+355 67 67 677 pgj@plat.org

FAKTORET GLOBALE QE NDIKOJNE NE PJESMARRJEN E GRUAS NE ROLE DREJTUESE

 

Pergatitur nga: Marjana Bulku

 

1.Cilat janè ato mikro –forca qè nxisin gratè nè vendimmarrje dhe Lidership?

2. Si ndikojne kèto forca nè pèrfshirjen e grave nè lidership nè vende tè ndryshme.

 

Nga 181 vende tè pèrfshira nè studim duhet tè kuptohet pse disa vende kanè mè shumè gra nè Lidership si dhe cilèt janè ato faktorè qè ndikojnè nè pèrfshirjen e tyre.
Niveli i pjesmarrjes sè guas nè lidership si dhe modeli(kulturor,politik,ekonomik,shoqèror,teknologjik,infrastrukturor) i vendit, pèrcakton edhe gamèn e faktorève qè diskriminojnè atè.

 

Faktorèt janè :

1. Nxitès
2. Frenues

 

Ato janè te ndryshèm, ne vende tè ndryshme ,nè varèsi tè mjedisit kulturor, ekonomik, infrastrukturor, social, etj.
Iniciativat pèr nxitjen e pjesmarrjes se grave ne lidership variojne sipas vendeve dhe treguesve pèrkatès.
Strategjitè dhe mènyrat pèr ta pèrmirèsuar situatèn.

 

PREZANTIMI:

Faktorèt qè pèrcaktojnè pjesmarrjen e gruas nè Lidership dhe vendimmarrje janè tè ndryshèm nè vende tè ndryshme.Ato ndryshojne sipas njè dinamike qè varet nga mjedisi kulturor dhe natyror (Bajdo & Dikson 2001), (Chen & Li 2005) , Stelter 2002.

 

Aktiviteti social i grave èshtè i ndikuar nga ;
a. Klima e biznesit, pèrfshirè taksat,proçedurat,korrupsioni,punèsimi,(World Bank 2007)
b. Baza sociale dhe niveli i zhvillimit; edukimi, shèndeti ,mjedisi fizik.
c. Faktorèt ekonomikè dhe niveli i zhvillimit tè njè vendi ,pèrfshirè tè ardhurat nga eksporti dhe shèrbimet qè sjellin avantazh.
d. Shpèrndarja e teknologjisè dhe infrastrukturès.(Friedman 2005)
e. Tè drejtat politike dhe liritè civile qè gèzojnè qytetarèt e njè vendi.( Freedom house 2008).
f. Standartet dhe pritshmèritè individuale nè pèrputhje me kulturèn e pèrgjitheshme.
g. Kultura si element pèrbèrès (Farid 2007) Kultura èshtè njè shumèfaqèsh ndèrtuar nga pèrbèrès tè jashtèm qè depèrtjnè nè shoqèritè vendase duke shpèrndarè elemente si grupit ,ashtu edhe mè gjèrè.
Kuptimi i sistemit kulturor èshtè njè hap drejt kèrkimit tè kontekstit tè Lidershipit gra ,pasi ky koncept pèrfshin : marrdhèniet e thella sociale (Bryman 1996) duke parè si tè nevojshme teorinè e lidershipit dhe kèrkimin e atributeve tè Lidershipit me tè gjitha sjelljet brenda kontekstit aktual (Javidon Carl 2005) nxjerr nè pah se kèrkimi pèr Lidershipin nga USA, Europa, èshtè shprehje e kèrkimit tè nivelit tè kulturimit dhe emancipimit tè kètyre vendeve dhe kulturave tè tyre.Shumica e kèrkimeve pèr grate nè Lidership janè tè bazuara nè Amerikè, ose teori tè perèndimit.Ka mjaft teori rreth kèrkimeve pèr burra dhe gra nè kèrkim tè ndryshimeve ,efekteve tè organizimeve tè gjitha kèto me bzè gender(Hillman,Shropshire & Cannella 2007).Shumè teori lidhen me steriotipet gjinore .Rreth 54 kèrkime prej grupimesh globale ( R.J.House,Hanges,Javidon,Dorfman) njèzèri e pèrkufizojnè Lidershipin si:
Mundèsi individuale pèr tè ndikuar, motivuar dhe mundèsuar tè tjerèt pèr tè kontribuar drejt efektshmèrisè dhe suksesit te organizatès me tè cilèn ata bèjnè pjesè.
Ka disa terma tè pamatshèm nè kètè pèrkufizim si : mundèsuar… Atèherè pèr ta konkretizuar :

 

Lidershipi èshtè mènyrè direkte ose indirekte nè ndjekjen dhe mbikqyrjen e organizatès , grupimit,shoqèrisè.
Ka njè prirje sipas sè cilès gratè zènè pozicione tè dukshme drejtuese duke pretenduar pjesmarrje aktive nè zhvillimet shoqèrore.Rreth 70 gra kane mundut tè jenè kryeministre,apo presidente ne Bote.(Zarate 2008)

Tè tjera sipas kèrkimeve rezultojnè nè nivele mè tè ulèta drejtuese si ; drejtuese biznesesh,apo drejtore .
Rèndèsia e kètij studimi qèndron nè idenè se pjesmarrja e gruas nè poste drejtuese ndikon pozitivisht nè politikat e tjera duke rritur dhe pèrforcuar mjedisin ku gratè veprojnè si dhe dobèson barrierat ,traditat privuese( steriotipet gjinore), duke iu dhènè mundèsi edhe grave tè tjera.

P.sh. gratè qè kanè akses nè teknologji kanè mè tepèr mundèsi pèr tè qenè drejtuese biznesesh, fale aftèsisè sè kapacitetit tè tyre.(Kah 2006)
Ann Mei Chang (shkurt 20012) Studimi i gjèndjes sè grave èshtè njè nga mènyrat mè tè drejtpèrdrejta dhe efektive pèr tè pasur zhvillim ekonomik dhe social. Dhe njè nga sfidat e fundme tè çèshtjeve gjinore èshtè aksesimi i teknologjisè pèrmes cel,si njè mènyrè pèr tè plotèsuar boshllèqet gjinore. Janè lançuar edhe shifra sipas tè cilave mè pak se 2% femra zotèrojnè shèrbime 4G nè vendet e zhvilluara. Objektivi èshtè qè nè tre vitet e ardhèshme kjo pèrqindje tè pèsojè ndryshime. Kjo èshtè njè rrugè e shpejtè shèrbimesh,ka mè pak kosto.Pa patur avantazhe teknologjike ,gratè,por askush nè shoqèri nuk mund tè kenè progres.

Programet ICT janè mjaft tè nevojshme nè shoqèritè nè zhvillim. Cfarè pèrfiton shoqèria nèpèrmjet tyre:
1.Zhvillimin e ideve.
2.Tè drejtat njerèzore.
3.Rritje ekonomike.
4.Punè dhe inovacion.
5.Pèrmirèsim dhe zhvillim tè komuniteteve.

Aksesi nè teknologji mundèson gratè tè jenè aktive edhe nè kushtet e shtèpisè,punès,shkollès,kafenesè,udhètimit.Gjithashtu aksesi nè teknologji sjell edukim,informacion,punèsim,rritje ,pèrhapje dhe pèrmirèsim biznesesh,thyhen barrierat lokale e rajonale,garantohet siguria ,menaxhohet dhe kontrollohet koha,mund tè kryesh disa detyra njèkohèsisht.
Pyetja 1.Cilat janè makro dhe mikro faktorèt qè nxisin dhe privojnè grate nè Lidership?
Pyetja 2.Si ndryshojnè kèto forca nè varèsi tè nivelit tè pèrfshirjes sè grave nè politikè nè vende tè ndryshme?
Tè dhènat (2002-2009) dèshmojnè se ka njè rritje tè konsiderueshme tè nivelit tè arsimimit, kushteve social-ekonomike , tè cilat natyrshèm favorizojnè progresin.

Nèse kultura progreson ,sigurisht qè favorizon gratè nè nivele drejtuese.
-Cilèt janè ato faktorè qè nxisin njè progres nè pèrfshirjen e grave nè politikè?
-Cfarè ndodh me gratè qè pèrpiqen tè bèhen tè pavarura ,cili èshtè fati i tyre?
-Cfarè i suporton ,inkurajon apo i bèn ato mè tè forta?

 

Cèshtje tè hapura pèr diskutime me bazè tè gjerè:
ARRITJE NDERKOMBETARE PER PERFSHIRJEN E GRAVE NE LIDERSHIP:
BALANCA PUNE –FAMILJE:
GLASS – CEILING ,EFEKTET, STERIOTIPET GJINORE.
SHKRIRJA E ROLEVE GJINORE
KUOTAT;VENDET QE KANE APLIKUAR ATO; EFEKTET; DISKUTIME
TABELA E TE DHENAVE TE PERGJITHSHME

 

Kulih ,Ryan & Haslam 2007
Sipas njè studimi me 210 burra dhe gra konkludohet se liderat femra ,perfomanca e tyre, bazohej nè karizmèn dhe mundèsitè drejtuese mè shumè sesa nè paraqitjen e jashtme.
Pèrsa i pèrket sipèrmarrjes sè lirè nè fushèn e biznesit ,kjo prirje èshtè mè e dukshme ,ku pèr shkak tè kontakteve njerèzore, femrat nè moshè tè re kanè aftèsi tè krijojnè rrjete mè shumè sesa kolegèt burra , nè moshè jo tè re .
Waldstrom ,Madsen 2007
Studimi u bè me 1500 menaxhere daneze ku rezultuan arsyet e mesipèrme ,arsyet pse kjo prirje…janè tè paqarta,por objekt i njè diskutimi tè gjère…
Wolfram, Mahr 2007
Pasi investiguan 81 lider dhe 121 pasardhès nga 34 organizata gjermane, u arrit nè pèrfundimin se femrat drejtuese arrijnè tè gèzojnè mè pak respekt profesional se ato meshkuj.
Hansen dhe Otero 2006
Pas njè kèrkimi nè studime tè sistemit zgjedhornè Amerikè u pa se nè kohè krizash ,gratè politikane qè kanè demonstruar mprehtèsi ,forcè dhe aftèsi menaxhimi ,mund tè kenè avantazhe.
Neikard,Chen Williams 2006
Duke studjuar 192 femra dhe 192 meshkuj drejtues bashkish nè USA panè se rezultatet ishin tè njèjta nè çèshtje tè edukimit,pèrdorimit tè kompetencave dhe buxhetit,por gratè janè mè shumè tè ndjeshme nè çèshtje tè buxhetit , mè tè hapura kur gjèrat nuk ecin mirè dhe i pranojnè problemet fiskale si dhe diskutimet pèr ndryshime.
Graves 2005
Ne njè studim me rreth 108 lider tè vjetèr dhe 325 lider tè rinj u vunè nè fokus marrdhèniet mes tyre, aftèsitè sociale, emocionale dhe karizma. Femrat lidere shenjohen nè nivelin mè tè lartè pèrsa i pèrket aftèsive sociale dhe emocionale ndjekur mè pas nga karizma.
Lucas 2003
Bazuar nè teoritè e mèsipèrme le tè kemi njè test:
Institucionalizimi i grave mund tè legjitimojè lidershipin grua nè njè strukturè ku predominojnè influenca mashkullore.
-Rezultatet paraprake tregojnè se meshkujt kanè mè shumè ndikim se femrat .
Burke & Collins 2001
Nisur nga rastet e femrave dhe eshkujve nè pozicione drejtuese rezulton se femrat ne pozicione tè tilla u ngjasojnè meshkujve nè kuptimin qè riciklojnè modelin e tyre (steriotipi),duke u ndikuar prej tyre deri nè transformim tè stilit udhèheqès.
Gjithashtu ato dèshmojnè nè pèrqindje tè larta ; efektivitet nè arritje, zhvillim dhe komunikim.

 

BALANCA PUNE – FAMILJE

Ka shumè diskutime lidhur me tehun qè ndan pèrpjekjet e grave pèr tè qènè tè suksesèshme si nè drejtim,po ashtu edhe nè familje…
Si kanè mundur gratè tè ngjiten nè pozicione tè larta drejtuese nè shoqèritè perèndimore dhe tè kryejnè detyrimet familjare nè tè njèjtèn kohè.
Aldrich & Cliff 2003 : Transformimet kryesore shfaqen nè familje , mè pas nè rolet brenda marrdhènieve.
Ky transformim ndikon nè punè njelloj si pèr burrat ,ashtu edhe pèr grate.
Studjuesit shpjegojnè se nè Amerikèn e Veriut deri nè vitet 50-60 familjet nènkuptojnè dy grup-gjenerata : (Prinder dhe fèmijè) bashkè ku pak gra punonin jashtè shtèpisè(fq 578)
Pas viteve 60-tè sistemi I familjes ndryshoi nè pèrmbajtjen e vet;familja, rolet, marrdhèniet mes anètarève tè saj ndryshuan.
Familja dhe biznesi u nderthurèn bashkè duke ‘’shkarkuar’’ ‘’problemet’’ nè tè njèjtin ‘’kanal’’.
Aplikimi i kètij lloj sistemi tè krijon perceptimin se perspektiva e grave si drejtuese ndikohet nga probleme si:
-Tranzicioni i familjes
-Normat
-Qèndrimet
-Vlera e çdo pjesètari tè familjes.
Gruaja pèrballet çdo ditè ,plot kèmbèngulje me detyrimet familjare (Huang,Hammer 2004), edhe kur ajo punon jasht shtèpisè sepse gruaja akoma shifet (pranohet nga tè gjithè) si kujdestare .Pikèrisht kjo ia redukton kohèn kushtuar punès . Pesha punè- familja bèn qè konfliktet ,qèndrimet,sjelljet e tyre tè interferojnè me punèn e saj si drejtuese.
Burrat nga an tjetèr presin tè jenè mè racional pèr familjet e tyre duke iu kushtuar punès.
Dhe kèshtu burrat konsideruar ‘’shtylla e familjes’’ janè nè gjèndje ti mbajnè tè dyja; familjen dhe punèn duke patur gjithmonè nevojè pèr gratè (Jennings & MC Dougald) 2007 & Simon 1995.
Burrat priren tè sakrifikojnè mè shumè pèr tè mbajtur punèn ,pèrgjegjèsitè, ndèrsa gratè bèjnè tè kundèrtèn .(Martins,Eddleston & Veiga) 2002.
Gratè drejtuese ,tè papèrvoja dhe pa pavarèsi nè punè (oraret jofleksibèl) nèse do tè punonin me ritmin dhe intesitetin si dhe nevojat dhe kèrkesat e shèrbimit do tè pushtoheshin nga puna dhe konflikti me familjen do ishte i pashmangshèm.
Familja dhe puna e bèjnè gruan tè humbè kontrollin mbi mjedisin e punès dhe tè pèrfshihet nè konfliktet me familjen .Ky dublim detyrash ( shtèpi dhe pèrgjegjesi nè punè) shpesh e inkurajojnè atè tè sakrifikojè karrierèn duke i dhènè prioritet familjes. Pikèrisht kètu fillojnè dallimet, lindin faktorèt qè frenojnè gratè si:
-Kapitali njerèzor
-social,
-financiar,
Kjo bèn qè gratè tè reagojnè ndryshe nga burrat , si ndaj mjedisit fizik ku punojnè,ashtu edhe nè drejtim . Edhe arsyet e reagimeve, janè tè ndryshme gjithashtu.(Weikart @al .2006)
Sipas psikologève energjitè femèrore pèrpjestohen nè porcione ku sejcila gjeneron energji mè vete ,cilèsi kjo qè rrit efektivitetin.
Pra emocionet ,sipermarrjet,aftèsitè personale ,aktivitetet drejtuese i perfshijnè gratè pozitivisht nè sferèn profesionale.
Ruderman 2002 ,duke iu referuar fakteve tè mèsipèrme rreth perspektives se fenomenit thekson idenè se tèrèsia e roleve iu mundèson disa njerèzve mè shumè energji sesa kur rolet janè tè ndara.
Pèrqèndrimi i roleve jep pèrfitime mè tè mèdha sepse mundèson rritjen e burimeve psikologjike,sociale dhe tè shanseve pèr tè mèsuar.

