+355 67 67 677 pgj@plat.org

Raporti 2013 mbi Hendekun Gjinor Global shenon hendekun gjinor kombetar ne 136 vende bazuar ne kritere ekonomike, politike, edukues dhe shendetesor. Indeksi i hendekut gjinor u zhvillua ne vitin 2006, pjeserisht per te adresuar nevojat per masa te qendrueshme dhe te kuptueshme te barazise gjinore, si dhe per te vleresuar progresin ne kohe te vendeve rreth kesaj ceshtje. Indeksi shenjon rolet modele potenciale duke treguar vendet te cilat – brenda rajonit te tyre ose grupit me te njejtat te ardhura – jane lidere ne shperndarjen e burimeve ne menyre te barabarte ndermjet burrave dhe grave, pavaresisht nivelit te pergjithshem te burimeve te disponueshme.

Raporti 2013 mbi Hendekun Gjinor Global thekson hendekun gjinor ne rajone te ndryshme. Bazuar ne te dhenat tete vjecare mbi 110 vende qe kane qene pjese e raportit qe nga fillimi i tij, zbulon se pjesa me e madhe e vendeve kane bere nje progres te ngadalte per zbehjen e hendekut gjinor.

Gjetjet e ketij viti tregojne se Islanda vazhdon te jete ne krye te klasifikimit te pergjithshemper vitin e peste rradhazi. Finlanda renditet ne vendin e dyte dhe Norvegjia mban vendin e trete. Suedia mbetet ne vendin e katert. Vendet e Europes Veriore kryesojne 10 vendet e para me Irlanden ne vendin e gjashte, Danimarken (8), dhe Zvicren (9). Zelanda e Re (7), Filipinet (5) dhe Nikaragua (10).

Indeksi vazhdon te gjurmoje lidhjen e forte ndermjet hendekut gjinor dhe konkurences kombetare. Duke qene se grate perbejne gjysem e potencialit dhe talentit te nje vendi, konkurenca e nje vendi ne terma afatgjate, varet ne menyre te dukshme mbi menyren se sin je vend i edukon dhe e perdor potencialin e grave.