+355 67 67 677 pgj@plat.org

Kur Ilirjana Gafurri, një aktiviste nga një parti politike në Pejë, Kosovë, fitoi një vend në këshillin e saj lokal gjashtë vjet më parë, ajo u bë një advokuese për çështje të tilla si kujdes shëndetësor më të mirë dhe barazi të grave në komunitetin e saj. Gafurri duhej të luftonte që zëri i saj të dëgjohej në një mjedis kryesisht mashkullor, ku gratë janë perceptuar shpesh herë si pasive ose si jo të kualifikuara.

Për të përmirësuar aftësitë e saj politike dhe për tu parapregatitur për rizgjedhje, Gafurri vendosi të marrë pjesë në “Java Kosovare e Grave” (WoW), prej 25-29 Mars, ku ajo u bashkua me më shumë se 100 gra nga biznesi, partitë politike, parlamenti, qeveria lokale, mediat dhe shoqëria civile në kryeqytetin e Prishtinës për të diskutuar në lidhje me karrierën politike të grave për mënyrën si janë të organizuara partitë politike për vendimin për të kandiduar në poste politike dhe drejtimin e suksesshëm të fushatave.

Edhe pse Kosova është udhëhequr nga një presidente femër, gratë vazhdojnë të përballen me disavantazhe ekonomike, politike dhe sociale. Në politikë, përfaqësimi i tyre shihet më shumë si një kërkesë për partitë politike sesa një përfitim. Kjo shpesh i dekurajon gratë nga kandidimi për postet politike. NDI organizoi “Java Kosovare e Grave” WoW për herë të parë vitin e kaluar për të adresuar këtë problem. Qëllimi atëherë ishte për të krijuar një rrjet për gratë udhëheqëse dhe për ti ndihmuar ato të fitonin aftësi për ta çuar më tej karrierën e tyre. WoW e këtij viti, u përqendrua mbi zgjedhjet, me një theks mbi zgjedhjet lokale, të cilat janë të planifikuara në vjeshtë.

Gjatë WoW, Gafurri mori pjesë në një panel diskutimesh me ekspertë vendor, rajonal dhe ndërkombëtar si dhe në seancat për diskutim rreth përgatitjes për fjalime publike, si të përçohet mesazhi, zhvillimin e politikave si dhe të bëhen të vlefshme për partitë e tyre politike edhe për tema të tjera.

Gafurri, e cila u intervistua nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), tha se WoW i dha besimin për të rikandiduar në zgjedhjet në vjeshtë dhe të fillojë punën për fushatën e saj për kryetare të komunës së Pejës për katër vjet.
Gratë nga rajone të ndryshme, etni dhe mosha të ndryshme nga i gjithë vendi morën pjesë në organizimin pesë-ditor, të bashkë-organizuar nga pjesëmarrës të vitit të kaluar, duke përfshirë mësues, avokatët, anëtarë të partive politike,
gazetarë, akademikë dhe përfaqësues nga OJQ-të me mbështetjen e grupit drejtues të “Asamblesë të Grave Kosovare”.

“Fuqizimi i grave nuk është një fuqizim personal”, tha Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në hapjen e konferencës. “Është se si ju e fuqizoni vendin tuaj”.

WoW synon të inkurajojë gratë të bëhen udhëheqëse e jo vetëm në politikë por edhe në jetën e tyre të përditshme në mesin e familjes dhe miqve të tyre, tha Teuta Sahatqija, Kryetare e grupit parlamentar të grave.
Folësit përfshinin Presidenten Jahjaga, zëvendëskryeministren Mimoza Kusari Lila, Jakup Krasniqin Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Tracey Ann Jacobson ambasadorja e SHBA në Kosovë, Jan Braathu ambasadori norvegjez në Kosovë, anëtarë të parlamentit, mediave dhe shoqërisë civile, ministrant gra dhe përfaqësues nga Agjencia e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) .

Shumë gra thonë se janë ndjerë më të inkurajuara për të kandiduar në poste politike dhe pjesëmarrëse nga organizimi i vitit të parë të WoW kanë vënë në zbatim ato çfarë kanë mësuar për iniciativat e tyre.

Në Klinë, një grup i grave këshilltarë dhe përfaqësuese të shoqërisë civile nga partitë e ndryshme janë duke punuar së bashku për të rritur rolin e grave në politikën lokale dhe vendimmarrje.

Java e Gruas 2013 u organizua nga NDI-ja me përkrahje nga USAID.