+355 67 67 677 pgj@plat.org

Kancelarja Angela Merkel shënoi shenoi sot fitoren e zgjedhjeve legjislative , ku partia e saj konservatore CDU mundi të mblidhte më shumë se 42 për qind të votave.

 
Sipas Exit poll-eve , aleati liberal i partisë CDU, partia FDP nuk mundi të siguronte 5 për qind të votave të nevojshme për përfaqësimin në parlamentin gjerman Bundestag .Kancelarja Angela Merkel përshëndeti sot rezultatin e shkëlqyer të partisë së saj Unionit Kristian-demokrat CDU në zgjedhjet legjislative gjermane duke premtuar katër vjet suksesi.

 
“Së bashku do të bëjmë gjithçka që është e mundur në mënyrë që katër vitet e ardhshme të jenë vite suksesi për Gjermaninë”, deklaroi kancelarja Merkel, partia konservatore e së cilës fitoi mazhorancën absolute në parlament.

 
Nje dite me pare Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e koalicionit të qendrës së majtë, u bëri thirrje votuesve ta mbështesin atë.
“I kërkoj popullit të Gjermanisë të më japë një mandat të fortë që të vazhdoj t’i shërbej Gjermanisë për një periudhë tjetër katër vjeçare, për një Gjermani më të fortë, për një vend që respektohet shumë në Evropë, që mbron interesat e tij dhe gjithashtu është mik me shumë vende”.

 
Klaus Larres, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Karolinës së Veriut, thotë se zonja Merkel mund të kërkojnë partneritet me social demokratët që udhëhiqen nga rivali i saj i tanishëm.

 
Kancelarja Merkel formoi një koalicion të madh me social demokratët në fillim të mandatit të saj të parë në vitin 2005.