+355 67 67 677 pgj@plat.org

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka prezantuar sot drejtoreshën e re të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. Ogerta Manastriliu është komanduar në detyrën e drejtueses së QSUT-së, një post i mbajtur deri tani nga Z. Helidon Bushati.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, ministri Beqja rikonfirmoi gatishmërinë e qeverisë për të dhënë mbështetjen maksimale ndaj mjekëve.