+355 67 67 677 pgj@plat.org

Koalicioni Ad Hoc i Shoqërisë Civile për Barazi Gjinore, i cili përbëhet nga një grup organizatash të shoqërisë civile: AWEN-Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Koalicioni për Pjesëmarrjen e Grave dhe të Rinjve në Politikë, Rrjeti i Grave  “Barazi në Vendimmarrje”, dhe Shoqata për Integrimin e Zonave Informale(SHIZ), kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në Manifestimin që do të organizohet si reagim për moszbatimin e kuotës gjinore gjatë Zgjedhjeve Elektorale, 2013. Nëpërmjet këtij manifestimi ne kërkojmë forcimin e zbatimit të kuotës gjinore dhe rishikimin e Kodit zgjedhor.

Përfaqësues të shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare, institucioneve shtetërore, studentë  dhe qytetarë, janë të ftuar të marrin pjesë  për të protestuar së bashku.

Me mbështetjen e UN Women në Shqipëri, manifestimi do të zhvillohet ditën e Enjte, datë 20 qershor, ora 11.00-12.00.

Nisja do të bëhet tek Rruga”Abdi Toptani”- Pedonalja, ne ora 11.00 dhe do të vazhdojë përpara selive të partive kryesore në vend, PD dhe PS.

Ju mirepresim!