+355 67 67 677 pgj@plat.org

Rrjeti i Grave “Barazi ne Vendimmarrje” vetem pak ore para se partite politike te publikonin zyrtarisht listat e kandidateve per deputete ne Komisionin Qendor te Zgjedhjeve, organizoi ne Tirane Konferencen me teme “ Zhvillimi i Demokracise Nepermjet Barazise Gjinore”. Konferenca u organizua me mbeshtetjen e National Endowment for Democracy dhe UNWomen Albania me qëllim sjelljen në qëndër të debatit politik të çështjes së nën-përfaqësimit të grave dhe rekomandimin për aktorët politikë përEdlira Cepani përfshirjen e cështjeve gjinore në programet politike për Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2013, gjithashtu vendosjen në pozicione sa më të larta të grave në listat e kandidatëve.

 Kjo konference organizohet ne vijim të një sërë aktivitetesh te ndërmarra nga Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” te bazuara në advokim, lobim dhe rritje ndërgjegjësimi midis liderave të partive politike në nivel qëndror dhe lokal, votuesve, aktorëve dhe grupeve të interesit, duke zhvilluar 6 workshope ne Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Korcë, Kukës dhe Shkodër me aktorë të ndryshëm, kryetarë të partive politike kryesore në nivel lokal dhe drejtues të disa institucioneve për të ngritur çështje që i përkasin grave dhe për përgatitjen e rekomandimeve për Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2013; dhjetëra takime me drejtues të partive politike të të gjithë spektrit në këto rajonë, takimeve me të rinjtë dhe votuesit për herë të parë, etj. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar gjithashtu takime me të rinjtë në Universitete në çdo rajon per të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e barazisë gjinore në politikë.

 

Te pranishem ne konference ishin Ambasadori i BE ne Shqiperi Ettore Sequi, Ambasadorja e OKB në Shqipëri Zineb Touimi-Benjelloun, Drejtoresha e National Democratic Institute Ana Kovacevic, Drejtoresha e Departamentit te Demokratizimit te OSBE Claudia Vollmer, Koordinatorja Kombetare e Rrjetit te Grave “Barazi ne Vendimmarrje” Edlira Çepani, Komisionerja kundër Diskriminimit Znj. Irma Baraku, perfaqesues nga Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Zyra e Avokatit te Popullit, Forumet Politike te Grave te partive me te medha ne vend si dhe shume personalitete te tjere.

 

Ettore SequiNe fjalen e tij ne kete prag zgjedhjesh ne Shqiperi, Ambasadori Ettore Sequi beri thirrje qe partite politike te respektojne kriterin e kuotave gjinore qe konsiston ne detyrimin qe partite politike te kene te pakten 30 % gra ne listat shume emerore per kandidate per deputete. Sipas Sequit barazia gjinore eshte nje element mjaft i rendesishem per ato shtete qe duan te behen pjese e Bashkimit Europian , mes te cilave eshte edhe Shqiperia. Ambasadori Sequi u rikujton partive politike te avancojne te drejtat e grave si nje rekomandim i rendesishem ne axhenden e anetaresimit ne Bashkimin Europian, dhe qe te drejtat e grave jane ne 12 prioritetet qe Shqiperia duhet te plotesoje ne negociatat me Bashkimin Europian. Gjate vitit 2013 do te publikohet ne BE raporti per Shqiperine dhe zgjedhjet e lira dhe te ndershme perfshine dhe barazine gjinore dhe respektimin e kuotes se pjesemarrjes se grave ne listat per deputete.