 

THE GLASS CEILING ( MURET E QELQTA)

Koncepti lidhet me praninè e pengesave tè forta lidhur me pèrfshirjen e grave nè pozicione drejtuese.Nèse gratè ndjehen tè mènjanuara nga kèto pozicione ,ato dekurajohen nga pjesmarrja.(Vinnicombe & Singh) 2002 pèrshkruajnè pèr here tè pare fenomenin Glass- ceiling si barrier pèr grate qè synojnè tè hyjnè nè nivele tè larta,thjesht sepse ato janè gra,jo sepse eshte e pamundur(fq 68).
Qèllimi èshtè tè gèrvishtet sipèrfaqja e qelqtè si njè tendencè,pèrpjekje,pèr tè nxjerrè nè pah mospèrputhjet nè gjetjen e rasteve kur grate viktimizohen ,apo qè gjinia nuk ka rèndèsi.
Realiteti èshtè mè I komplikuar se sa duket.Nè bazè tè studimeve del se gratè kandidojnè gjithnjè e mè pak nè pozicione politike krahasuar me burrat, pikèrisht kjo shpjegon mospèrfaqèsimin.
Arsyet pèrfshijnè:
-çèshtje tè besueshmèrisè
-pèrgjegjesi familjare
– steriotipet gjinore (politika dominohet nga burrat).
Powell & Butterfiefd 1994 pèr herè tè parè eksploruan fenomenin e tendencès sè Glass-Ceiling(G-C) lidhur me pozicionin e menaxhimit dhe drejtimit.
Sipas studimit ekziston njè marrdhènie e ngushtè mes problemeve gjinore dhe G-C .
Sa mè shumè qè vendet tè arrijnè nivele dhe barazi nè pèrfaqèsimin gjinor, aq mè shumè gratè do tè pèrballen me fenomenin G-C.
Duke iu referuar shembujve tè organizatave sociale apo kulturore ku gratè pranohen tè jenè nè role drejtuese, efektet e G-C mund tè konsiderohen minimale .
Krejt e kundèrta ndodh kur gratè janè mè tè pakèta ,pikèrisht kètu fenomeni proverbial ‘’The glass’’ shnderrohet nè ‘’steel’’.Kjo barrierè e hekurt i privon gratè tè zgjidhen nè pozicione drejtuese ,madje ato as nuk ftohen tè jenè tè pranishme atje.
Niveli i pèrfaqèsimit tè grave nè pozicione drejtuese lèviz nga poshtè –lart (nè varèsi tè spektrit tè lidershipit).Ky nivel drejton, moderon efektet e G-C.
Sepse matja e fenomenit Glass –Ceiling nuk ekziston nè nivele kombètare ku koncepti teorikisht si hipotezè nuk mund tè testohet nè mènyrè empirike.
Oferta ekziston:…
Efektet e G-C nè organizma apo politikè kushtèzohen nga konteksti kulturor, politik,ekonomik,social dhe infrastrukturor.
Fenomeni G-C èshtè pa efekte nè organizata grash (ose ku mbizotèrojnè apo drejtojnè gra)sepse ato e fillojnè veprimtarinè bazuar nè forcat e veta duke kuptuar sfidèn ato preferojnè tè kontribojnè edhe nè tè tjera organizma, edhe politike.
Ilustrim: ‘’Barazi ne vendimmarrje’’ gjatè njè trajnimi mbi strategjite e funksionimit tè rrjeteve hedh pèr votim idenè nèse duhet tè kenè pérfaqsues burra nè rrjetin e tyre, propozim i cili u hodh poshtè me njè shumicè tè konsiderueshme votash.Shpjegimi èshtè i thjeshtè:uniformizimi pèr shkak se rrjeti shifet si produkt bastion i tyre,krijuar nga vetè ato,ndaj nuk ia lèshojnè vendet dikujt qè èshtè i gjinisè tjetèr.E njèjta gjè ndodh nè subjektet politike ,bastione tè burrave.
Eshtè gjithnjè i nevojshèm motivimi pèr tè punuar dhe pèr tè drejtuar duke gjetur njè balancè midis punès dhe familjes dhe kjo vlen pèr tè dyja gjinitè (Walker &Webster 2007).

 

NDRYSHIMET,STERIOTIPET,ROLET
Ka njè sèrè pèrmbledhjesh nga kèrkimet rreth ndryshimeve midis stileve drejtuese ndèr dy gjini.Steriotipet gjinore bazuar ndryshimet gjinore dhe specifikat pèr çdo gjini ,mospèrputhjet,karakteristikat e liderve si dhe shumè nga gjetjet janè kontradiktore ,por hedhin dritè mbi kontekstin ekonomik, social ,politik,kulturor.
Eagly & Carli 2004 na sjellin shumè raste rreth grave nè role tè larta vendimmarrje nè USA.
Gratè drejtojnè ndryshe nga burrat dhe kèto stile tè ndryshme drejtimi ,ndonjèherè kotradiktore sjellin paragjykim,diskriminim.
Ndarja e roleve gjinore èshtè ajo qè lind fenomenin Glass- Ceiling ,efektet e sè cilès frenojnè gratè qè synojnè poste drejtuese.
Mènyra e sjelljes , èshtè njè tjetèr aspekt ku duket se qèndrimet ndaj grave janè mè pak favorizuese ,pèr mè tepèr kur ato janè nè pozita drejtuese.Ka njè prirje pèr tè minimizuar suksesin e saj, e gjitha kjo sepse tiparet e lidershipit ravijèzohen duke patur parasysh gjininè tjetèr,rrjedhimisht edhe pritshmèritè janè tè ndryshme (Eagly & Korow 2002).
Steriotipet shfaqen kur njohja individuale i ndan njerèzit nè grupe duke besuar mè pas se tiparet kryesore gjenden nè anètarèt brenda kètij grupi. Steriotipet janè tè pranueshme nè disa kultura ,pavarèsisht rolit tè grave ,roli i meshkujve konsiderohet i pranueshèm sepse ato janè mbizotèrues brenda X grupimi.

Meshkujt janè:
– Mè tè prerè
– Konkurues
– Trima
– Kurajozè
Cilèsi kèto qè konsiderohen tè nevojshme pèr tè siguruar sukses (Eagly & Mitchell 2004).

 

Gratè janè:

– Afektive
– Bashkèpunuese
– Tè mirèorientuara
– Qartèsinè,forcèn,pavarèsinè dhe vetbesimin nuk e shfaqin njèlloj si burrat (Eagly & Mitchell 2004).

 

Siç shifet edhe nga pèrqasja krahasuese dallimet gjinore janè tè dukshme, kjo edhe pèr shkak tè faktorève tè shumtè ; human, social, financiar si dhe orientimit gjatè fazave tè rritjes.
Studjuesit flasin edhe pèr avantazhe femèrore dhe avantazhe mashkullore.(Helsegen 1999 & G Yukl 2002)

 

Avantazhet femèrore;

Marrdhènie ndèrpersonale
Ndarje kompetencash
Demaskuese ( ky ka qenè njè nga avantazhet e vjetra mashkullore Veccho 2002).
Avantazhet mashkullore:

Kanè trashèguar mè shumè aftèsi lideri .
Janè mè tè fokusuar
Janè mè pak emocional.

 

Vechio argumenton se avantazhi i vjetèr i tyre, aftèsia pèr tè denoncuar rimishèrohet tek femrat ndèrkohè kur midis dy gjinive vazhdon tè ketè diferenca tè mèdha sociale .Pikerisht nè sajè tè kèsaj qasjeje, dalin nè pah avantazhe apsolute dhe avantazhe krahasuese qè sjellin pèrfitime nè tèrèsitè e sjelljes. P.sh : grate shumè emotive,jo racionale, burrat agresivè nga natyra.Kèrkimet e bazuara nè ndryshimet mes sjelljeve gjinore shpesh herè sjellin rezultate aspak favorizuese nè fushèn e lidershipit duke vènè pèrballè tipare trèsisht tè ndryshme mes gjinive. Pikèrisht mospèrputhja e avantazheve ,efektetet e G-C mund tè shèrbejnè si shkak i studimit tè rasteve tè grave qè kanè arritur tè jenè tè suksesèshme nè drejtim.Nè pèrpjekjet pèr tè shpjeguar rastet pèrfundohet nè nèntipe qè shquhen dhe arrijnè tè pranohen gjèresisht. (Rosette,Leonardelli,Tost & Philips 2006)
Me fjalè tè tjera do duhej tè pranonim qè gratè drejtuese qè gezojnè aftèsi tè pranueshme ,arrijnè nivele tè larta drejtuese , mund tè studjohen si atipike gra.Ky grupim pèr shkak tè lirise individuale shfaqin fuqi dhe vetveprim.
Studimet vèrtetojnè se ka ndryshime te shumta midis mènyrès se si drejtojnè burrat dhe si drejtojnè grate.
Geis,Cooper &Newman 1985; Sargent 1981 bejnè me dije mbi pèrfitimet qè ka kombinimi i dy stileve tè ndryshme tè drejtimit tè femrave dhe meshkujve. Kèshtu liderat janè tè edukuar,mbèshtetès,tè qartè,tè vendosur,konkurues sè bashku dhe nè varèsi tè kushteve.
Sipas njè studimi (Hansen & Otero 2006) grate politikane qè kanè demostruar aftèsi janè tè avantazhuara.

IERIW (International Efforts and Research on the Inclusion of Woman) :

 

Ndèrsa zhvillimet ekonomike sjellin rritje tè shkallès sè specializimit te punès kam parasysh aksesin teknologjik dhe infrastrukturor , trajnim dhe edukim mè i mirè pèr tè punèsuarit,menaxhim mè i mirè i punès dhe sipèrmarrjeve si dhe pèrmirèsimi i pagave çka kèrkon qè edhe vendimmarrèsit tè jenè edhe mè tè kualifikuarpèr tè qènè mbi nivelin e edukimit ,e parè nè kètè kèndvèshtrim burrat pèr shkak tè angazhimeve tè reduktuara familjare ,kanè mundèsi tè pèrfitojnè kètè lloj ‘’rritjeje’’ mè shumè sesa gratè. Ka njè prirje gjithmonè nè rritje pèr edukimin e grave nè mènyrè qè ato tè kenè paga mè tè mira dhe mè produktive nè punè.(Boserup 1986)
Brown 2006 shpjegon se ‘’planifikimi gjinor’’ nxit projekte dhe programe pèr njè ‘’Third World’’qè zhvillojnè dhe identifikojnè gra qè duhet tè nxisin ndryshimet pasi dihet dhe pranohet qè gratè ndikohen ,preken krejt ndryshe nga burrat nga modernizimi,zhvillimi dhe ndryshimet sociale. Marrja e pèrgjegjèsivè shifet si njè mundèsi ndèrveprimi midis grave dhe burrave nè tè gjitha nivelet ;sociale, politike, ekonomike dhe kjo lidhet me ‘’Third World’’,pèrfshin jo vetèm organizatat e grave( Gender and Development approch) GAD,por kjo èshtè shumè e ndjeshme dhe mjaft fleksibel ndaj strukturave gender,treguesve ekonomik. Projekte tè tilla kanè prirjen tè jenè politike ,por praktikisht janè lehtèsisht tè implementueshme.( Brown 2006; Chowdhry 1995,Ghodsee 2003; Vavrus &Richey 2003).

Nè bazè tè studimeve èshtè vènè re se aplikimi i mikro-kredive ,jo vetèm qè redukton varfèrinè,por jep pèrfitime nè ekonomitè lokale, duke pèrmirèsuar ,pasuruar, trajnuar,dhe duke i bèrè mè tè pavarura gratè,vetè efikase pse jo duke krijuar vende pune. (Andaleeb & Wolford 2004; Dumas 2001; Isserles 2003).

Ky sistem mikro-kredie èshtè gjerèsisht i pèrdorshèm me qèllim krijimin e industrive tè vogla tè cilat konsistojnè nè pèrgjegjesi individuale pèrmes trajnimeve tè vazhdueshme qè ekonomitè e vogla tu afrohen tregjeve ndèrkombètare(Mujtaba 2005). Kèto industri tè vogla pèrfshijnè bashkèveprimin e prodhuesve,konkurueshmèrinè me ekonomi lokale ,por edhe mè gjere.(Schmitz 1995)
Nè Japoni industri tè tilla tè vogla pèrpunojnè pambuk,mèndafsh, veshje prej tyre,nxiten dhe bashkèveprojnè me prodhues qeramike,makineri qè ofrojnè alternativa,por edhe rrugè tè reja pèr industrinè.(Tanimoto 2006).
Njè shembull qè vjen nga e kaluara èshtè se si pèr shkak tè konfliktit nè Taliban gratè angazhoheshin nè punèt e dorès, tapiceri, por edhe nè industrinè e shèrbimeve si; sallone bukurie,dyqane veshjesh dhe mobilim shtèpish.
Gratè nè Kabul janè duke mèsuar kompjuterin , networket dhe mèsimet e IT .(Eweje 2006;Mujataba2005)

 

Nxitja e rolit te lidershipit grua, shoqèrohet me kèrkime paraprake.

 

Ky lloj kèrkimi èshtè I rèndèsishèm pèr shkak tè pranisè sè shumè faktorève qè ndikojnè nè formimin e liderve ,meshkuj apo femra.
G-C nuk èshtè njè fenomen masiv nè shoqèritè e zhvilluara dhe ku ka mè tepèr barazi gjinore,pasi grate lider nuk èshtè njè fenomen I ri tashmè si 10 -20 vjet mè pare.Kjo sepse ideja gra –Lider ka ardhur duke u insticionalizuar.(Lucas 2003)
Por mbetet institucionalizimi I popullsisè pèr tè ardhur pastaj tek idea qè grate lider mund tè bèhen njè faktor I rèndèsishèm ,veçanèrisht ato qè janè nè radhèt e para tè kètyre pèrpjekjeve.
Kur konkretizohet ideja se grate lidere mund tè drejtojnè me sukses,arrihet mè me lehtèsi tendenca drejt njè barazie nè raport me burrat(Lucas 2003). Mènyra mè e mirè pèr tè institucionalizuar kètè èshtè nèpèrmjet edukimit nè shkolla se si tè dyja gjinitè kanè shanse tè barabarta pèr tè drejtuar,kur aftèsitè nuk ju mungojnè.Institucionalizimi shihet si njè mènyrè mè e mundshme pasi kultura e njè shoqèrie èshtè diçka relative.Sipas Lucas kjo mund tè ndodhè vetèm me aksione konkrete. Rregullat,instrumentat,mjedisi,mbèshtesin dhe legjitimojnè proçesin. Ky lloj izomorfizmi èshtè institucionalizim i forcès nè rritje tè legjitimitetit tè institucionit (grua lidership).Po sipas Lucas kjo ndodh kur njeri grup i njeh sukseset e grave si lidere dhe i pèrcjell ato tek grupet e tjera shoqèrore. Kjo rrit shanset qè shoqèria tè njohè suksesin e grave ,ta pranojè atè dhe nè kètè mènyrè legjitimohet si institucion gruaja, njè lidere.

Ky krahasim mes burrave dhe grave lider,èshtè shumèdimensional,pèrfshirè kètu kulturèn sterotipet gjinore,cilèsi individuale,kushtet nè tè cilat spikat individualiteti I tyre,etj. Pèr tè kuptuar mè mirè faktorèt qè ndikojnè nè pèrfshirjen e grave nè lidership,èshtè me rèndèsi tè studjohet niveli I pèrgjithshèm kulturor,vlerat, besimi,normat, si dhe modeli I sjelljes sè grave pjesmarrèse nè role vendimmarrèse.Studjuesit e kèsaj fushe kanè arritur nè stadin se kjo fushè gjthmonè ka nevojè pèr studime tè avancuara.

 

KERKIME PERMES VENDEVE PER LIDERSHIPIN

Faktorèt qè ndikojnè nè lidership varen nga kushtet ,por edhe mund tè ndryshojnè nè varèsi tè kontekstit dhe dinamikès mè tè cilèn ndryshon mjedisi. Javidan & Carl 2005 theksojnè se ekziston njè marrveshje qè ky lloj kèrkimi tè pèrfshijè USA dhe EUROPEN nè mènyrè qè tè konsolidohet qèndrimi se;Lideret ,pavarèsisht kulturave tè ndryshme , ndajnè tè njejtat vlera dhe pritshmèri si dhe sjelljet e tyre janè tè ngjashme.

