+355 67 67 677 pgj@plat.org

E premte, 3 Maj 2013

 

Deklaratë për shtyp

 

 

[Tirane, Shqipëri] – Sot, Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje – një nga rrjetet më të mëdha të grave në Shqipëri – i kërkon partive politike, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe gjithë njësive të tjera të përkrahin ndryshimet në reformën elektorale që sigurojnë përfshirjen e grave në listat e kandidateve.

 

 225695_562113823829424_85658982_n

 

Ne besojmë qe zbutja e hapësirave ekzistuese gjinore në strukturat vendimmarrëse dhe politike është e vetmja mënyrë për të siguruar një demokraci funksionale dhe zhvillim të plotë të vëndit. Për këtë arsye, Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje i kërkon partive politike, institucioneve qeveritare dhe gjithë strukturave të tjera të respektojne parashikimet ekzistuese ligjore për pjesëmarrjen e gruas në vendimmarrje.

 

Në Korrik 2012, Shqipëria fuqizoi kuadrin ligjor dhe mekanizmat për sigurimin e pjesëmarrjes së gruas në proceset elektorale dhe në vendimmarrje. Ligji parashikon që gratë kandidate të përbëjnë të paktën 30% të listës shumë emërore të partive, dhe që një në tre kandidate në fillim të cdo liste të jetë grua. Specifikisht ligji kërkon që gratë të jenë përfaqësuar mjaftueshëm në listat e kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe të gjitha sanksionet ligjore duhet të zbatohen rigorozisht për shkelësit e ligjit.

 

Partitë Politike duhet të marrin përgjegjësite e tyre për të pranuar rolin e pazëvëndësueshem të grave për shoqërine dhe të përfshinë sa më shume gra ne lista. Sigurisht ne shpresojmë që partitë të tejkalojnë kërkesat minimale për të siguruar që sa më shumë gra të zgjidhen në poste drejtuese, por si minimum partitë duhet të zbatojne ligjin gjatë përgatitjes së listave për Zgjedhjet Kombëtare të 2013. KQZ ka mandat të aplikojë gjoba të parashikuara në ligj dhe të kërkojë rishikimin e listave që nuk zbatojnë parashikimet ligjore, si psh emri i cdo kandidati në listë i gjinisë përkatëse të zëvëndësohet deri në arritjen e kuotave gjinore. Listat zgjedhore për Zgjedhjet Kombëtare te 2013 to të publikohen ne 6 Maj 2013.

 

Të gjithë aktorët e përfshirë në zbatimin e kuadrit ligjor, përfshirë qytetarët, grupet e interesit, organizatat jo-fitimprurëse, përfaqesues diplomatikë, vëzhgues ndërkombëtare dhe media duhet të qëndrojnë vigjilentë për të siguruar që kuotat gjinore janë zbatuar dhe janë sanksionuar nga KQZ partitë qe nuk zbatojne kuotat.

 

Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje është i dedikuar për arritjen e barazisë gjinore në vendimmarje dhe forcimin e rolit të gruas në shoqërine shqiptare. Anëtaret e kësaj organizate përfshijnë përfaqësues nga të gjitha partitë politike, nga spektri i majtë dhe i djathtë, shoqëria civile dhe media.