+355 67 67 677 pgj@plat.org

Sot, një në tre gra në planet përdhunohet apo keqtrajtohet në jetën e saj. ATO janë rreth NJË BILION nëna, vajza, motra e shoqe. Dhe përsëri bota qëndron në heshtje dhe indiferente. Ka ardhur koha të ndalojmë dhunën dhe heshtjen që e rrethon atë. Në 14 Shkurt, 2013 një billion gra e vajza dhe ata që i duan ato janë të ftuar të protestojnë, të ecin dhe të vallzojnë për të kërkuar fundin e dhunës ndaj vajzave e grave. Ne këtu në Shqipëri, do të protestojmë për rreth 40 gra e vajza të vrara brutalisht këto dy vitet e fundit dhe për qindra të tjera që vuajnë dhunën në familje. Ju mund të na bashkoheni në këtë protestë, të krijoni protestën tuaj ose t’i bashkoheni një
proteste tjetër që organizohet pranë jush. Imagjinoni fuqinë e NJË BILLIONI njerëzve në gjithë botën të cilët protestojnë, vallëzojnë apo tregojnë fuqinë kolektive, solidaritetin përtej kufijve, dhe kundërshtimin kolektiv kundër dhunës në familje si një gjendje normale. Nxitur nga fuqia e medias sociale, PROTESTA NJË BILION, do të sjellë revolucion dhe ndryshim, ndërsa NJË BILION njerëz në gjithë botën do të vallëojnë për një botë të lirë nga dhuna në familje dhe që NJË BILION të tjerë të kthejnë më në fund vëmendjen për ti dhënë fund këtij fenomeni të shëmtuar.

 

Ne kuader te kesaj inicitiave eshte kompozuar edhe kenga: “Break the Chain”  http://www.youtube.com/watch?v=fL5N8rSy4CU

 

Ju ftojmë të bashkoheni me ne në datën 14 SHKURT 2013, në AMFITEATRIN te Liqeni, në orën 12.00-14.00

 

Ju ftojmë të na bashkoheni për të theksuar vëmendjen ndërkombëtare kundër epidemisë së dhunës me bazë gjinore.

 

NGRIHU! PROTESTO!! VALLEZO!!

Sign up at: onebillionrising.org
Like: http://www.facebook.com/OneBillionRisingAlbania? ref=hl