+355 67 67 677 pgj@plat.org

Partia Socialiste e Ramës fitoi numrin më të madh të vendeve në parlament pas një fushatë me një platformë për integrimin në Bashkimin Evropian dhe me një premtim për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend.
“Është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për të mos lejuar trenin e Evropës të vazhdojë të largohet nga ne por ta kapim atë sa më shpejt të jetë e mundur “, u tha Rama, gazetarëve duke u zotuar për “reforma të mëdha “.

Pas tetë viteve të sundimit nga Partia Demokratike e kryeministrit në ikje, Sali Berisha , Shqipëria do të qeveriset nga një grup politikanësh të emëruar që janë kryesisht të rinj gjashtë prej të cilëve janë gra.

Zgjedhjet e 23 qershorit u monitoruan nga afër nga Bashkimi Evropian, i cili ka refuzuar dy herë aplikimet për anëtarësim të Shqipërisë dhe paralajmëroi se zgjedhjet do të jenë “një provë vendimtare ” për përparimin e saj të mëtejshëm drejt integrimit në bllokun 28-anëtarësh .

Tirana shpreson t’i jepet statusi i kandidatit të BE deri në fund të vitit.

Marrë nga artikulli publikuar në http://www.globalpost.com