Ka njè konvergjencè mes administrimit ,trajnimit dhe nderveprimit siç edhe ndodh nè praktikat globale nè fushèn e biznesit. Ashtu si nè sistemin kapitalist,edhe sjelljet e lidereve duhet tè promovohen nè çdo kohè. Kultura èshtè ndarja e motiveve,vlerave,besimeve,identitetit,si dhe interpretimet e kuptimeve,apo ngjarjeve sinjifikative qè janè rezultat I eksperiencave tè pjesètarève tè njè shoqèrie mè qèllim pèrçimin e tyre brezave. (R.J.House @al 2004 fq.25).
Ka edhe njè pèrkufizim mè tè gjèrè por tè ngjashèm nga Leung,Bhagat,Buchan,Erez dhe Gibson (2005) si ‘’bashkèveprim vlerash,besimesh,normash,sjelljesh ,brenda grupimeve tè njè kombi.(fq 357) .

Nè kushtet e reja tè epokès sè globalizmit , imponohet studimi I kulturave kombètare si njè kusht pèr tè lehtèsuar ‘’shkrirjet globale’’,ndaj prirjet pèr tè njohur dhe pèr tè ekzaminuar kulturèn kombètare janè gjithmonè nè rritje.Mendohet qè kèto forca do tè ndikojnè nè vlerat, besimet,normat, sjelljet dhe sjelljet qè kanè lidhje me qèndrimet e grave nè pozicionin e lidershipit. Celes I kerkimit tè lidershipit pèrmes kultures kombètare èshtè pèrpjekja pèr tè nxjerrè nè pah karakteristikat e lidershipit tè cilat janè universal,por nè kontekste tè ndryshme kulturore. Teoritè e ndryshme shpjegojnè se atributet dhe sjelljet e liderve duhet tè harmonizohen me aspektet kontekstuale dhe ku lideri vepron , me efektivitetin, ky i fundit ,shumè i rèndèsishèm sepse lideri èshtè krijuar pèr tè ndèrvepruar nè njè shoqèri,pikèrisht pèr kètè populli ndikohet ,ndjen dhe reagon ndaj liderit, ndaj kontekstit ku vepron ai . Konteksti konturon atè çfarè populli prêt nga lideri,po aq sa edhe lideri ndikohet prej tij ( kontekstit) Kevin B.Lowe & Gardner 2000.
Sipas studiuesve kèrkimet duhet tè jenè mè tè thelluara nè mènyrè qè ti kushtohet mè shumè vèmendje vlerave, normave dhe rregullave sipas tè cilave grupe tè caktuara shoqèrore drejtojnè veprimet dhe sjelljet.Kèrkimet duhet tè jenè tè kujdesèshme kurdoherè nè mènyrè qè tè mos diskriminohen vlerat dhe besimi qè janè nè harmoni me veprimet (Schein,1992).Ai vazhdon mè tej duke shpjeguar se ekzistojnè dy çelèsa pèr tè realizuar ndryshime tè suksesèshme kulturore;

1.Mirèmenaxhimi I tè panjohurave dhe shqetèsimeve qè shoqèron zhvillimet shoqèrore tè pasqyrura nè nivele kulturore.
2.Vlerèsimi i risive .

Njè ndikim tè dukshèm nè kètè drejtim luajnè influenca tè ashtuquajtura tè jashtme (globalizmi,modernizmi,zhvillimet teknologjike) ,pasi kèto pèrshpejtojnè shpèrndarjet e kulturave ,historive,ekspriencave duke zhvilluar gjithashtu qèndrime kritike.
Kultura konceptohet si shumè nivelèshe ku veprohet reciprokisht nga lart-poshtè,poshtè-lart.
Pra kultura ka njè fuqi dinamike qè ndikohet nga lèvizjet qè krijojnè mè shumè efekte.
Nè njè fare mènyre ne jemi ‘’dèshmitarè’’ tè njè lloj kulture emergjente , tè re, globale, tè ndikuar nga nivelet e shtresèzimeve kulturore reciprokisht.

Pikèrisht pèr shkak tè globalizimit tè kètyre lloj forcave ku ndikimi I femrave eshtè I pashmangshèm,privimi apo inkurajimi qe grate janè nè brendesi tè procesit,vitet e fundit po ndryshon dukshèm.
Mjaft studime janè fokusuar nè krahasime kulturash:

 

Chen & Li 2005
Bazojnè eksperimentin e tyre nè krahasimin e 184 kinezève dhe australianève pèr tè parè ,krahasuar nè varèsi tè kushteve tè biznesit ,sidomos me partnerè tè huaj.U pa se kultura èshtè vendimtare nè marrje vendimesh,apo edhe nè bèrjen e biznesit.

Friedman, Chi and Liu 2006
Me 308 tajvanezè dhe amerikanè me qèllim studimin e pritshmèrive pas konfliktit ,duke parè si ndikon ai tek masa tjetèr e popullsisè.

Fu, Kennedy, Tata @al. 2004
Nè 12 –kombe studjohen 1,764 pèrfaqsues pèr tè ekzaminuar vlerat social-kulturore, besimet individuale, si dhe pèrqindjet e efektivitetit tè strategjive dhe influencave tè ndryshme. Njerèzit qè kishin mè shumè ndikim ,ishin ata qè predikonin besim dhe sjellje sociale. Forca e kèsaj mardhènieje lidhet fort me vlerat kulturore tè grupit, çka pèrbèn njè drejtim studimi tè ardhshèm global.

Newburry & Yakova 2006
Testuan varèsinè e standarteve tè punesimit ndaj konteksti kulturor me rreth 400 tè punèsuar ne UK dhe drejtues rajonal nè Europè, Amerikèn e Veriut,

Javidan & Carl 2005
Krahasuan profilet e 1,307 liderve ,identifikuan sjelljet ,atributet nepèrmjet krahasimit tè kulturave tè ndryshme Taiwan dhe Kanada

Brodbeck,Frese,Akerblom,Audja, Bakasi,Bendova 2000
Objekt i tyre i studimit janè 6,052 drejtues nè 22 vende evropjane , ku rezultoi se vizioni,integriteti,perfomanca,bashkèpunimi me grupin janè shume tè rèndèsishme pèr tè gjitha vèndet, bèn pèrjashtim kètu Franca .

Mehta,Larsen,Rosenbloom,Mazur&Polsa 2001
Shqyrton rreth 350 lider nga USA ,Finlanda dhe Polonia ku rezulton se ka njè marrdhènie pozitive midis bashkèpunètorève,jo vetèm mbèshtetès ndaj liderve tè tyre,por edhe shumè bashkèpunues.

Den Hertog,House,Hanges 1999
Pèrdorimi I studimeve globale pèr tè argumentuar se atributet shoqèruar nga karizma dhe transformimet qè pèson lidershipi vèrtetojnè saktèsisht se lidershipi qèndron nè nivele tè larta dhe tè ulèta ,kjo nè varèsi tè cultures, normat e sè cilès pèrcaktojnè tipin e lidershipit.
Nga ekzaminimet 27 hipoteza me rreth 17 000 drejtues tè 951 organizatave kryesisht nè USA, ndèrkohè qè studimi ka njè kohèshtrirje 10- vjeçare nè 62 komunitete me qèllim evidentimin e rolit qe luan kultura nè drejtimin efektiv prej lidershipit nèpèrmjet kerkimeve,arkivave,tè dhènave, analizave,individuale dhe nè grup si dhe intervistave,taktikave vèzhguese, etj.
Njè studim ka tè nevojshèm tè gjitha aspektet dhe ndikimet kulturore tè cilat shnderrohen nè efekte individuale (Farid 2007).Fshehja e karakteristikave kulturore, shpesh here fsheh edhe ndrysshime tè rèndèsishme shoqèrore.Madje edhe studimi i karakteristikave psikologjike tè njè populli èshtè shumè i rèndèsishèm pasi edhe ky ndikon nè ndryshimin e mjedisit .Megjithatè kultura konsiderohet si njè karakteristikè stabile e shoqèrisè,si njè konstante qè leviz ngadalè ,shumè pak. Zakonisht zhvillimet ekonomike ,industrializimi,modernizimi ,shoqèrohen me luhatje nga normat dhe vlerat drejt racionalizmit,tolerances,rritjes sè besimit, pjesmarrjes.Edhe ndryshimet midis kulturave bèhen nxitès tè rritjes sè nivelit tè edukimit, lirisè sè mediave, gjithashtu edhe sjellin ndryshim tè roleve gjinore,zgjerim tè pjesmarrjes nè politike.Kjo nuk nènkupton uniformizimin,pèrkundrazi , ndarjet dhe dallimet pérmes proçeseve civilizuese.(Hamilton 1994) Dhe kjo èshtè shumè e rèndèsishme nè kushtet e globalizmit kur bota bèhet gjithnjè e mè e ngjashme ,tè paktèn nè dukje, ndèrsa nè tè vèrtetè mbeten ato qè janè tè forta ,kèmbèngulèse,vlerat dhe normat qè i rezistojnè kohès.

Nè pèrfundim tè kètij aspekti studimor le tè pèrmbledhim cilèsitè e njè lidere/i

Efektiv:
-Integriteti , pèrputhje e fjalève me veprimet,nè pèrmbajtje hyjnè edhe angazhimet.
-Vizioni,jetègjatèsia e tij edhe nè kohè tè vèshtira.
-Kèrkesa pèr tè zhvilluar lider tè rinj duke ndarè me ta pushtetin dhe lidershipin.
-Tè dègjosh dhe inkurajosh mendimet e kundèrta e tè ndryshme duke krijuar njè klimè dialogu tè ndershèm.
-Fokusimi nè parimet dhe synimet dhe jo nè personalitetet.
-Marrja pèrsipèr e pèrgjegjèsive;fitore ose humbje.
-Fleksibèl dhe gati pèr tè ndryshuar planet dhe jo vlerat.

Gjithashtu lidershipi i trajton nè kètè mènyrè realitetet duke qènè tè ndèrgjegjshèm me:
-Familjen
-Paratè dhe burimet e tjera
-Burokracirat
-Reagimet e ashpra
-Kritikat

Ruajtja e lidershipit èshtè gjithashtu njè pèrpjekje qè ka tè bèjè me:
-Krijimin e besimit te kolegèt, shokèt.
-Tè qènit entuziast duke frymèzuar edhe tè tjerèt.
-Ndarja e meritave.
-Falenderime njerèzve pèr ti bèrè tè ndjehen tè vlerèsuar.
-Gazmorè dhe me sens humori.
-Mosdekurajimi nè public.
-Mirèfokusimi.
-Optimizmi dhe ndjenjat positive,pasi njerèzit e mirèpresin dhe e duan kètè.
-Lejimi I liderve tè tjerè tè bashkohen,sidomos nè kohè tè vèshtira.

 

ZHVILLIM TEORIK

Studimi presupozon qè pérmes qasjes multikulturore tè shkohet mè thellè nè kèrkimin e faktorève qè ndikojnè nè pèrfshirjen grave nè sipèrmarrje dhe lidership. Nè bazè tè kèrkimeve shifet se gratè pèrballen me sfida tè ndryshme plot tè panjohura nè varèsi tè mjedisit ku ato do tè veprojnè.Faktorèt qè ndikojnè nè kètè proçes janè sasiorè dhe cilèsorè nè lidhje me klimèn e biznesit,ekonominè,teknologjinè,infrastrukturèn,liritè politike dhe faktorèt kulturorè.Cdo studim i fenomenit kèrkon analizè tè detajuar tè dhènash.Fillimisht analizohen barrierat qè mund tè jenè kulturore dhe fizike.
Éshtè e rèndèsishme qè tè verifikohet informacioni ekzistues, tè testohet mjedisi rreth èshtè e nevojshme veprimtaria e gruas nè mjedisin lokal pèrkatès.Dhe kjo pyetje sigurisht qè vjen menjèherè pas pyetjes:Cfarè èshtè e nevojshme pèr njerèzit sot???
Kjo i hap rrugèn çèshtjes tjetèr se çfarè nevojash dhe priritetesh kanè gratè?
Pas shqyrtimit tè kèsaj tabloje narrative,sigurisht vjen PLANIFIKIMI.

 

NIVELET E PJESMARRJES SE GRAVE NE LIDERSHIP

NIVELI 1 : pjesmarrje minimale .Nuk ka gra nè pozicione politike apo biznes.

NIVELI 2 : zbutje e pjesmarrjes. Nje numèr i vogèl grash ,pèrqèndrojnè pèrfaqèsimit,
por nè nivele tè ulèta.
NIVELI 3: pjesmarrje e konsiderueshme .
NIVELI 4: pjesmarrje e shquar.Gratè arrijnè tè kenè barazi nè nivele tè ulèta dhe tè
mesme dhe pak prej tyre arrijnè nivele tè larta lidershipi.
NIVELI 5: Pjesmarrje e gjèrè.Konsiderohet i parealizuar,ku gratè janè tè barabarta
me burrat nè nivele drejtuese biznes,politike.

 

Kjo pasqyrè èshtè e bazuar nè pèrvojè dhe ekspertizè .Nga pesè nivelet qè pasqyron tabela ,vetèm katèr janè tè matur praktikisht. Sipas studimeve pranohet se ka njè marrdhenie pozitive midis progresit ekonomik dhe pjesmarrjes sè grave nè lidership.
Nè vendet me nivel ose shkallè tè ulèt tè pjesmarrjes sè grave ne lidership, biznes ose politikè , sigurisht qè faktorèt janè vendimtarè ,por mbetet pèr tu theksuar fakti se shoqèritè e kètyre vendeve nuk e kanè institucionalizuar gruan si institucion (Lucas 2003).

Niveli i parè nxit nevojèn pèr tè rishikuar aftèsitè e grave pèr punè, rritjen e saj profesionale .Tradita èshtè njè aspekt shumè I rèndèsishèm,shanset dhe mundèsitè ekonomike,infrastruktura dhe progresi shoqèror, si dhe liria ekonomike janè gjithashtu elementè qè mund tè ndèrhyjnè nè jetèn e grave qè synojnè Lidershipin,por janè nè Nivelin 1.

Niveli i dytè shfaq karakteristika tè ngashme me atè minimal, me disa pèrparime tè vogla.Fuqizimi I barazisè gjinore èshtè njè proçes qè pèrfshin gjithè shoqèrinè.Edhe nè kètè stad infrastruktura dhe teknologjia luajnè njè rol shumè tè rèndèsishèm pasi çojnè nè rritjen e efikasitetit dhe vetèbesimit.

Niveli i tretè ;kur pjesmarrja èshtè e konsiderueshme, edukimi mbetet nè çèshtje shumè e rèndèsishme,sigurisht nè funksion tè efiçencès.Kultura dhe shoqèria vazhdojnè tè jenè mbèshtetèse besnike ndaj proçesit tè barazisè gjinore.

Niveli i katèrt: Pjesmarrje e theksuar, vendet qè e sigurojnè kètè kanè tè drejta tè forta intelektuale ,perspektiva èshtè e qartè dhe e sigurt pèr tè gjitha grate qè synojnè Lidershipin.Forca e tyre i ka rrènjèt nè sigurinè ekonomike,infrastrukturore,teknologjike,si dhe nè nivelin e lartè kulturor qè gèzon shoqèria.

Klasifikimi nè pesè nivele èshtè pasojè e faktorève qè ndikojnè mbi kètè proçes dhe faktorèt siç edhe èshtè trajtuar nè mènyrè tè vazhdueshme janè tè lidhura ngushtè me zhvillimin ekonomik,social,kulturor,infrastrukturor dhe teknologjik, sigurisht qè vlen tè theksohet qè faktori kyç lidhet me subjektet politike,tolerance,mirèkuptimin dhe shkallèn e zbatueshmèrisè statutore atje. (Sidomos nè kontekstin shqiptar)

Pèrfundime:
Nè vendet me nivel tè ulèt tè pèrfaqèsimit gjinor janè tè nevojshme:

1.Investimi nè drejtim tè sigurisè dhe mbrojtjes,pasi ndèrsa grate bèhen tè dukshme nè lidership,siguria pèr ta èshtè mèse e nevojshme.

2.Trajnimet dhe rritja profesionale janè gjithashtu shumè tè rèndèsishme.
Pasi shikon pesè nivelet e pjesmarrjes,shkak i faktorève qè ndikojnè nè kètè proces, janè analizuar dhe aplikuar strategji dhe hapa konkretè pèr tè pèrmirèsuar panoramèn globale ku sipas statistikave (IDEA’s office) vetèm 18,4 % e anètarève tè parlamenteve nè gjithè botèn janè gra.

