+355 67 67 677 pgj@plat.org

FONDACIONI ABC fton subjektet e interesuara te paraqesin projekt-propozime mbi:

“Per nje barazi gjinore te qendrueshme, lufte dhunes me baze gjinore ne familje”

Dhuna ne familje, vecanerisht ndaj gruas eshte bere fenomen shqetesues dhe çeshtje e mprehte shoqerore. Dhuna shfaqet ne shume forma dhe natyra, por vleresohet se kjo e sotmja nuk ka ekzistuar ne shoqerine shqiptare as ne periudhat me pak te zhvilluara te shoqerise. Nuk mund te kete barazi dhe paqe sociale pa nje paqe dhe barazi brenda familjes. Ne kete kontekst, Fondacioni ABC synon te adresoj per here te pare kete “program grant“ pikerisht per te nxitur “barazine gjinore ne familje dhe luften kundra dhunes ndaj grave, vajzave ne familjen shqiptare„.
Projektet specifike te ketij Programi duhet te mbeshtesin inisiativa dhe sipermarrje konkrete te ndermarra nga strukturat e specializuara te shoqerise civile, per te ndihmuar dhe mbeshtetur lehtesimin e kesaj situate sociale, duke u orientuar ne;
– Aksione parandaluese; fushata informuese per vlerat dhe domosdoshmerine e barazise gjinore dhe te luftes kunder dhunes ne familje; debate, sensibilizim mbi mekanizmat egzistuese (ligjore ose jo) qe mund te parandalojne fenomene potencialisht te dhunshme, evidentim te komuniteteve te afta per te percaktuar vatrat apo familjet me probleme, me qellim parandalimin e ngjarjeve te renda, etj.
– Aksione ne perkrahje te viktimave te dhunes ne familje si; ofrim i mbeshtetjes psikologjike te programuar; mundesim i riaktivizimit dhe perfshirjes ne jeten sociale te tyre, etj.

Per te mesuar me shume mbi “Programet” e Fondacionit ABC, mund te vizitoni Web-in e tij, (www.abcfoundation.info), nga ku mund te terhiqni edhe kopien elektronike te formularit te “Aplikimit“. Aplikantet jane te lutur te njihen me “Proceduren e plote te Aplikimit” te paraqitur ne Web te Fondacionit ABC. Projekt-propozimi duhet te paraqitet dorazi dhe i derguar (apo shoqeruar) me kopie elektronike, si dhe me dokumentat shoqeruese te kerkuara (lista ne web-site), deri me 30 Prill 2013, ora 16.00, ne adresen: Rruga Brigada VIII, Pallati Nr. 5, Tirane, Tel/Fax: 04 2253 543.