+355 67 67 677 pgj@plat.org

Deklaratë Publike
Lidhur me Zgjedhjet e Përgjithshme të 23 qershorit

21 qershor 2013

Ne, një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile (organizata jofitimprurëse dhe individë, sipas listës në fund të deklaratës), i vlerësojmë zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit si një moment kulmor e me rëndësi unike për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Ne vlerësojmë se zgjedhjet për parlamentin e ardhshëm janë një moment unik kur çdo qytetar e qytetare me të drejtë vote ka mundësi të marrë pjesë drejtpërsëdrejti në vendimin më të madh lidhur me të ardhmen e tij, të familjes së tij, të komuniteteve, të cilave u përket, dhe të gjithë shoqërisë shqiptare.

Për këtë arsye, ne:

U bëjmë thirrje të gjithë zgjedhësve shqiptarë:
– Të marrin pjesë në votime duke përmbushur kështu një detyrë bazë të çdo qytetari në një sistem demokratik dhe duke u bërë pjesë e vendimeve të mëdha për të ardhmen e vendit, të bashkësisë ku jetojnë, e të familjes së tyre;
– Të votojnë duke zgjedhur alternativën më të mirë, sipas mendimit të tyre, për zhvillimin politik, ekonomik dhe shoqëror të vendit dhe jo duke u udhëhequr nga interesa të ngushta personale të momentit ose nën efektin e veprimeve korruptive në lidhje me votën;
– Të votojnë pa frikë, me bindjen e plotë se vota e tyre është e fshehtë dhe do të numërohet ashtu siç është hedhur;
– Të votojnë në përputhje me ligjin, që do të thotë të votojnë duke u bazuar në bindjet e tyre personale dhe të mos t’ia delegojnë në asnjë formë të drejtën e privilegjin e votës prindërve, burrit, apo dikujt tjetër;
– Të japin kontributin e tyre që zgjedhjet të zhvillohen paqësisht dhe që vota e kujtdo të respektohet.

U bëjmë thirrje drejtuesve të partive politike që garojnë në këto zgjedhje, kandidatëve për deputetë, si dhe drejtuesve të strukturave partiake në bazë, që:
– Të ngrihen në lartësinë e kërkesave të shoqërisë shqiptare për të bërë hapa përpara dhe jo prapa në konsolidimin e demokracisë në vend dhe në plotësimin e standardeve për zgjedhje të lira e të drejta;
– Të ndikojnë dhe të mbajnë përgjegjësi të plotë për të siguruar që zgjedhjet e 23 qershorit të jenë të ndershme dhe të lira, duke u ndarë qartas një herë e përgjithmonë nga zgjedhjet e kontestuara;
– Të mos përdorin asnjë formë presioni ndaj qytetarëve para dhe gjatë zgjedhjeve; dhe
– Të respektojnë vendimin e votuesve, pasi votat të jenë numëruar në një proces të qetë, të shpejtë, në përputhje të plotë me ligjin dhe pa asnjë presion nga ana e politikës.

I bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që:
– T’i përmbahet plotësisht ligjit;
– Të udhëhiqet në çdo vendim nga interesat publike dhe jo nga interesat e ngushta partiake; dhe
– Të marrë mbi supe plotësisht përgjegjësinë që i takon, për të siguruar zgjedhje të paqta, të ndershme dhe të lira.

Vjollca Meçaj, Drejtore Ekzekutive, Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Mirela Arqimandiriti, Drejtore ekzekutive, Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”
Aurela Anastasi, Drejtore Ekzekutive, Qendra e Nismave Ligjore Qyetare
Sevim Arbana, shoqata “Në Dobi të Gruas Shqiptare”
Ani Ruci, Presidente, shoqata e grave “Refleksione”
Delina Fico, aktiviste për të drejtat e grave
Ines Leskaj, Drejtore Ekzekutive, AWEN (Rrjeti i Fuqizimit tw Gruas nw Shqipwri)
Diana Çuli, Presidente, Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare

Xheni Karaj, Drejtore Ekzekutive, Aleanca Kunder Diskriminimit LGBT
Monika Kocaqi, Drejtore Ekzekutive, shoqata e grave “Refleksione”
Iris Luarasi, Drejtore Ekzekutive, Linja e Kwshillimit pwr gra dhe vajza
Blerta Çani, Drejtore Ekzekutive, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të kufizuara
Kristi Pinderi, Drejtor Ekzekutiv, Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (ProLGBT)
Elona Gjebrea, Drejtore Ekzekutive Qendra Shqiptare per Popullsine dhe Zhvillimin
Edlira Cepani, Kordinatore Kombwtare/ Rrjeti i Grave Barazi ne Vendimmarrje
Altin Hazizaj, Drejtor Ekzekutiv, CRCA Shqiperi
Amarildo Fecanji, Drejtor Ekzekutiv, Ambasada PINK
Arta Mandro, juriste, eksperte e barazise gjinore dhe mosdiskriminimit

Etleva Bisha, Aktiviste per te drejtat e njeriut

Gent Ibrahimi, Instituti për Studime Publike & Ligjore

Majlinda Angoni, Drejtore Ekzekutive, Gruaja tek Gruaja, Shkodër

Majlinda Hoxha, Drejtore Ekzekutive, Agritra-Vizion Peshkopi,

Brikena Puka, Drejtore Ekzekutive, Qendra Psiko-Sociale “Vatra” Vlorë,

Bajana Ceveli, Drejtore Ekzekutive, Shoqata e Grave dhe Vajzave me Probleme Sociale, Durrës

Shpresa Banja, Presidente, Forumi i Gruas Elbasan

Lumturi Xhani, Drejtore Ekzekutive, Shoqata “Jona” Sarandë

Mrikë Cara, Drejtore Ekzekutive, Shoqata për Integrimin e Zonave Informale

Klotilda Ferhati, Aktiviste e shoqërisë civile

Irena Shtraza, Aktiviste e shoqërisë civile

Danielja Shkalla, Aktiviste e shoqërisë civile