 

Edlira CepaniAmbasadorja e Organizates se Kombeve te Bashkuara (OKB) ne Shqiperi ne fjalen e saj vuri ne dukje se perfaqesimi i grave ne politike ne Shqiperi eshte shume larg nga perfaqesimi qe duhet te ekzistoje. Nga Studimi “Perceptimet e Publikut” i kryer nga UNWomen ne vitin 2012, rezulton se ne Shqiperi 75% e personave qe i jane pergjigjur pyetesorit, duan te shohin sa me shume gra ne politike. 82% e të pyetyrve mendojnë së gratë shqiptare janë të kualifikuara për të qënë pjesë e parlamentit, theksoi ambasadorja Benjelloun. Barazia gjinore është një nga të drejtat e njeriut. Forcimi I barazisë gjinore ka një rëndëis të vecantë për demokracinë dhe për drejtësinë sociale. Garantimi i të drejtave politike qytetare për gratë dhe vendosja formale e tyre në një hap të njëjtë e të barabartë me burrat mund të jetë një moment kyc për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Unë jam e sigurt se Shqipëria do ta përballojë më sukses këtë sfidë dhe do të ndërtojë një demokraci të ndjeshme ndaj barazisë gjinore, përfundoi në fjalimin e saj Ambasadorja Benjelloun.

 

Edlira CepaniKoordinatorja Kombetare e Rrjetit te Grave “Barazi ne Vendimmarrje”, Edlira Cepani, theksoi se zgjedhjet e 2013 jane nje hap i rendesishem qe partite politike do te hedhin duke shprehur ose jo vullnetin e tyre per te patur me shume gra ne politike. Ne lidhje me barazine gjinore ka pasur zhvillime pozitive persa i perket legjislacionit, por problematika qendron ne zbatimin e ketij legjislacioni dhe në vullnetin e përbashkët për të cuar përpara demokracinë në mënyrën e duhur. Sipas Znj. Cepani, një demokraci që kërkon të zhvillohet në mungesë të grave, është si një zog që kërkon të fluturojë vetëm me njërin krahë. Demokracia nuk do të jetë asnjëherë e vërtëtë nëse në të nuk do të jenë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë të dyja gjinitë.

 

Ne momentin e duhur per te promovuar sa me shume gra ne politike dhe rritjen e perfaqesimit te gruas ne Shqiperi, Drejtoresha e National Democratic Institute, Ana Kovacevic, u beri thirrje partive politike te kene me shume gra ne listat e tyre zgjedhore ne ato zona ku ato supozohen qe te fitojne. Ajo u rekomandoi partive qe te veprojne ne perputhje me dispozitat ligjore ne lidhje me vendosjen e grave ne listat e kandidateve per te treguar perkushtimin ndaj barazise gjinore ne politike e vendimmarrje. Sipas Znj. Kovacevic, partite politike duhet te perfshijne ne platformat e tyre politika ne lidhje me fuqizimin ekonomik te grave.

Drejtoresha e Demokratizimit pranë OSBE, theksoi se OSBE ka punuar gjithmonë për zhvillimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në politike dhe në vendimmarrje dhe do të vijojë edhe në këto zgjedhje me monitorimin dhe vëzhgimin e zbatimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor përsa i përket përfaqësimit të grave në listat e kandidatëve dhe në komisionet e ndryshme zgjedhore.

 

Edlira CepaniKonferenca Kombetare u nda ne tre sesione. Në pjesën e parë, perfaqesuesit e komunitetit nderkombetar ofruan praktikat me te mira si dhe bene nje perqasje krahasuese per barazine gjinore ne vendimmarrje ne Shqiperi dhe jashte saj. Ne sesionin e dyte u ofrua nje kendeveshtrim nga institucionet kompetente dhe partite politike te situates aktuale te grave ne politiken shqiptare si dhe rekomandimet perkatese per te permiresuar perfaqesimin politik dhe vendimmarres te grave ne Shqiperi. Sesioni i trete i konferences konsistoi ne punen ne grup per nxjerrjen e rekomandimeve perkatese nga te pranishmit qe perfaqesonin shoqerine civile, partite politike, insitucionet qeveritare per nderrmarrjen e hapave konkrete per arritjen e barazise gjinore ne vendimmarrje. Konferenca u mbyll me dhenien e rekomandimeve si dhe me nje thirrje publike per te gjitha partite politike dhe institucionet kompetente per te mbeshtetur sa me shume gra dhe vajza ne zgjedhjet e 23 qershorit 2013, duke zbatuar të paktën 30% e kuotave te parashikuara ne ligj dhe mbeshtetjen e tyre gjate fushates zgjedhore.