+355 67 67 677 pgj@plat.org

Studimet tregojnë numër të lartë të grave në parlament të cilat kontribuojnë në çështjet e grave. Pjesëmarrja e tyre në politikë është një parakusht themelor për barazi gjinore dhe demokraci të vërtetë. Kjo lehtëson angazhimin e drejtpërdrejtë të grave në vendim-marrje publike dhe është një mjet për të siguruar llogaridhënie më të mirë për gratë.
Përgjegjshmëria politike për gratë fillon me rritjen e numrit të grave në poste në vendim-marrje , por ajo cfarë është e nevojshme janë reformat e ndjeshme gjinore të qeverisjes që do të cojnë në promovimin e barazisë gjinore në politikat publike dhe për të siguruar zbatimin e tyre. Ka pasur përparim te dukshëm në vitet e fundit: gratë gjithnjë e më shumë po kërkojnë për të transformuar veten ,në përpjekjet për të rritur përfaqësimin e grave në fletën e votimit. Përqindja e grave deputete në nivel kombëtar është rritur me 8 për qind në dekadën 1998-2008, me mesataren aktuale globale të 18.4 për qind, krahasuar me një rritje prej vetëm 1 për qind në dy dekadat pas 1975.

Megjithatë, ne gjithe boten barazia gjinore në qeverisjen demokratike vazhdon të jetë e kufizuar. Në mes të vitit 2009, vetëm 17 kryetarët e shteteve ose qeverive ishin gra. Edhe në qofte se perfaqësimi i femrave në politikë po rritet në mënyrë të përshpejtuar në krahasim me dekadat e mëparshme, përsëri është një rrugë e gjatë për të arritur në “zonën” e barazisë 40-60 për qind. Kuota dhe masa të tjera të përkohshme të veçanta, të tilla si vende të rezervuara, janë një mjet i provuar për mbështetjen e angazhimin e grave në konkurrencën politike.