+355 67 67 677 pgj@plat.org

Ne diten Nderkombetare te Dhunes ndaj Gruas ,Rrjeti i Gruas “Barazi ne Vendimmarrje” si dhe një sërë organizatash dhe rrjetesh të tjera të shoqërisë civile, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë kanë zhvilluar nje marshim paqesor për dhunën ndaj grave në Shqipëri.
Nëpërmjet këtij Marshimi të organizuar në kuadër të 16 ditëve kundër dhunës ndaj gruas,gra dhe vajza kane kerkuar forcimin e masave për të luftuar dhunën ndaj grave dhe sensibilizimin e publikut të gjerë, burrave dhe djemve, për këtë plagë të shoqërisë sonë që po merr jetë çdo ditë.
Sipas statistikave rreth 2800 gra dhe vajza gjate vitit 2013 kane kerkuar urdher mbrojtje ne Gjykate dhe 25 femra kane humbur jeten si pasoje e dhunes nga partneri.
“Ligjet nuk zbatohen, nuk ka ndëshkim të personave që dhunojnë, megjithëse me masat që janë marrë me Kodin Penal në vitin 2012, sanksionohen personat të cilët janë dhunues më fuqishëm nga ligji. Numri real i rasteve të dhunës është shumë më i lartë se sa rastet që kanë denoncuar dhunën”, thotë Ines Leskaj, nga rrjeti i fuqizimit të gruas.
“Deri në 9-mujorin e parë te 2013 janë rreth 2600 raste të evidentuara nga Policia, per dhunë në marrëdhëniet familjare, ndërkohë që raste me viktima jane rreth 23”, thotë Etleva Sheshi, punonjëse e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.
Nderkohe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha se burrëria nuk tregohet me dhunëpor me argumenta.
“Sot hapim një fushatë e cila do të zgjasë 16 ditë dhe do të përfshijë të gjithë qeverinë shqiptare dhe shumë organizata të shoqërisë civile. Sot për herë të parë nuk do të bëjmë një fushatë për të sensibilizuar viktimat, dhe për të thënë vetëm që dhuna është e keqe, por për të ftuar të gjithë të marrin pjesë aktive në fushatë. Kjo është mundësi që unë si burrë, si djalë, si mashkull, si vëlla, si partner, bëj një thirrje të gjithë meshkujve të Shqipërisë, se nuk ka asnjë shenjë burrërrie në dhunën ndaj kujtdo, sidomos ndaj nënave, motrave, partnereve, vajzave që rrethojnë jetën tonë. Ai që është burrë, nuk ushtron dhunë, përkundrazi i zgjidh gjërat me argumente”, tha Veliaj.
Ne mbare boten organizohen fushata sensibilizuese per ti thene ‘stop’ dhunes ndaj grave.
Fushata e 16 Diteve te Aktivizimit kunder dhunes ndaj Grave ,eshte nje tradite qe nisi ne vitin 1991 nga Instituti I pare I Lidershipit Global te Grave. Ajo fillon ne 25 Nentor ne Diten Nderkombetare Kunder Dhunes ndaj Grave dhe vazhdon deri ne 10 Dhjetor qe eshte edhe dita Nderkombetare e te Drejtave te Njeriut duke lidhur simbolikisht keto dy dite ne perforcim te mesazhit se dhuna ndaj grave eshte shkelje e te drejtave te njeriut.