Nisur nga kjo situate me 8 mars 2010 International IDEA’s Office e vèzhguesve tè pèrhershèm tè UN ftuan njè panel diskutimi pikèrisht nè ditèn ndèrkombètare tè grave ,ku u shtrua pèr diskutim çèshtja e kuotave.
Seminari I titulluar ‘’Rritja e numrave, e drejta e balances nè kuotat globale’’,njè bashkèpunim mes Inter Parliamentary Union (IPU) dhe Universitetit tè Stokholmit qè konsiderohen si dy ideatorè tè fuqishèm tè Global Quota’s Database.
Cèshtja nuk qèndron vetèm nè diskutimin e pozicioneve politike qè mund tè zènè grate,por edhe nè sigurinè nèse pjesmarrja e tyre do tè ruhet gjatè apo do jetè sezonale.
Sistemet elektorale janè tè ndryshme ,por gjysma e vendeve nè botè pèrdorin tè njèjtin tip sistemi.
Ja disa prej sistemeve zgjedhore;

FPTP (First Past the Post) ose sistem elektoral maxhoritar .
List PR ( List Proportional, diskutimi mbi list tè hapura apo tè mbyllura mbetet I hapur)
MMP (Mixed Member Propotional)
STV (Single Transferable Vote)
PS (Paralel Sistem)
SNTV (Single Non Transferable Vote)

TABELA E VARESISE

NIVELI I PJESMARRJES SE GRAVE LIDER NE BIZNES dhe POLITIKE

1.Klima e biznesit
2.Zhvillimi social
3.Kushtet ekonomike
4.Infrastruktura fizike dhe teknike
5.Liritè politike
6. Kultura
Sipas (Di Maggio & Powell 1983) ka dy mènyra pèr tè mbikqyrur institucionet ;
1. ekonomike dhe 2. Sociologjike
Institucionet kanè struktura pèr pèrhapjen e aftèsive ,njohurive,mundèsive,pèr tè prodhuar rritje dhe zhvillim .Nèpèrmjet institucioneve mundèsohet funksionimi i aktorève, burra dhe gra , nè varèsi tè kulturès, dhe faktorève tashmè tè njohur qè mundèsojnè ose kufizojnè veprimtarinè e grave nè raport me gjininè tjetèr.
Studimet sociologjike nènkuptojnè pèrllogaritjen e detajuar tè nèpunèsve,sipas gjinisè,moshès,shkallès sè kualifikimit, madje edhe studime tè detajuara rreth cilèsisè apo sasisè sè orève tè punès nè raport me efektivitetin. (Tabelat e tè dhènave pèr Shqipèrinè ‘’open .data.al) E gjithè kjo gamè treguesish tè pafund ,shèrben pèr krijimin e bazès tè tè dhènave rreth institucionit me qèllim ‘’ndèrtimin’’ e institucionit ‘’grua lider’’ bazuar nè fakte,tregues, studime.Tè dhènat pèr punèsimin,raportet gjinore ,kapitalet njerèzore,shèndetin,etj, kanè rèndèsi jo vetèm pèr arsye studimore,por edhe se mbikqyrja socioloshike dhe ekonomike e shoqèrisè lehtèson mbikqyrjen ekonomike dhe sociologjike tè institucioneve gjithashtu.
Punèsimi ; sipas tè dhènave rezulton se gratè e gjejnè mè shumè veten nè sektorin e shèrbimeve.Ka njè lidhje tè fortè dhe pozitive mes punèsimit tè grave dhe grave tè fuqishme nè politikè.Sa mè shumè gra tè punèsuara,aq mèshumè gra lidere sepse marrdhèniet fuqizohen reciprokisht. Nè realitetin shqiptar pèr vitin 2009 kemi 64,3% e meshkujve tè punèsuar dhe 43,6 % femra. Ndèrsa nè vitin 2007 ,pati njè rritje me 9% nè drejtim tè punèsimit tè femrave.
Shifrat e papunèsisè kanè po tè njèjtat raporte tè ngjashme:
viti 2009 kemi kètè situatè : 15,9 % niveli i papunèsisè pèr femra.
12,2 % pèr meshkuj.
Diferenca sipas gjinive pèr 10 –vjeçarin e fundit èshtè 6%.
Viti 2007 paraqet njè pèrmbysje tè kètij raporti,kjo sepse rritja ekonomike kishte shifra optimale.
Kapitalet njerèzore: gjithashtu rezultojnè tè kenè njè mardhènie pozitive me Lidershipin e Gruas. Vendet me pjesmarrje tè konsiderueshme,zakonisht janè vende ku gratè janè tè edukuara,me aftèsitè e nevojshme,por nè çdo kohè kombinimi i grave me burrat pèrmètepèr kur kèta janè tè edukuar,mirèarsimuar,rezulton gjithnjè njè praktikè e suksesèshme.Kjo balancè nè edukim dhe arsimim,garanton progresin shoqèror dhe ky progres nxit dhe suporton gratè Lidere.
Sipas studimeve gratè janè tè ndikuara mè pak ndaj presioneve tè shoqèrisè.Familja èshtè ajo qè ushtron mè shumè presion ,ndikim mbi gratè .Kjo ka shpjegimet e veta dhe èshtè trajtuar tek balanca punè –familje.
Njè familje e fortè ose njè rreth familjar i shèndetshèm mund tè inkurajojè ose jo gruan nè Lidership.
Nga analiza e faktorève shoqèror,nè kushtet kur gratè Lider janè tè pakta nè numèr,pèrpjekjet e tyre duhet tè jenè tè mèdha nè mènyrè qè tè krijojnè besimin e duhur bazuar nè punè ,arritje dhe sfida tè mèdha.Prktika ka treguar se gratè lider kanè efiksitet ,vetèkontroll mbi tè gjitha kushtet e jetès dhe mjedisit qè i rrethon.

Gjithashtu zhvillimet shoqèrore kanè dèshmuar se shoqèria èshtè mbingarkuar nga probleme tè shumta ;shèndetèsore,çèshtje tè ndotjes sè mjedisit, tè edukimit, edukimit shèndetèsor, probleme tè edukimit tè popullsisè rurale, tè gjitha kèto mund tè konsiderohen si njè ‘’ftesè’’e hapur pèr gratè lider,pasi ato janè edhe çelès i zgjidhjes sè shumè prej kètyre problemeve.(UNIFEM;UNESKO;UNDP).
Zhvillimet ekonomike : Rritja ekonomike, pèrmirèsimi infrastrukturor dhe teknologjik,pèrdorimi internetit ,telefonat celularè,sistemi hekurudhor,kanè impaktetet e veta nè pèrparimin e çèshtjes sè grave duke lehtèsuar punèt e tyre, duke mundèsuar krijimin e rrjeteve ,brenda dhe jasht kufijve kombètar duke mundèsuar shpejtèsinè e informacionit.Kur ekonomia progreson,shoqèria zhvillohet mè shumè,biznesi rrttet,shèrbimet pèrmirèsohen,mè shumè taksa paguhen,shteti forcohet ,politika qè pèrfshin si gra ,ashtu edhe burra evoluon.
Mundèsimi i veprimtarisè sè grave nèpèrmjet rrjeteve fuqizon rolin e grave, e bèn mè tè ndjeshèm aktivitetin e tyre nè mjediset pèrkatèse, i shèrben institucionalizimit tè gruas lider.
Tregètia ndèrkombètare, derivat i rritjes ekonomike dhe zhvillimit tè njè njè vendi.Ajo bazohetnè vlera dhe tregues kulturor tè vendeve tè ndryshme ,ndonjèherè edhe kushtèzohet prej tyre. Pèrhapja e kulturave èshtè njè hap qè ndihmon biznesin ndèrkombètar.Konkurenca ka ndikim tè dukshèm nga kultura.Mbyllja ,izolimi,,fshehja ose mohimi i tipareve kulturore çon nè ulje tè biznesit ndèrkombètar,pengon investimet e huaja,ul eksportet,ul ritmet ekonomike. Hapja e tregjeve dhe e kulturave bèn qè shoqèritè tè pèrfitojnè pèrjashtuar gjinitè.Sistemi i kreditimit,tregjet e pèrbashkèta,politikat e pèrbashkèta ndihmojnè avancimin e lidershipit grua tè cilt shkèmbejnè .marrin japin dhe pèrfitojnè nga vendet e tjera ,sistemet e vlerave dhe tè funksionimit tè tyre.
Teknologjia dhe infrastruktura fizike: Konsiderohen si faktorè tè rèndèsishèm qè i japin mundèsi pjesmarrjes sè grave nè lidership,pasi teknologji e zhvilluar do tè thotè liri e informacionit,lehtèsi nè qarkullimin e tè dhènave, çka pèrmirèson dhe lehtèson kostot e shèrbimit,redukton kohèn e punès.Telefonia fikse dhe ajo mobilare 3G,4G,kompjuterat personal, kanè sofistikuar dhe pèrmirèsuar ndjeshèm punèn e njè lideri,dhe akseson gjithnjè e mè shumè gra,pasi lehtèsia e shfrytèzimit èshtè e njèjtè pèr dy gjinitè.Faktorèt e mèsipèrm kanè shtyrè pèrpara shoqèrinè nè pèrgjithèsi,kanè rritur efiçencèn,kanè modernizuar kushtet e punès. Sipas Fugerberg ky zhvillim involvon shtimin e grave lider.
Liria politike: edhe ky èshtè njè aspekt mjaft i rèndèsishèm nè fuqizimin e rolit tè gruas lider. Liria politike èshtè po aq e rèndèsishme sa edhe faktorèt social,kulturor,dhe ekonomik.Vèndet qè i gèzojnè liri politike ,qè respektojnè liritè civile,kanè media tè pavarura,pavarèsi institucionesh,nivel tè ulèt tè korrupsionit,respektim tè ligjit,besimi tè lirè, konsiderohen si mjedise tè sigurta pèr veprimtarinè e grave lider.(Freedom house 2008).
Midis tè drejtave politike dhe lirive civile ka njè relacion pozitiv me tè gjitha gratè drejtuese.
Kultura: Indikatorèt kulturorè lidhen me specifika individuale si; besimi,normat,pritshmèritè e individève ose grupeve shoqèrore qè ndikojnè nè kulturèn e njè shoqèrie si dhe efektet qè shkakton veprimtaria e grave lider( nè advancè).
Kèto dy tè fundit janè objekt i gjatè diskutimi, ku lindin mjaft faktorè qè frenojnè,nxisin, vènè nè pikèpyetje veprimtarinè e grave lider.Kultura eshtè njè sistem i tèrè relacionesh qè ndèrveprojnè , nè mènyra tè shumèllojshme nè varèsi tè kohès,vendit, duke ndikuar nè promovimin e gruas lider. Por ajo qè mbetet e rèndèsishme pèr tu nènvizuar èshtè qè gratè duhet tè planifikojnè tè ardhmen nèpèrmjet ; (Perfomance orientation) (Future orientation),( Gender egalitarianism), (Humane orientation).
Steriotipet gjinore janè njè nga barrierat mè tè vèshtira ,njè proçes qè kèrkon ndèrhyrjen e shumè aktorève dhe relativisht mjaft kohè. Proçesi duhet tè nisè qè nè edukimin e hershèm , kurrikulat mèsimore, pèr tè krijuar njè model tè ri shoqeror pa barriera qè kufizojnè mundèsitè e njèrès apo tjetrès gjini, por duke i parè si tè barabarta pèrballè mundèsive tè pafundme. Institucionet arsimore e kanè pèr detyrè ti shèrbejnè nè kètè mènyrè shoqèrisè, pa diferencime apo diskriminime pèr shkak tè gjinisè. Natyra i krijoi tè barabartè qèniet humanè, tè ndryshèm,por tè barabartè. Tè qènit tè ndryshèm èshtè njè mundèsi mè shumè pèr tè bashkèrenduar diferencat nè funksion tè uniformitetit.( Mendo si burrè, vepro si grua ose vepro si grua dhe mendo si burrè) nè fund tè fundit kanè njè synim: barazinè .
Kolektivizmi institucional nè fakt èshtè njè praktikè qè nuk i favorizon gratè lider (Gelfand 2004). Kolektivizmi social i largon gratè nga protagonizmi social(rrjetet,blog,kauzat).nè rastet kur gratè janè aktive nè kushtet e kolektivizmit social.presioni ndaj tyre èshtè gjithashtu mè i fortè dhe mè i organizuar,presion ky qè mund tè shoqèrohet nga sulme, çka e shmng gruan nga Lidershipi.
Prezenca e liderit, kultura qè lèviz ngadalè,shoqèritè me simptoma tabush tè egra sipas Schein ,mund tè shèrbejè si frymèzim pèr gra tè tjera ,ose mund ti bèjè ato tè kuptojnè se vazhdojnè tè kenè peshè nè familje ,por edhe mè gjerè.
Fakti qè ka pak gra kryeministre sot nè botè,mund tè shèrbejè si shkèndijè pèr ta bèrè shoqèrinè tè fillojè ta pranojè pushtetin e saj,por ajo çka èshtè mè e vèshtirè, èshtè se sa e pranon familja qè bija, gruaja, nèna, motra tè jetè individualisht e spikatur dhe sa mundèsi ka ajo ta suportojè njè gjè tè tillè.
Edukimi èshtè i rèndèsishèm nè mènyrè qè gratè tè avancojnè nè Lidership,pèr kètè nuk mjafton vetèmtè ndryshojnè perceptimin e familjeve tè tyre,por tè drejtojnè vemendjen edhe jasht shtèpive tek problemet e gjalla tè jetès reale.(Read &Oselin 2008).
Pra ka du mjedise ku duhet tè fokusohemi pèr tè ndikuar mbi faktorèt :
1.FAMILJA ( aty ku duhet tè thyhet fillimisht mosbesimi e tè pèrpunohen elementèt suportues.Aty èshtè mjedisi bazè qè tè njeh kapacitetet dhe tè njeh mundèsitè. )
2.SHOQERIA; Thyerja e tabuve,marrja parasysh e rrezikut qè vjen prej mjedisit shoqèror ,ndèrhyrjet nèpèrmjet çèshtjeve pèr tè tèrhequr,sensibilizuar,thithur, vemendje dhe respekt.

Barazia njè utopi,apo vizion???? (Testim opinionit publik)

Krijuesi ka ofruar njè model ku raporti mashkull femèr èshtè pèrafèrsisht 50 me 50%.
Ky èshtè sistemi qè i referohen institucionet jo me qèllim imitimin,por kèrkesèn pèr energji potenciale qè ekzistojnè brenda tè dyja gjinive.
Barrierat natyrore (lindjet, rritja e femijève, edukimi, mirèmbajtja e shtèpisè,kujdesi pèr familjen…)
Barriera artificiale (kuotat, diskriminimi pèr shkak tè gjinisè,paragjykimi,etj)
Studimet tregojnè se vendet e zhvilluara e kanè pranuar pa ngurim konceptin, natyrshem.
Utopi pèrderisa nuk ekzizton vullneti pèr tè kuptuar mesazhe universale qè energjia njerèzore èshtè burim i pashtershèm pèrsa kohè jeta lèviz pèr tè gjithè.Utopi qè izolim me pasoja plogèshtinè,mohimin apo nihilizmin e burimeve njerèzore( femerore) .
Ka njè relacion midis utopisè si tendencè pèr ta izoluar gjysmèn e popullsisè dhe shkallès emancipuese tè shoqèrisè qè amplifikon utopinè si pamundèsi qè gratè munden dhe duhen.Eshtè mungesa e emancipimit qè e prodhon atè dhe qè prodhon dhunè e cila zvetènon gradualisht shoqèrinè ( dobèson, zvetènon,dhunon).
Vizion pèr vèndet qè pranojnè zhvillimin, janè tè hapur ndaj tij, pranojnè faktorèt(ekonomik,kulturor, teknologjik,infrastrukturor) ,rolet gjinore nuk imponohen,por kombinohen pèr tè funksionuar normalisht nè shoqèri normale qè evoluojnè natyrshèm.
Realitet ; askush nuk i trembet nje fakti tè tillè, diskutohet,paragjykohet fenomeni,por kur ndodh, pranohet .Fazat e para tè procesit janè frenuese ,bllokuese pèr tè krijuar idenè e tè pamundurès. Bllokimi nuk èshtè shopèror,por i pjesshèm shoqèror.
Pyetèsorè (3o % e pranojnè njè grua drejtuese)
10% e shohin tè pamundur qè njè grua tè mund tè jetè drejtuese
50 % mendojnè se nèse èshtè e aftè,po do ta votonin.
10 % votojnè nèse ajo èshtè e bukur ,seksi, e njohur dhe me ndikim nè
pulik.
80% e tè anketuarve mendojnè se politika nuk i ka zgjidhur problemet e
grave.

