+355 67 67 677 pgj@plat.org

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka nenshkruar sot me Ambasadorin e SHBA ne Tirane, Aleksander Arvizu marreveshjen per arsimimin dhe kualifikimin e ushtarakeve te FA ne SHBA.Ne ceremonine e rastit ambasadori Arvizu gjate fjales se tij theksoi se kjo eshte mundesi unike ,pasi vihet ne zbatim per here te pare.
Ne kete takim drejtues te FA-se propozuan reformimin, rritjen e profesionalizmit te forcave te armatosura dhe permiresimin e numrit te rekrutimeve.
Firma e Ministres Kodheli do e lejoje garden e New Jersyt dhe FA shqiptare te realizojne programin pilot. Ky kurs do te jete i pari i ketij lloji per shkollat ushtarake. “Kjo është dita ime e tretë në këtë detyrë dhe jam e nderuar për marrëveshjen si dhe forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë. Në ndajmë të njëjten pikëpamje që edukimi ushtarak është shumë i rëndësishëm për forcat e armatosura deklaroi Znj. Kodheli.