+355 67 67 677 pgj@plat.org

“Policia e Shtetit ka ndermarre hapa konkrete per promovimin dhe realizimin praktik te vlerave te diversitetit dhe barazise gjinore” . Keshtu ka deklaruar Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj gjate nje seminari te organizuar nga prezenca e OSBE-se ne shqiperi me teme “ Diversiteti,barazia dhe gjitheperfshirja”.

 
Ne vitin 2007,ndryshoi sistemi arsimor ne polici,kishte vetem 6.5% femra me grada policore dhe civile ndersa sot kemi 11 % te perfaqesimit te femrave ne polici ku 6% jane punonjese me grada policore dhe 5 % punonjese civile. Ne kete proces,per te rritur numrin e pjesemarrjes se femres ne polici,eshte permiresuar kuadri ligjor dhe nenligjor duke percaktuar se gjinia me pak e perfaqesuar qe eshte femra duhet te perfaqesohen gjate procesit te rekrutimit ne te njejtin numer me meshkujt ,pra 50 % me 50%. Sipas kreut te polcise se shtetit,per diskriminimin ndaj barazise gjinore jane marre nje sere masash.
Si rezultat i këtyre ndryshimeve në kursin e fundit të punonjësve të rinj të policisë, që u mbyll në shtator të vitit 2012, nga 198 studente 95 nga të diplomuarit ishin studente femra.

 
Gjatë këtij viti në Policinë e Shtetit është iniciuar një projekt studimor Procesi i Vetëvlerësimit Gjinor, zhvillimi i këtij projekti bazohet në një udhëzues të ofruar nga DCAF për Policinë e Shtetit, me qëllim realizimin e kryerjes së një vlerësimi gjinor të organizatës, me objektiv arritjen e barazisë gjinore.