+355 67 67 677 pgj@plat.org

Zgjedhjet e reja treguan se, perqindja e grave në Parlamentin rumun nuk është aq e lartë sa pritej, ndërsa partitë politike kane dështuar për të promovuar gratë dhe sipas nje studimi te kryer nga Instituti Rumun për Politikat Publike, deputetet jane me teper te kualifikuar në lëndët universitare teknike.

Inxhinierë, ekonomistë dhe juristë përbëjnë shumicën e deputetëve në Parlamentin aktual rumun dhe mbi gjysmën e anëtarëve të Rumanisë në Kuvend, sipas studimit të fundit. Numri mund të duket i lartë, por ishte edhe më i lartë në vitin 2008, kur 61 për qind e deputetëve ishin të zgjedhur te rinj në Parlament. Nga 210 deputetë dhe 102 senatorë asnjeri prej tyre nuk kishte qenë Anëtarë i Parlamentit më parë. Ka pasur edhe një ndryshim të vogël në kualifikimet e deputetëve, në legjislaturën e kaluar, shumica e deputetëve ishin avokatët, noterët dhe Paralegal.

Rreth 20 për qind e deputetëve të cilët u rizgjodhën në vitin 2012, përfaqësonin një elektorat të ri nga ai në mandatin e mëparshëm, ndërkohë që 27 prej 276 deputetëve të ri-zgjedhur zgjodhën të bashkohen në një parti tjetër nga ajo e mandatit të tyre në detyrë.

Mosha mesatare në Parlamentin rumun është 48 vjeç për Dhomën e deputetëve dhe me e reja eshte 25 vjeçarja – Elena Catalina Stefanescu, nga Partia Social Demokratike, ndërsa mesatarja për Senatin është mosha 51 vjeç, Senatori më i ri eshte 36 vjeçari – Cristian Daniel Florian , nga Partia Demokratike Liberale.

Vetëm 12 për qind e deputeteve janë gra, që është megjithatë nje shifer më e lartë se në strukturën e mëparshme të Parlamentit, kryesisht për shkak të rritjes së numrit të përgjithshëm të deputetëve nga një e treta. Janë 55 femra në mesin e 412 deputetëve dhe 12 gra në mesin e 176 senatorëve.

Rumunët kanë zgjedhur deputetët e tyre më 9 dhjetor të vitit të kaluar, kur Partia Unioni Social Liberal USL fitoi shumicën e votave.