Ps. Pyetèsorèt janè hartuar nè kuadrin e njè projekti nga NDI Albania me rrjetin ‘’Barazi nè vendimmarrje’’ dhe kanè pèrfshirè qytetarè tè Peshkopisè ( mars 2009)

Nèsè i referohesh rezultateve tè pyetèsorit dhe personave qè kanè plotèsuar atè (joanonimè) mund tè nxjerrèsh mjaft tè dhèna dhe tè bèsh njè analizè tè detajuar tè çèshtjes.
1. Barrierat gjinore,jo pèr shkak tè shoqèrisè,por Glass-Ceiling.
2. Emancipimi i shoqèrisè proçesi ku forcat ndèrveprojnè nga lart-poshtè dhe anasjelltas.
3. Infrastruktura dhe teknologjia rol tè rèndèsishèm nè pèrfshirjen e grave nè vendimmarrje.(Rasti I Dibres ,frenues)
4. Karizma dhe aftèsitè profesionale janè thelbèsore nè vlerèsimin e figurès sè lider grua .
5. Mbarsja me probleme e mjedisit lokal(mostrajtimi i mbetjeve,edukimi shèndetèsor,cilèsia e ujit tè pijshèm) tregues i nivelit tè ulèt tè integrimit gjinor.
Rezultatet e pyetèsorit shèrbyen si terren nè dy aspekte:
1.Rritje tè pjesmarrjes se grave nè proçesin zgjedhor , tryeza mes grave kandidate, debate,rritje tè prezencès sè grave nè jetèn politike, prezenca e medias, trajnime.(nè kuadèr tè mbèshtetjes nga NDI.
2.Ndèrhyrje konkrete me dy projekte nè fushèn e edukimit shèndetèsor.
Pèrfituesit ishin gra dibrane, familjet e tyre,si dhe te komuna periferike. Edukimi shendetesor ( Parandalimi dhe mbrojtja nga kanceri i gjirit) nèpèrmjet njè bashkèpunimi me rrjetin e grave ‘’Barazi nè vendimmarrje’’ dhe autoriteteve lokale tè shèndetèsisè.
Rezultate ;
-Shoqèria reagon pozitivisht ndaj veprimtarive qè janè nè funksion tè jetès dhe i shèrbejnè pèrmirèsimit tè cilèsisè sè jetès.
-Autoritetet lokale ndèrveprojnè me institucione ,organizata joqeveritare, dhe kjo èshtè njè mènyrè shumè e mirè pèr tè promovuar gra.
-Jehona qè lenè pas kèto veprimtari èshtè mjaft pozitive dhe nxit aktivizmin nè radhèt e masès jo vetèm si risi,por edhe si nevojè qè ploteson njè kèrkesè.
-Gratè bashkohen kur nè qèndèr tè ‘’politikave’’ janè probleme tè jetès dhe shèndetit, apo tè tjera si kèto qè lidhen me pèrmirèsimin e cilèsisè sè jetesès ,apo mbrojtjen e familjes.
-Larmia e problemeve qè kanè nè qendèr gruan dhe familjen , kèrkon gra aktive qè ti pèrkushtohen me devotshmèri ceshtjeve nè mènyrè tè organizuar dhe institucionale.
Politika e ndjen tè nevojshme partneritetin me veprimtari dhe organizata tè tilla sepse rrit besueshmèrinè e vet.

KONKLUZIONE TE PERGJITHSHME
Pasqyra e pèrgjithèshme globale apo rajonale krijon idenè se gratè ende pèrballen me legjitimitetin si dhe limitet e influencès sè saj,prandaj inkurajimi i saj si nè mènyrèn e sjelljes ashtu edhe tè pèrdorimit tè tè drejtave , èshtè njè çèshtje shumè e rèndèsishme. Ashtu siç hartohen ligje pèr pjesmarrjen e grave nè parlamente (pavarèsisht pèrfaqèsimit tè ulèt)po nè tè njejtèn mènyrè mund tè hartohen strategji pèr punèsimin .
Nevoja pèr transformimin e stilit tè drejtimit tè grave èshtè e ngutèshme dhe rezulton si njè pèrpjekje pozitive nè vendet ku pritet qè gratè tè shihen dhe tè vlerèsohen pèr nga karizma dhe aftèsitè profesionale pèr tè marrè pozicione lideri.
Rostow (1990) bèri njè ndarje tè vendeve nè dy lloje;
1. Grupi i vendeve me histori ekstreme si shumica e Evropès, njè pjesè e madhe e Azisè, Lindja e mesme dhe Afrika tè cilat janè nè kèrkim tè ndryshimeve pèr arritjen e njè shoqèrie me stsbilitet social.(fq 17)
2. Grupi tjetèr janè vende qè presupozohet kanè lindur tè lira si; USA,Australia, Zelanda e Re dhe Kanadaja.
Kèto dy grupime kanè histori tè ndryshme qè kanè ushtruar ndikimin e vet mbi normat kulturore qè shpjegojnè se si kèto vende kanè bèrè pèrpara ,ndryshe nga vendet e tjera nè çeshtje tè lirisè sè grave pèr tè arritur nivele tè larta tè vendimmarrjes. Arsyeja èshtè e thjeshtè: sepse kèto vende relativisht mè tè reja nè moshè kanè lindur tè lira ,larg konflikteve dhe luftrave,mè tè hapura ndaj kulturave tè pjesètarève tè shoqèrisè sè vet, ku edhe gratè kanè mundèsi tè marrin role drejtuese mè lehtè.
Qèllimi i studimit èshtè qè tè nxjerrè nè pah pikèrisht kèta faktorè qè vènè nè lèvizje gratè duke u dhènè atyre role dhe mundèsi drejtimi.Por kèta faktorè ndryshojnè me kalimin e kohès, varen nga konteksti historik,ekonomik,kulturor.Pèrhapja dhe pèrmasa e globalizmit,ndèrthurja e tradicionales me modernen janè pjesè tè ndryshme e tablove qè ofrojnè vendet e ndryshme dhe nivelet e ndryshme tè pèrfaqsimit.

KAPITULLI 3 ( METODAT)
Ky studim ka pèr qèllim tè kèrkojè nè shumè nivele pèrmes vendeve tè ndryshme tè dhèna makro-ekonomike dhe makro-sociale si dhe tè dhèna nga institucione prestigjioze si World Bank, UNDP,OECD, Freedom House dhe HERITAGE FOUNDATION me rreth 200 vende tè survejuara pèrsa i takon kulturès,40 vende tè tjera tè survejuara nga pikpamja shoqèrore. Analiza ka dy pjesè :1.Analiza e tè dhènave pèr gratè lider
2.Prezantimi i rasteve tè diskriminimit.

Studimi gjithashtu ka kohèshtrirje qè varion me rastet e veprimtarisè s e grave lider si dhe tè dhènat e disponueshme nga OECD (Organization for Economic Cooperation and Development), World Bank, Enterprises Survey nga viti 2002 -2007,Heritage Foundation, Freedom House ,Global Leadership & Organizational Behavior Effectiveness Research Project, si dhe raste studimi nga rajoni Dibèr tè cilat janè mè aktuale (2009-2012), tè dhèna nga NDI Shqipèri e cila ka dhènè njè kontribut tè dukshèm vitet e fundit nè Shqipèri sidomos nèpèrmjet programeve tè veçanta trajnimi pèr forcimin e rolit tè gruas nè lider si mjet pèr forcimin e demokracisè.
Metodat deduktive dhe induktive, vèzhgimi,pyetèsorèt sondazhet,intervistat,tè dhèna statistikore, analiza, diskutime…
Indikatorèt Bankès Botèrore pèr zhvillim èshtè njè anual plot me indikatorè 800 indikatorè nè 153 vende,forume tè tilla verifikojnè dhe shfrytèzojnè tè dhèna pikèrisht pèr tè nxitur diskutime pèr çeshtjet qè lidhen me zhvillimet shoqèrore, janè nevoja tè saj,por edhe presin zgjidhje po nga shoqèria,e cila jo gjithnjè èshtè e gatèshme tè pranojè ndryshimet ,pa u pregatitur gradualisht pèr ta. I rèndèsishèm èshtè progresi…

Diskutim
Nisur nga kjo mund ti kthehemi rastit tè Dibrès… Zgjedhjet 2009 e ndryshuan tablonè e pèrfaqèsimit gjinor nga 7% nè 16 %. Qarku i Dibrès dhe qarku i Kukèsit nuk kanè pèrfaqèsuese femra nè parlamentin e Shqipèrisè…
1. Gratè u listuan nè pozicione jo fituese (Dibèr nga 6 kandidatè , nè dy subjektet e mèdha politike gratè u renditèn nè numrat 5 dhe 6 tè listes.Cka i paracaktoi ato si jofituese
2. Partitè politike hartojnè ligje tè cilat i shkelin po vetè, nuk u respektua kuota 30% e listave tè jenè gra. Ka njè mekanizèm ligjor qè nuk favorizon qè 30% gra tè jenè nè parlament dhe jo thjesht nè lista.
3. Ligji i ri pèr barazinè gjinore duhet tè respektohet nèse èshtè hartuar si nevojè ,pèrndryshe èshtè thjesht njè akt i padobishèm qè shkelet dhe nuk respektohet nga vetè ligjbèrèsit (precedent mjaft domethènès ky)
4. Sa i pregatitur kulturalisht èshtè komuniteti i kètyre qarqeve pèr tè pasur pèrfaqsuese nga tè dyja gjinitè dhe pse/ a, duhet njè gjè e tillè?(pyetèsorèt)
5. Sa e institucionalizuar èshtè gruaja lider (si koncept ) nè kèto rajone.
6. Mjedisi historik i figurave gra lider dhe impakti pozitiv apo negativ qè kanè lènè ato nè njè komunitet tè vogèl dhe patriarkal.
7. Nèse flitet pèr ritme ekonomike dhe infrastrukturè dinamike, pèrse nuk ndryshohet panorama edhe nè kètè aspekt.
8. A ka organizma qè e ndjekin situatèn nè keto qarqe dhe sa tè pèrfaqsuara janè gratè nè kèto organizata partnere apo jofitimprurèse.
9. A e ndihmon pushteti mediatik promovimin e gruas lider pèr mè tepèr nè kèto rajone?
Diskutimit i mungon auditori ,por jo pèrmasa dhe rèndèsia.Janè pikèpyetje qè do mbeten tè tilla pèrsa kohè klasa politike nuk e sheh gruan si partner ,por si rrezik se do zèrè vendin e dikujt.
Ndoshta pikèrisht pas kètyre pikèpyetjeve merr pèrgjigje edhe mungesa e theksuar e figurès sè gruas si vendimmarrèse nè kèto dy qarqe ,qoftè edhe nè nivel lokal( bèn pèrjashtim kètu bashkia Burrel,ku rezulton pèr herè tè parè kryebashkiake grua. Duket se ka njè pèrmirèsim situata pèr keshilltare bashkish ,komunash,por jo nè rrafshin cilèsor,por thjesht atè sasior .Tabela e tè dhènave:
Rezultate kèrkimi:
Grupi global (Dorfman 2004; R.J.House ) identifikuan gjashtè cilèsi globale qè duhet tè karakterizojnè liderin tè quajtura Culturally Endorsed Implicit Leadership Theories (CLTs) tè cilat janè;
1.Karizma e bazuar nè vlera.
2.Aftèsia pèr tè orientuar grupimin.
3.Pjesmarrja nè drejtim
4.Humanizmi
5.Autonomia
6.Aftèsia pèr tu vetèmbrojtur
Sigurisht qè kèto cilèsi shfaqen nè varèsi tè kontekstit kulturor dhe historik, duke u kushtèzuar nga mjedisi , duke gjetur ose jo terrenin e pèrshtatshèm,por sigurisht qè nè tèrèsi ,kèto konturojnè pèrmasèn reale tè figurès sè Liderit .

Ekzistojnè dy drejtime tè cilat janè domosdoshmèri e vazhdueshme:
1.Orientimi i perfomancès(PO) :reflektohet nè mènyrèn se si shoqèria inkurajon pèrpjekjet e tyre,tè rejat qè sjellin nè shoqèri,standartet e larta,rritja e vazhdueshme profesionale, krijojnè dy modele,
– me perfomancè tè lartè(edukim,erritje,rezultate,produktivitet dhe efektivitet,ndèrmarrje iniciativash,tè sigurt)
-me perfomancè tè ulèt (vlerat familjare,cilèsia e jetesès,bashkèpunimi,tè pamotivuara nga paraja ose suksesi,respekti qè gèzojnè nè publik.
Javidan (2004) ka vèrtetuar marrdhènien negative midis anès praktike tè PO dhe anès sè vlerave PO.Ai vèren se shoqèritè tè cilat janè tè orientuara pèr nga prakticiteti,avancojnè politikisht,janè mè fleksibèl,krijojnè klimè konkuruese biznesit .
Shoqèritè qè janè tè orientuara pèr nga PO vlerat ,shfaqin ekonomi tè dobèt,kanè mè pak konkurueshmèri,nuk pèrfitojnè sa duhet prej zhvillimit tè burimeve njerèzore tè tyre.
2.Orientimi i drejt sè ardhmes(FO): E ardhmja lidhet me vizionin,prioritetet,strategjitè,pèr arritjen e objektivave,por pa humbur aspak lidhjet me realitetin duke synuar tè ardhmen,arritja e suksesit ekonomik.Mosorientimi drejt tè ardhmes ka pasoja pasi tè lè nè prehèrin e spontanitetit,frikè nga liria,dhe ankth pèr tè ardhmen,varèsi nga tè tjerèt,
Ekipi The Globe team gjeti tregues pèr njè marrdhènie negative midis FO praktik dhe FO vlera çka tregon se shoqèritè e orientuara mè pak drejt sè ardhmes vuajnè nga pavendosmèria,dhe mosplanifikimi i tè ardhmes.

BARAZIA GJINORE (GE)
Eshtè njè koncept qè lidhet me tè dyja gjinitè si burrat ashtu edhe gratè dhe u takon tè dyjave sepse shpesh trajtohet si njè çèshtje qè i takon vetèm njèrès palè (grave).
Koncepti promovon barazinè, duke besuar se nuk èshtè seksi(gjinia) ajo qè pèrcakton rolet nè shtèpi, punè,komunitet.Mè shumè kulturè mbi barazinè gjinore, do tè krijonte pavarèsi nga koncepti gjini pèr tè pèrcaktuar rolet.Vetèm kèshtu respektohet vendimmarrja, rolet janè tè barabarta, gratè mè tè edukuara,shoqèria mè e civilizuar,burrat mè bashkèpunues.
Sa mè pak kulturè pèr barazi gjinore, mè shumè diskriminim, mè pak gra nè poste e detyra ,probleme dhe gra tè paedukuara,arsimuara.(Emich,Denmark&Den Hartog)
Studimi i tyre shkon edhe mè thellè nè marrdhènien pozitive midis GE praktikè siç èshtè dhe GE vlerè siç duhet tè jetè.Nè bazè tè kèrkimeve rezultoi se shoqèritè me GE praktikè nè nivele tè larta shfaqin karakteristika tè tilla: nivele tè larta tè zhvillimeve humane,nivele tè larta tè zhvillimeve ekonomike, nivele mè tè larta edukimi , mirèpresin dhe janè tè hapura ndaj ndryshimeve.
Ekzistojnè disa parime tè cilat janè shumè tè rèndèsishme ,por akoma mè tè domosdoshme janè pèr liderat nè mènyrè qè ata tè jenè efiçentè dhe ti shèrbejnè sa mè mirè shoqèrisè.
-Leximi i vazhdueshèm
-Dèshira pèr tu trajnuar dhe pèr tu rritur profesionalisht
-Ti dègjosh tè tjerèt
-Tè mèsosh pèrmes syve tè tyre
-Tè shtrosh pyetje dhe tè gjesh pèrgjigjet
-Aftèsi tè reja,interesa tè reja.
Parimet janè tè njèjta, nuk kanè gjini ndaj dhe tè dyja gjinitè mund ti zotèrojnè njèlloj, por edhe mund ti zbatojnè nè tè njèjtèn mènyrè ato.
Ndjenja e pèrgjegjèsisè,e shèrbimit, e kontribuimit, gjithashtu janè tè njèjta.
Edukimi me ndjenjèn e barazisè dhe shanseve tè barabartè èshtè njè proces i domosdoshèm qè ka kohèshtrirje qè nè fillimet e hershme tè edukimit, gjithashtu edhe nè familje.Eshtè proces qè zgjat nè jetèn e njeriut, nèse shihet si njè e drejtè dhe mundèsi pèr tè gjithè ,shoqèria èshtè mè e pasur.Asnjè shoqèri nuk e ka luksin tè mohojè gjysmèn e saj, sepse ka mohuar nè kètè mènyrè energjitè investimin,kontributin ,ndikimin dhe zgjidhje problemesh apo qoftè edhe lehtèsim tè tyre dhe kjo nuk èshtè pak.
A vendoset barazia gjinore me ligje?

