje edhe në mundësinë për të bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor. “Nuk është faji i sistemit të zgjedhjeve sepse çdo sistem është bazuar në një model europian, por faji është i mungesës së vullnetit politik për të mbajtur qëndrime parimore dhe të dyfishta. Unë besoj se edhe klasa politike do të ngrihet në nivelin që treguan qytetarët shqiptarë në zgjedhjet e 23 qershorit”.
Meta apeloi për një konsensus sa më të gjerë, efektiv dhe sa më të shpejtë midis mazhorancës dhe opozitës lidhur me reformën administrative dhe territoriale. Sipas tij, ka ardhur koha për një reformë të tillë pasi ne jemi një vend modest me 400 bashki dhe komuna që do të thotë një humbje e paarsyeshme e shumë resurseve financiare dhe një mosmenaxhim si duhet i burimeve financiare. I pranishem ne kete conference, Ambasadori Ettore Sequi deklaroi se zgjedhjet janë kriter kryesor për integrimin e Shqipërisë në BE. “Reformat e rëna dakord janë një prioritet. Njerëzit mendojnë për të ndryshuar vetëm kur përballen me nevojën. Këtë duhet ta shmangim për procesin zgjedhor. Duhen marë parasysh rekomandimet e ODIHR.
Zgjedhjet janë një nga kriteret kryesore për integrimin Shqipërisë”,- deklaroi Sequi.
Ai u shpreh se BE mbështet Shqipërinë në procesin zgjedhor. “Jemi të angazhuar të mështesim Shqipërinë në procesin zgjedhor. Është mjaft e rëndësishme të nxisim përfshirjen e shoqërisë civile në procesin zgjedhor. kontributi i vëzhguesve zgjedhorë, monitorimi dhe mbikëqyrja e zgjedhjeve janë shumë të rëndësishme.
Ambasadori i OSBE-së, Florian Rauning deklaroi se sfidë mbetet që reforma zgjedhore të zbatohet nga të gjithë aktorët. Ai kërkoi përmirësim të administrimit të zgjedhjeve, përmbushje të detyrimit ligjor për plotësimin e vendeve bosh në KQZ-sipas ligjit, reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe zbatim të kodit zgjedhor në mënyrë të paanshme nga partitë.
“Është shumë e rëndësishme që ndonjë ndryshim i mundshëm i kodit zgjedhor të miratohet në mesin e vitit 2014. Ai deklaroi se Prezenca e OSBE-së mirëpret gatishmërinë e shprehur nga qeveria shqiptare për të zbatuar plotësisht rekomandimet dhe për të vijuar punën me reformat zgjedhore dhe institucionale, me qëllimin për të përgatitur sa më mirë zgjedhjet në të ardhmen.
Ai tha se partitë politike duhet, gjithashtu, të përkushtohen për të respektuar shtetin e së drejtës, në mënyrë që të garantojnë profesionalizmin e institucioneve. “Kjo pikë është veçanërisht e rëndësishme në lidhje me trajtimin e çështjes së KQZ-së, e cila vepron me numër të reduktuar anëtarësh që nga mesi i prillit të vitit 2013. Prezenca inkurajon fuqimisht Kuvendin të përmbushë detyrimin ligjor për të plotësuar vendet bosh në KQZ, sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor .
Zv.ambasadori amerikan i sygjeroi qeverisë dhe opozitës që të marë parasysh rekomandimet që i jepen lidhur me reformën zgjedhore. “ Shqipëria ka nevojë për një trup zgjedhor që të punojë ashtu siç duhet. I rëndësishëm është bashkëpunimi për zgjedhjet. I bëj thirrje shoqërisë civile që të bashkëpunojnë”,- deklaroi zv.ambasadori.
Ministri I Shtetit per Marredheniet me Parlamentin deklaroi se qeveria shqiptare ka vullnetin të punojë me shoqërinë civile dhe opozitën lidhur me reformën zgjedhore.

“Gjej rastin të konfirmoj se qeveria shqiptare ka vullnetin të punojë me shoqerinë civile për këtë çështje dhe pa dyshim edhe me opozitën shqiptare. Ky është një proces politik mjaft delikat është ligjor dhe politik ndaj është i rëndësishën të jetë proces gjithëpërfshirës”,- deklaroi Celibashi
Rekomandimet:
Zgjedhjet Parlamentare te 23-Qershorit, shenuan procesin zgjedhor me te ndjekur dhe me te vezhguar ne vend. Problematika qe shoqeroi pergatitjet dhe ecurine e procesit deri ne finalizimin e tij, shtron urgjentisht perballe te gjithe aktoreve ne vend ,vecanerisht perballe aktoreve politike nje sfide madhore,zbatimin pa ekuivok te ligjit dhe rritjen e besimit te qytetareve ne te.