+355 67 67 677 pgj@plat.org

Në vijim të takimit të një dite më parë me gratë deputete të Kuvendit të Shqipërisë, i organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë, në ambientet e sallës së Seancave Plenare, sot u bë konstituimi i grupimit të grave parlamentare “Aleanca e Grave Deputete”. Gratë deputete të PS, PD dhe LSI zgjodhën unanimisht zonjën Mesila Doda kryetare të këtij grupimi parlamentar.
Këtë takim e përshëndeti edhe Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, si dhe përfaqësues të OSBE-së në Shqipëri, të cilët e mbështetën këtë nismë shumë pozitive të një strukture, e cila nuk ka qenë aktive gjatë këtyre viteve.
“Unë ju uroj suksese në këtë iniciativë dhe ju siguroj një mbështetjen maksimale të Kuvendit të Shqipërisë dhe administratës së saj për funksionimin e punës së kësaj aleance,” u shpreh z. Meta.
Më tej, pjesëmarrëset e “Aleancës së Grave Deputete” theksuan se ato do të luajnë një rol të rëndësishëm dhe aktiv, përtej dallimeve politike, për çështjet që kanë të bëjnë për mbrojtjen e të drejtave të grave, në rritjen dhe respektimin e rolit të gruas në Parlament, respektimin e kuotës gjinore në listën e kandidateve, në iniciativa të përbashkëta gjinore, ligjore, që përmirësojnë cilësinë e jetës së grave dhe vajzave në vendin tonë.
Shumë shpejt grupi do të formalizojë një rregullore të brendshme dhe një kod etike.
Grupimi Parlamentar i Grave në Kuvendin e Shqipërisë u themelua në vitin 1995 dhe funksionoi deri në