Disa vende pèr shkak tè nivelit kulturor janè larg ketij standarti.Pèr t’iu afruar sadopak atij kanè vendosur mekanizma ligjor tè cilat kanè zbutur fenomenin pa e vendosur standartin e barazisè. Rasti i Shqipèrisè(kuota 30%), Rasti i Sllovenisè (sistemi zinxhir) janè instrumenta nè funksion tè pèrafrimit me konceptin e barazisè. Po ti referohemi kompleksitetit(Kompleksi i Edipit) mènyra pèr ti ikur (Kompeksitetit) èshtè nèpèrmjet edukimit. Edukimi èshtè proçesi i largimit nga komleksi,frika, steriotipet.
Edukimi pèrmes –Kurrikulave shkollore
-Medias
-Trajnimeve tè vazhdueshme
-Edukimit tè subjekteve politike
Natyrshèm lind pyetja pasi èshtè vèrtetuar se ligji nuk e vendosi raportin e barabartè 50% me 50% .Ka raste kur pèr shkak tè ligjit vendosen emra grash tè familjes,pa kontribute apo kapacitete tè duhura apo rasti studimor komuna Selishtè ku nga 13 emra pèr kèshilltarè komunash nè zgjedhjet vendore 2011 katèr emra janè gra kandidate, pèrkatèsisht numri 3, 4, 5 dhe 10 nga subjekti politik (PD) ,por asnjera prej tyre nuk èshtè aktualisht kèshilltare ,ndonèse ky subjekt politik ka arritur tè ketè gjashtè kèshilltarè nga subjekti PD. Fenomeni èshtè rast pèr tu studjuar pèr disa arsyje:
– Ligji u respektua deri nè momentin e miratimit nga autoriteti pèrkatès(KQZ)
– Ligji u shkel nèpèrmjet mekanizmash tè paqartè qè mund tè ndiqen,por jo tè pèrsèriten
– Precedenti èshtè i rezikshèm sepse ecuria e ndjekur mund tè shndèrrohet nè rutinè.
– Diskriminimi fshihet pas akteve me vulè,por edhe atyre formalè .
– Rast abuzimi me emra, lojè emrash apo marifet ?

PORTRETI I NJE LIDERI

Lidershipi fillon me besimin te vetja.Vetbesimi (çfarè èshtè,çfarè ju bèn tè keni besim te vetja,çfarè bèn tè humbasèsh vetèbesimin) (The Connections group)
TEST…Sa besim keni te vetja?
Pèrshtypja e parè duhet tè jetè e mirè,veòanèrisht kur merr pèrsipèr tè ndèrtosh njè ekip,koalicion apo lèvizje. Qèllimet e krijimit tè pèrshtypjes sè parè:
-Profesional
-I gjallè ,i zoti,
-Me eksperiencè
-Me vetèbesim
-I dhembshur
-I afrueshèm
-Energjik
-I fokusuar
-I respèktueshèm
Vetèbesimi fillon me njè ekuilibèr personal.
Vendi mè i vèshtirè pèr tè udhèhequr èshtè brenda vetvetes,nèse nuk mund tè drejtosh veten si mund ti drejtosh tè tjerèt???
Ekuilibri personal kèrkon njè plan ditor, nè mènyrè qè koha tè menaxhohet mè sè miri,tè mos humbet kreativiteti,origjinaliteti,por edhe tè mos mbingarkohesh me punè.
Kèrkimi i perfektes eshtè dekurajues ndonjèherè.
Arsimimi & trajnimi: Ka njè pyetje qè lind herè pas here ;A jeni aty ku do tè donit tè ishit pèrsa i pèrket marrjes sè diplomave dhe vazhdimit tè studimeve pèr tè arritur nivele diplomimi mè tè larta.
A do dèshironit tè kishit aftèsi tè reja (psh mèsimi I njè gjuhe tè huaj apo I njè teknologjie tè re)
Cfarè po bèni pèr tè arritur kètè?
Tè mèsuarit gjatè gjithè jetès èshtè njè mènyrè ndègjegjèsimi global mbi çèshtje globale apo kombètare.
Angazhimi nè komunitet : Pèrfshirja nè komunitet lidhet me advokimin politik dhe civil, qè do tè thotè ; Grupe tè afèrta,punè vullnetare,partitè politike,interesa tè veçanta.
Cfarè po bèni pèr ta pèrmirèsuar qytetin,rajonin,shtetin ,botèn? Eshtè shumè i rèndèsishèm fakti nèse jeni i pèrfshirè nè disa grupe dhe a jeni shumè i/e angazhuar nè komunitet.
Rrjetèzimet: Janè njè nga mènyrat pèr tè ndjekur vizione,srategji dhe objektiva tè pèrbashkèta.E rèndèsishme èshtè qè prej tyre tè pèrfitohet.Rrjetet e hapura me sa mè shumè kontakte, kèrkesa pèr ndihmè apo bashkèpunime janè elementè suksesi.
Vizibiliteti;Ka tè bèjè me meritat publike , me respektin qè kanè tè tjerèt pèr punèn qè njè lider bèn,tè dhènat e regjistruara nè Google pèr tè,çfarè shkruhet, nè internet,nè media,rezyme,foto,fjalime nè takime apo mbledhje publike.
Shèndeti: Eshtè shumè i rèndèsishèm pèr njè lider,sidomos ai mendor, kjo duket si çèshtje personale ,por e kalon atè pèrderisa lidhet me fatet e grupimit qè drejton dhe organizon njè lider.
Familja dhe Marrdhèniet: Koha qè i kushtohet familjes dhe tè afèrmve (prindèrit,familja,tè afèrmit,miqtè e ngushtè,mentorèt,fqinjèt,) kanè pjesèn e vet tè rèndèsisè .Sipas studimeve nè mbarè botèn personat qè kanè marrdhènie tè forta personale janè mè tè aftè pèr tè arritur mè shumè synime nè lidership.
Shpirtèrore; Eshtè e rèndèsishme tè dish se çfarè e mbush dhe ushqen shpirtin,nuk èshtè fjala pèr besimin fetar kètu.Janè shumè tè rèndèsishme kontaktet me to lloj influencash qè mbajnè tè motivuar liderin,qè e mbajnè besnik atè ndaj çèshtjeve tè konsideruara tè drejta.Edhe meditimi funksionon.
Dashuria;Nènkupton nè kètè rast marrdhèniet e forta qè motivojnè dhe shpien pèrpara. Mardhènie qè funksionojnè mbi bazat e respektit dhe kujdesit reciprok,burim i rehatisè,qetèsisè,lumturisè,dashurisè.Kètu èshtè çelèsi i respektit pèr veten ,i mosrènies pre e zèrave tè brendshèm ,negativè,qè ulin besimin te vetja,apo dèmtojnè imazhin.

Ekzistojnè katèr nivele tè udhèheqjes bazuar nè disa parime kryesore(Qendra pèr studime gjinore Prishtinè)
1.Drejtimi (Organizues
2.Fuqizimi (Menaxherial)
3.Besimi (Ndèrpersonal)
4.Besueshmèria(Personal)
Parimet qè duhet tè karakerizojnè njè lider:
Tè shohèsh jetèn si mision dhe jo si karrierè
Sinergjia,katalizatorè tè ndryshimit duke pèrmirèsuar situatat nxitur edhe nga kreativiteti
Energjitè pozitive
Besimi tek njerèzit e tjerè çka krijon klimè pèr zhvillim dhe shanse.
Jeta e drejtpeshuar,aftèsia pèr tè veçuar njerèzit nga problemet.
Studimi pèrqèndrohet nè zbulimin e shtatè dhuratat unike tè njeriut ose shtatè shprehitè (siç njihen ndryshe) Skema e vazhdimèsisè sè 7 tipareve
1.Vetèdija(dija pèr veten) 5.Guximi
2.Imagjinata 6.Kreativiteti
3.Forca e vullnetit 7.Vetèpèrtèritja
4.Mendja e begatè(dhunti dytèsore )
FUQIA, AFTESIA PER TE NDIKUAR MBI TE TJERET

Cilat shtigje tè fuqisè janè rezultative pèr njè lider , sa ndikon gjinia nè pèrdorimin e fuqisè.
I fuqishèm apo i pafuqishèm , shpesh ky èshtè dhe muri qè ndan lideret meshkuj nga ato femra.
Duhet tè veprojmè ose duhet tè veprohet mbi ne?! Njè dilemè e liderit pavarèsisht gjinisè.
Shfrytèzimi i fuqisè duke u bazuar nè dhuntitè njerèzore,por edhe nè parimet janè rruga mè e mirè pèr tè mos u ndjerè konfuz apo fajtor nga pèrdorimi i fuqisè.Pra pèrdorimi i fuqisè funksionon por e pèrqèndruar nè DHUNTITE njerèzore dhe nè PARIMET.
Fuqia e bazuar nè parimet ka baza ndershmèrie dhe duuhet tè nxitet vazhdimisht nga vetèkontrolli.
Fuqia e pèrqèndruar nè pushtet inkurajon sjelljet etike dhe èshtè afatshkurtèr nèse nuk orientohet nga parimet. Ka njè proces qè quhet:
PROCESI I FUQISE

LIDERSHIP

Pafuqishmèria Fuqia

Dyshimi Zgjedhja Fuqia shtypèse pèrdorim Fuqi e
( Frikè) I fuqisè p. nè
parim
( Ndershmèria)

Eshtè mjaft i diskutueshèm fakti nèse mund tè rritet ndikimi i njè lideri bashkè me ndershmèrinè.Por ndodh edhe kèshtu. Sipas skemès nderi èshtè fuqi,produkt i pèrdorimit tè fuqisè ma bazè parimet.
Henry Wadsworth Longfellow nè veprèn ‘’Psalmi i jetès’’na mèson se’’Jetèt e njerèzve tè mèdhenjna pèrkujtojnè ne se mund ti bèjmè jetèt tona sublime,duke ‘’udhètuar’’mund tè lèmè gjurmè t e hapave tanè nè rrjedhèn e kohès’’
Ata burra dhe gra qè lènè njè ndikim tè madh i cili mund tè qèndrojè pèrtej kohèzgjatjes sè jetès sè tyre qè nuk zhduket apo zvogèlohet me rrjedhèn e kohès.
Bota ka shumè nevoja ,arsye ,projekte dhe probleme.Familjet,bizneset dhe kombet tona kanè nevojè tè ndèrtohen.Njerèzit qè veprojnè nga baza e fuqisè sè pèrqèndruar nè fuqinè e parimit mund tè bèjnè njè ndryshim tè jashtzakonshèm dhe pozitiv.’’Sot mè shumè se kurrè ne kemi nevojè tè ushtrojmè ndikimin tonè me nder’’ nga ‘’Parimi i fuqisè’’ Covey,Stephen R.,New York
Kemi arritur nè njè konkluzion shumè tè rèndèsishèm , tek njè faktor nxitès qè favorizon pjesmarrjen e grave nè lidership :PERDORIMI I FUQISE PERQENDRUAR NE PARIME DHE JO NE FRIKE APO DYSHIM: Nisur nga avantazhet femèrore cilèsitè qè gratè shpalosin nè varèsi tè kohès dhe rrethanave ,po e konsiderojmè si faktor qè nxit prezencèn nè njè realitet ku fuqia shtyp duke shkaktuar frikè cilèsi kjo e demonstruar nga burrat(shembulli i diktatorève).

Sipas Cathy Allen (presidente e ‘’The Connections Group Inc’’ )ka njè problem me grate nè tendencèn e tyre pèr tu bèrè lider ,problem qè pengon ata nè tè qènit racionale.Ky èshtè menaxhimi I kohès. Megjithèse gratè janè ato qè planifikimin èshtè gjèja mè e mirè qè mund tè bèjnè .
Ka tri profesione: 1. Nènè shtèpiake
2.Puna
3. Angazhimi nè komunitet
Nè njè shoqèri qè evoluon çdo ditè,natyra e kèrkesave ka ndryshuar, duke pèrfshirè nè vetvete:
Teknologjia (telefonatat,kompjuterat,televizioni).Edhe nè kètè aspekt janè bèrè shumè hulumtime nga ku èshtè vènè re se gratè konsumojnè mè shumè kohè online.
Janè bèrè gjithashtu hulumtime se si dhe sa e shfrytèzojnè gratè dhe burrat kohèn e tyre
Gjumè,punè,familje,punèt e shtèpisè,teknologji,pushim,shikim televizioni,kohè pèr tu marrè me veten,kohè pèr trupin dhe pamjen,udhètime. E rèndèsishme nè kètè hapèsirè èshtè edhe kreativiteti,organizimi i jetès,reduktimi i stresit.
Plotèsia e njè individi èshtè jo vetèm historia e tij,por edhe karakteri.
Historia : Regjistri qè pèrmban ku kemi qènè,çfarè kemi bèrè,njerèzit me tè cilèt jemi marrè,marrdhènia me historinè nuk duhet tè jetè kushtèzuese pra jo si grila burgu. Ndonjèherè ajo duhet mposhtur.
Karakteri:éshtè ajo çka ne jemi.ekziston gjithnjè njè model i brendshèm i besimeve,motivacioneve,dèshirave,dhe parimeve qè shprehen nèpèrmjet sjelljes.Karakteri shfaqet si aftèsi pèr tè zhvilluar dhe pèr tè zènè aftèsi tè reja.Nèpèrmjet historisè dhe karakterit mund tè ndikohet tek njerèzit e tjerè pèr tè arritur diçka. Eshtè ky njè tjetèr aspekt qè vlen tè verifikohet,njè fushè ku mund tè bèhen studime,krahasime me qèllim nxjerrjen nè pah tè pèrmasave reale tè njè lideri.
Ndodh qè edhe pse pèrmasa e liderit ka komponentèt e nevojshèm tè studjuara si nè kontekstin personal, ashtu edhe nè atè kulturor, ekonomik, teknologjik dhe politik, rastet e diskriminimit nuk janè tè pakta dhe kjo jo sepse ato janè tè pafuqishme,gabojnè apo janè tè paafta.Nè shumè raste ato(faktorèt diskriminues) gjènden jasht saj. Shfaqen si Glass-Ceiling,por kjo èshtè vetè dukja e problemit.Nè thellèsi ,fshihen arsyet e vèrteta qè nè dukje emèrtohen si pafuqi apo dèshtim pèr shkak tè dobèsisè, ashtuquajtur ‘’seks i dobèt’’.

RASTET E DISKRIMINIMIT ,(faktorèt)
Kostot e injorimit gjinor: Ndodh qè vetè shoqèria margjinalizon gratè e cila ndonèse pèrbèn gjysmèn e popullsisè,kur vjen puna pèr tè marrè pèrgjegjèsi i nènshtrohet me ndèrgjegje kuotova qè nuk janè gjè tjetèr veçse njè nga format e diskriminimit.Mundèsive tè saj u vihen barriera.Por jo rrallè herè vihet re se gratè veprojnè tè ndara nga njèra –tjetra,duke mos e mbèshtetur njèra-tjetrèn.
Analiza e diskriminimit trajtohet kryesisht pèrmes hipotezave ,pasi rastet janè thjesht produkt studimi dhe jo hetimi .
1.Klima e biznesit ; ndikon pozitivisht kur zotèrohet nga gratè dhe jo optimalisht kur zotèrohet nga burrat.Procedurat burokratike e vèshtirèsojnè sè tepèrmi procesin pèr tè dyja gjinitè,por vonesat privujnè mè tepèr gratè.
2.Zhvillimet sociale: ndikojnè si nè pjesmarrjen e grave nè lidership ashtu edhe rastet e diskriminimit tè saj.Ka njè korrelacion pozitiv midis zhvillimeve sociale me nivelet e pjesmarrjes sè grave nè lidership.Shoqèritè e emancipuara stimulojnè pjesmarrjen e grave nè lidership. Krejt e kundèrta ndodh me shoqèri tè izoluara,tè paemancipuara ku gruaja diskriminohet jo vetèm nè pozicione lidershipi,por edhe nè mjedise tè tjera ,madje edhe nè familje.Diskriminimi pèr shkak tè gjinisè shfaqet edhe si dhunè verbale,ekonomike.(Rasti i Dibrès, Komuna Selishtè,Dokumentet vèrtetojnè diskriminim gjinor,por edhe shkelje flagrante tè vendimeve tè vulosura dhe firmosura nga KQZ)
3.Faktorèt ekonomikè: edhe kjo marrdhènie shfaqet negtive dhe pozitive ,pasi ndikohet nga:-Liria ekonomike tè cilat kanè pèrqindje tè ndryshme ,nè vende tè ndryshme.
-Stabiliteti makroekonomik,i cili pavarèsisht se nuk èshtè i lidhur me pjesmarrjen e grave nè lidership ,èshtè faktor i rèndèsishèm ekonomik.
-Zhvillimi ekonomik pasqyron nè mènyrè tè drejtpèrdrejtè varèsinè e fenomenit ndaj ritmeve tè zhvillimit.
4.Teknologjia dhe infrastruktura fizike:Varèsia èshtè pozitive ,teknologjia dhe infrastruktura e zhvilluar favorizojnè angazhimin,nè rast tè kundèrt diskriminojnè gjithkènd.
5.Liritè politike: Tè drejtat politike dhe liritè civile kanè njè korelacion negativ me pjesmarrjen e grave nè lidership.Atje ku liritè politike janè tè cunguara ose mungojnè, roli i lidershipit tè grave èshtè i reduktuar ose i mohuar, diskriminim natyral.
6.Kultura:Eshtè njè faktor i rèndèsishèm,por edhe i pamatshèm pasi ka tè bèjè me sistemin e vlerave dhe tè praktikave gjè qè ndikon vazhdimisht nè jetèn e komunitetit ku vepron lidershipi.Eshtè njè mardhènie e ndèrvarur nga e cila derivojnè koncepti i barazisè gjinore,orientimi drejt tè ardhmes.

DISKUTIME

Kèrkuesit rreth çèshtjeve gjinore duke krahasuar burrat me gratè lider argumentojnè se gjithmonè njèra nga gjinitè èshtè mè e disavantazhuar se tjetra ,pasi ato veprojnè nè rrethana tè ndryshme.Gjithashtu ato shpalosin karaktistika tè ndryshme qè kanè filluar tè jenè objekt i trajnimeve tè ndryshme pèr lider tè ardhshèm ,paraqitjes sè shumè sygjerimeve pèr zhvillimin e liderave pèrderisa lidershipi èshtè njè fenomen dinamik ,kèrkimet kanè nevojè tè vazhdueshme tè zgjerojnè bazèn e faktorève qè ndikojnè nè kètè kèrkim.Ekzistojnè gjithmonè sfida nè kèrkimin e aftèsive,mundèsive dhe kontekstit qè prodhojnè ose fshehin zhvillimin e liderve tè rinj. Konceptet e lartpèrmendura: steriotipet gjinore,mospèrputhja e roleve, efektet Glass-ceiling, qè ndikojnè nè drejtimin e tyre ,janè pjesè e rrugètimit ku e megjithatè gratè vazhdojnè tè jenè pjesè e proçesit. Forcat institucionale (organizatat,rrjetet) drejtojnè konform normave me qèllim rritjen e legjitimitetit.
Gratè funkionojnè pa institucionin pèr shkak se mjedisi ende èshtè larg standarteve,vlerave sociale.(March &Olsen 1984,89,96) Gjithsesi gratè u pèrgjigjen rregullave duke i konsideruar prioritete tè tyre ,ndèrsa bashkèveprojnè jasht institucioneve duke qènè larg pèrligjjes institucionalisht.(Peters 2000)
Éshtè e provuar tashmè se gratè qè arrijnè tè drejtojnè biznese ose tè gèzojnè poste politike, involvojnè gra tè tjera. Kètu mund tè fallojmè edhe njè faktor tjetèr qè nxit pjesmarrjen e grave; Zgjedhja e grave drejtuese favorizon edhe gra tè tjera.
Involvimi i grave nè lidership èshtè edhe njè shembull(i mirè ose i keq) pèr gratè e tjera qè duhet tè angazhohen nè politikè dhe vendimmarrje).Ky studim ka si qèllim tè nxjerrè nè pah faktorèt qè drejtojnè ose rrisin pjesmarrjen e grave nè lidership,ndèrkohè qè ka shumè tè tjera qè u privohet e drejta pèr tè avancuar.
Gjithsesi konflikti midis mundèsisè dhe pengesave,traditès dhe modernes, e ka shoqèruar gjithnjè njerèzimin si njè mundèsi pèr tè ecur pèrpara.
Akoma mè e ndèrlikuar èshtè panorama nè fushèn e biznesit ku gratè lider pèrballen me probleme si ;korrupsioni, dhuratat e majme dhe krimi.
Papunèsia e grave; èshtè njè tjetèr aspekt qè bie nè sy nè raport me gjininè tjetèr.Lidhet me mospèrfaqèsimin e barabartè gjinor nè lidership,lidhet me diskriminimin,nivelin kulturor,kushtet e punès ,vèshtirèsitè qè kanè gratè pèr tu rritur profesionalisht, pesha e familjes qè mè sè shumti rèndon mbi ta.
Mjedisi kozmopolitan, urban dhe i zhvilluar èshtè ai qè i krijon mè shumè akses grave tè jenè mè aktive si nè fushèn e edukimit ashtu edhe nè atè tè punèsimit.
Zhvillimi i burimeve humane èshtè njè proçes qè shoqèron rritjen e rolit tè lidershipit grua, pra èshtè njè proçes paralel qè dèshmon se shoqèritè e emancipuara ,tè zhvilluara nuk paragjykojnè afo privojnè askènd pèr shkak tè gjinisè,pèrkundrazi krijojnè kushte pèr arsimim tè barabartè dhe cilèsor.Kjo klimè nxit gratè qè tè edukohen,pasi vetèm kèshtu ambicjet dhe kapaciteti i tyre nuk shkojnè dèm,pasi shoqèria mirèpret burimet e saj njerèzore pa dallim.Eshtè detyrè e qeverive tu krijojnè standarte edukimi shtatasve pa dallim,por bazuar nè statistika, femrat rezultojnè se e ndjekin nè njè pèrqindje mè tè lartè shkollèn krahasuar me meshkujt.Arsyet janè tè shumta.Atje ku femrat privohen nga shkollimi mungon cilesia e edukimit,ose edukimi si institucion :Fenomeni i braktisjes se shkollave nè zonat rurale ka si shkak distancèn e largèt shkollè –shtèpi, ose kushtet fizike janè tè vèshtira,por nje rrethanè periferike èshte edhe mentaliteti, sipas tè cilit vajzat e rritura janè mè pak tè sigurta kur shkolla ka distancè nga shtèpia.
Shihet qartè qè standarti i jetès prodhon standarte edukimi dhe mobilizimi tè shoqèrisè.Kur ky standart èshtè i dèmtuar, pasojat reflektohen nè tè gjitha drejtimet ,pèrfshirè kètu edhe mungesèn e gruas aktive nè jetèn politike.Dhe sigurisht qè nè themelet e çdo standarti qèndron ekonomia,frymèmarrja e saj ushqen çdo sektor tjetèr tè jetès.
Liria ekonomike ka fuqinè qè tè nxjerrè nè dritè tè drejtat,zhvillimet e biznesit,tregètinè,investimet,punèsimin,nivelet e korrupsionit.Liria ekonomike ka njè marrdhènie shumè tè fortè mes perfomancès ekonomike dhe prosperitetit tè saj.(Holmes, Feulner, & O’Grady 2008).Liria ekonomike do tè thotè edukim mè i mirè ,shèndet mè i mirè,shoqèri mè e mirè. Do tè thotè mè pak dhunè ,konflikte e korrupsion.
Praktika ka treguar tre faza tè rèndèsishme nèpèr tè cilat lèviz, konturohet dhe rritet figura e lidershipit pèr tè arrttur maturimin e plotè.
Ekzistojnè tre dimensione qè nè vetvete pèrmbajnè tre procese :
1.Pjesmarrja nè Lidership; Kjo nènkupton sipèrmarrje pozitive, aktivitet politik,marrje pèrsipèr tè pèrgjegjèsive,rrisqeve.
2.Autonomia, sidomos nga mjedisi negativ qè ushtron jo vetèm ndikim,por edhe presion.
3.Vetèmbrojtja; nga presioni negativqè ushtrohet nga individè tè veçantè ose edhe grupe shoqèrore.
Analiza e tre dimensioneve:
Tre dimensionet ndèrlidhen me njèri –tjetrin dhe pikèrisht mènyra se si ndèrtohet dhe funksionon ky korrelacion ,klasifikohen vende tè ndryshme, ku korrelacioni èshtè mè i fortè ose mè pak i fortè. Korrelacion i fortè do tè thotè lidershipjetègjatè qè i mbijetojnè fazave tè vèshtira nèpèr tè cilat evoluon shoqèria.
Nè disa raste pèrqèndrimi nè forcèn pèr tè ruajtur 3 dimensionet ,lideret femra dalin jasht natyrès sè tyre femèrore duke u etiketuar si autoritare, apo kopje mashkullore.
Studjuesit mendojnè se kjo sjellje èshtè pasojè e kontekstit kulturor,kur gratè detyrohen tè bejnè pèrpara nè Lidership duke u shfqur mè tè prera,por mè shumè bashkèpunuese duke ia lènè stilin e tyre tè drejtimit nè varèsi , shoqèrisè. (Sargent ,Veccio)
Gratè nuk mund ti ndryshojnè gjèrat tè vetme, kjo falè natyrès sè tyre humane,mènyrès njerèzore tè trajtimit tè problemeve,èshtè gjithnjè e nevojshme qè ato tè punojnè nè grup ,tè jenè mbèshtetèse dhè tè orientojnè politika.
Leung 2004 sjprehet se shoqèria duhet tè besojè dhe tè ndikohet nga sjelljet sociale tè lidereve gra,sidomos nè kohè krizash.
Shoqèria èshtè e ndikuar nga forca dhe faktorè tè pafundèm.
-Niveli i lartè i cinizmit, i cili shfaqet rèndom nè tè gjitha nivelet shoqèrore,Ky bèhet shkak i paragjykimeve ,steriotipesh gjinore, duke u shndèrruar nè pengesè.
-Besimet fetare gjithashtu, nèpèrmjet njè fryme tè pashpjegueshme mistike ushtrojnè forcè duke humbur logjikèn ,arsyjen, duke ushtruar kontrollfrenues ,madje edhe mbi individè.
Iglehard 2004 ,mendon se Islamizmi ndikon negativisht nè pjesmarrjen e grave nè Lidership (????)
– Kjo klimè frenuese èshtè njè terren qè shèrben si shtysè pèr tè ndèrhyrè mè fort ,pozitivisht pèr tè avancuar nè Lidership,por edhe pèr tè pèrmbushur pritshmèritè duke shrytèzuar eksperiencèn, strategjitè,aspiratat pèr tu afruar mè pranè qèllimeve.
– Klima frenuese vèshtirèson kushtet socialekonomike(Leung & Bonds 2004) dhe gratè e papèrfaqèsuara duhet tè suportohen nga ato qè janè nè nivele mè tè larta ,apo nè vende ku niveli i pèrfaqèsimit tè grave èshtè i lartè.Mund tè krahasohen sistemet, tè kopjohen apo pèrshtaten modelet e suksesèshme me qèllim konsolidimin e lidershipit.
– Sipas Minnit & Nardone’s ,kjo pasqyrè pèrmbush pritshmèritè e atyre qè besojnè se mund tè drejtojnè me sukses apo edhe atyre qè janè aktive nè komunitetet e tyre.
– Nè ndèrhyrjet sistematike pèr tè ndikuar sadopak nè ndryshimin e 19% gra parlamentare sot nè botè, po analizojmè kuotèn si njè instrument qè nga shumè vende po shihet si njè pèrpjekje e pèrkohèshme nè funksion tè pèrmirèsimit tè situtès sè pèrfaqèsimit gjinor si dhe pèrkrahjes sè grave nè Lidership.

CFARE ESHTE KUOTA
Kjo lloj mase qè u imponohet me kushtetutè,me rezervim, me statut subjekteve politike, èshtè nè pèrpjekje drejt qèllimit pèr tè siguruar me ligj ,tè paktèn njè minimum prej 30- 40 % gra nè parlamentet e vendeve pèrkatèse.
Jo tè gjitha vendet e kanè pranuar kuotèn si zgjidhjen mè tè mirè,diskutim mè vete ky ,mjaft i gjèrè,por jo objekt i yni. Kuota 30 -40 % èshtè njè tendencè drejt raportit ideal 50 me 50% qè Zoti ka ndarè gjatè aktit tè tij tè krijimit,njerèzimin.Fakti qè kjo kuotè caktohet jo mbi 60%, do tè thotè se nuk tenton tè dèmtojè njèren apo tjetrèn gjini,pèrkundrazi ti afrojè ato pèr tè mirèn r pèrgjithèshme.
Ekzistojnè tre tipe tè kuotave gjinore nè politikè:

1.Vende tè rezervuara (Me kushtetutè)
2.Kuota pèr kandidatèt (Ligji i paraprin sistemit zgjedhor)
3.Kuota partite politike ,vullnetarisht(statute)
Kèto tre tipe kuotash janè edhe tre mènyrat se si gratè mund tè kenè mundèsi tè jenè anètare parlamentesh. Asnjè burrè nuk do ia lejonte vullnetarisht vendin e tij njè gruaje ,èshtè pikèrisht kjo arsyeja pse kuatat,sidomos prezantimi dhe implementimi i tyre nuk janè procese tè lehta.
Dy nga metodat janè mè tè aplikueshme lidhur me kuotat;
1.Kuotè nèpèrmjet kushtetutès
2.Kuotat e subjekteve politike (statutet), rasti i Norvegjisè,Suedisè,Danimarkès)
Ka njè debat qè èshtè gjithnjè i mprehtè kur flitet pèr implementimin e kuotave , kjo sepse nuk mjaftojnè vetèm ligjet nè hartimin e kuotave,por procesi i implementimit èshtè shumè i rèndèsishèm.
Ekzistojnè disa vèshtirèsi nè kètè proces:
1.Gjetja e njè numri tè konsiderueshèm grash.
2.Nèse partitè kanè vullnetin e duhur pèr tè krijuar vendin e duhur pèr kèto gra.
Eksperienca tregon se nuk èshtè i vèshtirè rekrutimi i grave,vèshtirèsia qèndron nè prezantimin e kuotave tek subjekteve politike.Praktika e disa vendeve (Suedi,Danimarkè) ka treguar se partitè qè rezistuan nè pranimin e kuotave , humbèn zgjedhjet.
Strategjitè janè tè shumta ,por jo gjithnjè favorizohen gratè prej tyre.
Zgjidhen njerèz me eksperiencè dhe kjo i shmang gratè tè cilave ju mungon eksperienc jo pèr faj tè tyre.
Vendosja e grave nè krye tè listve ,èshtè njè mènyrè qè e rrit nivelin e pèrfaqèsimit.
Praktikat kanè treguar se shumè parti nuk kanè mundur tè gjejnè vullnetin pèr tè vènè gra nè krye tè listave, ndodh qè vènè gratè e tyre, kunatat , gra qè nuk kanè kontribute,por gratè e mirèredukuara bèhen pèrpjekje pèr tu gjetur vendet e duhura si drejtuese nè mènyrè qè tè pèrfitojnè eksperiencèn e duhur pèr tè pèrfituar potencial dhe kredibilitet nè tè ardhmen.
E megjithatè sistemi i kuotès mbetet i diskutueshèm sot nè politikèn globale,pasi jo tè gjitha vendet e aplikojnè atè, edhe atje ku èshtè aplikuar nuk ka arritur standartet e synuara, apo ka shkaktuar mjaft polemika brenda subjekteve politike.
Sistemi i kuotès nuk e dèmton barazinè,pèrkundrazi èshtè njè hap drejt saj, qè ndihmon nè konceptin e barazisè dhe tè shanseve tè barabarta.
Kuotat nuk janè njè mjet jodemokratik sepse votuesit duhet t’ju afrohesh me tè gjithè pjesètarèt e shoqèrisè qè janè edhe burrat edhe gratè.Vetèm kèshtu ai do tè jetè nè gjendje tè vendosè saktè votèn e tij pèr atè qè i èshtè pèrzgjedhur.
Shumè gra nuk kanè mundur tè zgjidhen nè pozicione Lidershipi vetèm pse ato jnè gra dhe jo se u ka munguar kualifikimi,apo shkollimi.Kuota èshtè njè mundèsi qè i nxjerr nè pah ato.
Prezantimi i kuotave ka shkaktuar jo pak konflikte nè partitè politike( CFR.org.Atlantic partner site). Procesi i prezantimit tè kuotave eshtè shumè delikat, sikurse edhe ai i implementimit , delikat dhe shoqèruar nga kujtesè e fortè.
-Kujdes nga vakuumet ligjore tè cilat shkaktojnè paqartèsi dhe shnderrohen nè rrezik.
-Presioni qè duhet tè ushtrojnè organizartat,rrjetet e grave ,apo grupimet duhet tè jenè tè vazhdueshme,jo vetèm pèr tju kujtuar ligjin,por edhe domosdoshmèrinè e tij.
-Eshtè me rèndèsi qè kuotimi tè mos shihet si konflikt mes gjinive,por si njè hap i pèrkohshèm ,ndoshta edhe si njè masè edukuese pèr perspektivèn e shoqèrisè .
Ka njè hartè tè pèrdorimit tè kuotave ,jo tè gjitha shtetet e shohin atè si njè mekanizèm qè funksionon (Libia 10%).Ka shtete qè nuk e ndjejnè se kuota bèn tè mundur konkurencèn e ndershme(USA).
Kjo hartè e shtrirjes sè sistemit tè kuotave ngre dy pikèpyetje:
1.A janè kuotat tregues i demokracisè ?
2.A janè ato efektive?
Pèrgjigjet nuk janè tè qèlluara, ndaj edhe ky diskutim mbetet I hapur.
Vendet e lindjes se mesme(islamike ) pèrdorin kuota.Iraku 25%,Maroku,Egjypti,
Shifrat tregojnè se numri I grave Lider (nè parlamente) sot po limitohet, liderat e partive janè burra,ministrat,kryeministrat,presidentet ,gjithashtu.
Lindja e mesme èshtè tregues se si gratè po e transformojnè politikèn atje;
Nè Irak gratè parlamentare konsultohen nè mènyre permanente me kolegèt meshkuj, pèr tè pèrmirèsuar çèshtje qè kanè tè bèjnè me gratè.
Gjithashtu èshtè vènè re se edhe papunèsia e grave ulet kur vendosen kuota .P.sh. nè sistemin e shèndetèsisè ,apo edukimit,kuotat variojnè nga 30 – 50%.
Tunizia gjithashtu kuotat i shoqèron me sistemin zinxhir çka i rrit mundèsitè e pèrfaqèsimit grave nè parlament, duke bèrè tè mundur qè 23% e parlamentit tè pèrfaqèsohet nga gra.
Egjipti pati njè diskutim tè gjère rreth listimit tè grave ,nèse duhej qè ato tè ishin fituese apo jo.Nè fakt vetèm 10 gra janè sot nè parlament nga 498 anètarè.
I parashtrova kèto fakte nga vendet islamike per tia vènè pèrballè argumentit tè mèsipèrm qè citon se myslimanizmi nuk lejon gra Lidere?????
Duket se akoma nuk ka njè zgjidhje pèr çdo vend qè tè garantojè kuotèn,apo qè tè rrisè pjesmarrjen e grave nè lidership,apo qè tè rrisè efektivitetin e tyre.
Kuotat krijojnè mundèsi pèrfaqesimi grave,por a i sjellin realisht nè vemendje problemet e tyre???
Nga pasqyrat e kuotave nèpèr botè shifet se Norvegjia,Ruanda dhe India janè tè suksesèshme nè plotèsimin e kuotès. Arsyjet janè tè brendèshme, ekonomike,kulturore,politike…
Ajo qè ne duhet tè theksojmè janè FAKTORET nxitès qè dalin nè pah nè kontekstin e mèsipèrm;
1.Rrjetet e grave janè nxitès dhe krijojnè efekte mbi kuotat.
2.Kuotat nuk diskriminojnè ,por shmangin barrierat qè privojnè gratè.
3.Kuotat ndikojnè qè gratè tè sè bashku tè pèrpiqen duke minimizuar streset, duke ndarè eksperienca .
4.Shoqèria duhet tè ndèrgjegjèsohet se gratè kanè tè drejtè po aq sa edhe burrat tè pèrfaqèsohen nè shoqèri.
5.Zgjedhjet janè pèrfaqèsim dhe jo kualifikim,apo edukim.
6.Gratè janè tè kualifikuara po aq sa edhe burrat qè tè dominojnè nè politikè dhe kjo èshtè njè e drejtè.
7.Nèse kuota shkakton konflikte , kjo èshtè e pèrkohèshme ,njè moment kalimtar,por i domosdoshèm.
8.A kanè pèrmirèsuar kuotat pèrfaqesimin gjinor edhe nè drejtim tè cilèsisè apo e kanè errèsuar kètè tè fundit.
9.Cfarè mekanizmi tjeter do ta pèrmirèsonte cilèsinè e pèrfaqesimit gjinor, pasi kuota sjell mè shumè gra nè vendimmarrje,por jo gjithmonè gratè e duhura,ato qè realisht janè tè domosdoshme nè politikè.
Ja disa nga raportet gjinore nè listat pèr kryetarè bashkie nè Shqqipèri :
Nè zgjedhjet pèr Pushtet Lokal nga viti 2000 kemi 5 bashki tè drejtuara nga gra.
Viti 2000 pèrmban kuotèn mè tè lartè 7,6 % (Gramsh,Pogradec,Roskovec,Rrèshen, Delvinè)
Viti 2003 vetèm bashkia Shijak.
Viti 2011 kemi tre bashki tè drejtuara nga gra (Burrel,Patos,Delvinè).
Edhe treguesit e papunèsisè flasin pèr njè tjetèr diskriminim gjinor :
Viti 2009 15,9% janè femra tè papuna, pèrkundrejt 12,2 % meshkujve tè papunè.
Po ashtu edhe shifrat e punèsimit po pèr vitin 2009 paraqiten si mè poshtè:
64,3% meshkuj tè punèsuar
43,6 % femra tè punèsuara.
Njè nga sfidat e sotme qè mund tè ndryshojè raportet e punèsimit èshtè edhe zhvillimi i teknologjisè ku mundèsia e aksesimit si pèr gratè edhe pèr burrat èshtè e njèjtè.
Prandaj nè ditèt e sotme ka njè rèndèsi tè veçantè ICT programs tè cilat janè mè shumè se tè nevojshme nè botèn qè ndryshon shumè shpejt. Programe tè tilla sjellin:
1.Zhvillimin e komuniteteve.
2.Tè drejtat njerèzore.
3.Rritje ekonomike.
4.Punè dhe inovacion.
Krijimi i kushteve per ICT programs èshtè edhe njè sfidè,njè mènyrè pèr tè plotèsuar boshllèqet gjinore.Sipas Ann Mei Chang ,vèzhgimi i grave èshtè njè nga mènyrat mè tè drejtpèrdrejta dhe efektive pèr tè pasur zhvillim ekonomik dhe social.Njè nga sfidat nè çèshtjet gjinore èshtè aksesimi i teknologjisè pèrmes celularève apo pajisjeve tè internetit .Dihet se interneti ul koston e shèrbimeve dhe pèrshpejton kohèn e punès.Pa patur avantazhe teknologjike gratè nuk mund tè kenè progres.Pèrmes programeve tè tilla koha menaxhohet mè mirè,thyhen barrierat lokale e rajonale,Gratè janè mè tè sigurta,por edhe pèr shoqèrinè nè pèrgjithèsi.Investimi pèr gruan konsiderohet si investim pèr familjen,komunitetin,vendin.
Nè çdo kohè dhe nè çdo vend èshtè e nevojshme qè tè hidhet njè shikim dhe pastaj njè dizenjim sè ;
1.Cfarè nevojash dhe prioritetesh kanè gratè.
2.Studjohen dhe targetohen grupimet ku informacioni nuk èshtè i mjaftueshèm.
3.Planifikohet njè strategji se si mund tè operohet mè tej.
Janè tre pyetje thelbèsore nè njè komunitet ku sigurisht faktorèt bazè qè janè nè themel tè çdo studimi janè ; ekonomik,politik,kulturor,teknologjik,infrastrukturor, social.Kjo èshtè mènyrè mè efikase pèr ta studjuar Institucionin grua me tè giha shtysat dhe barrierat, rrjedhojè e progresit dhe regresit qè shoqèrojnè zhvillimet globale nè botèn qè ndryshon me ritme qè variojnè . Studjuesit pranojnè se pavarèsisht niveleve tè pèrfaqèsimit gjinor, diskriminimi ekziston ,pasi gratè nè pèrpjekjet e tyre pèr tè qènè pèrfaqsuese e kanè tè pashmangèshme pèrballjen me diskriminimin. Nivelet mund tè shndèrrohen nè shkallè pèrfaqèsimi mè vonè qè do tè kèrkojè rritje tè pèrfaqèsimit tè grave çka do tè thotè rritje tè pritshmèrisè sè shoqèrisè,transformime sociale dhe ekonomike.Sigurisht qè vèndet me nivele tè ulèta pèrfaqèsimi,edhe shkalla e pritshmèrisè shoqèrore ndaj grave èshtè e ulèt.Ajo ndryshon nè varèsi tè ndryshimit qè pèson pozita e gruas nè role vendimmarrèse.
Nè vèndet me nivele minimale pèrfaqèsimi,gratè njihen vetèm si mirèmbajtèse shtèpish, dhe shoqèria kaq èshtè mèsuar tè presè prej tyre.Steriotipet janè njè pengesè serioze pasi shoqèria e ka pranuar dhe èshtè mèsuar tashmè me modelin e njè gruaje qè kujdeset pèr shtèpinè dhe nèse ndonjèra tenton tè thyejè kètè steriotip lind diskriminimi ose glass –Ceiling i shndèrruar nè metal tè fortè e tè pathyeshèm,pengesè e fortè pèr gratè qè synojnè vendimmarrjen.Gratè janè tè pambrojtura dhe shpesh tè sulmuara nga egoizmi mashkullor dhe kjo situatè èshtè e tillè nè tè dyja nivelet e para tè pèrfaqèsimit gjinor.
Nè rastet e vendeve qè janè nè nivelin tre tè pèrfaqèsimit situata fokusohet pikèrisht tek Glass-ceiling,pikèrisht aty kur gratè kuptojnè se munden,por nuk èshtè e mundur,kuptojnè se vlejnè,por vetèm kaq mjafton ,tè tjerat…ka tè tjerè qè mund ti bèjnè, kuptojnè ,shikojnè,dijnè mjaftueshèm,por thjesht nuk ju lejohet.Ky èshtè edhe caku qè prodhon fenomenin e diskriminimit.Qelqi qè ‘’thyhet’’ me pasoja pèr gruan qè tentoi ta ‘’gèrvishtè’’, tè tjerat qè nuk guxojnè,shoqèria e cunguar, tè drejtat e nèpèrkèmbura,,,e njè mori e pafund problemesh qè shfaqen pikèrisht nè nivelin tre qè pranon gratè,por nuk i lejon ato tè ushtrojnè edhe pse shoqèria i ka njohur,pranuar,vlerèsuar,respektuar.Eshtè ky caku qè shtjellon se nuk èshtè mjedisi shoqèror qè lind diskriminimin, atè e prodhon mjedisi politik,ai frymèzon dhe komandon,por jo shoqèritè e zhvilluara dhe demokratike,por ato tè nènshtruara dhe anakronike. Pikèrisht nè kètè lloj niveli mund tè studjohet mjedisi shoqèror dhe sistemi politik qè vepron nè atè vènd. Ja qè Glass- Ceiling shèrben edhe si njè metodè pèr tè studjuar nje sistem politik,ku pozicioni i gruas –lider èshtè edhe pikèfillimi i njè metode studimore.
Niveli i katèrt i pèrfaqèsimit konfirmon barazi nè pèrfaqèsim,klimè normale bashkèpunimi mes dy gjinive,ndarje dhe barazi kompetencash,por zakonisht gratè Lider nè kètè nivel jo vetèm qè marrin pèrgjegjèsi ,por edhe janè nè gjendje tè kontrollojnè nè njè masè tè konsiderueshme pushtetin aq sa nè rradhèt e meshkujve shfaqet njè tendencè e çuditèshme dhe njè lloj perspektive e padèshirueshme ku burrat shpalosin sjellje femèrore .Burrat lider fillojnè tè mèsojnè gjithmonè e mè shumè rreth avantazheve femèrore, adaptojnè ,zotèrojnè dhe demonstrojnè kètè lloj stili Lidershipi.Fillon gjithashtu tè rritet shkalla e pèrgjegjèsisè sè burrave nè detyrimet ndaj familjes,fèmijève,mirèmbajtjes sè shtèpisè.Burri nè njè farè mènyre mbèshtet gratè si dhe ndihmon ato si lidere nè jetèn e tyre.
Niveli i pestè rezulton nè njè barazi tè plotè pèrsa i takon roleve gjinore nè tè gjitha nivelet ka barazi tè plotè gjinore ,nè tè gjithè sektorèt.Barazia gjinore spikat nè tè gjitha nivelet ,deri tek ato hierarkike .Por gratè ,po ashtu si edhe burrat bèjnè tè njejtat sakrifica nè familje pèr hir tè karrierès sè tyre .Burrat dhe gratè ndajnè pèrgjegjèsi tè barabarta,rolet gjinore janè gjithashtu tè barabarta,liritè politike dhe ato ekonomike janè tè njèjta pèr tè gjithè pjesètarèt e shoqèrisè.Niveli i pestè prodhon njè pranim masiv shoqèror nga tè gjithè pjesètarèt e shoqèrisè tè gjithè tè fokusuar nè konsolidimin e njè sistemi sa mè shumè efiçent dhe nè funksion tè interesit masiv tè shoqèrisè.Nuk ka ende raste tè vèrteta ku tè vèrtetohen niveli i pestè,megjithatè i pèrafèrt me kètè lloj niveli pèrfaqèsimi duken tè jenè vendet skandinave ,tè cilat shfaqin karakteristikat e mèsipèrme,gjithashtu edhe nè raportet e pèrfaqèsimit gjinor nè politikè dhe biznes ku ende nuk paraqiten plotèsisht tè barabarta nivelet e pèrfaqèsimit,jo sepse gratè janè tè margjinalizuara ,por pèr shkak se gratè zgjedhin vetè qè ti pèrkushtohen fèmijève dhe familjes.Ka dy çèshtje tè rèndèsishme pèr tu vlerèsuar kètu;
1.Faktorèt qè ndikojnè nè rolin Lidership si dhe rastet individuale qè vèrtetojnè kèta faktorè nuk ndikojnè nè secilin prej niveleve nè tè njèjtèn masè.Ndryshimet nè njè faktor tè vetèm nuk janè kurrè tè mjaftueshme pèr tè lèvizur atè vend nga njè nivel nè njè nivel tjetèr pèrfaqèsimi.Duhet njè progres mè i madh, shtrirè ky nè tè gjithè faktorèt qè kushtèzojnè pjesmarrjen e grave nè lidership, qè vendi tè ndryshojè nivelin e pèrfaqèsimit gjinor nga 1 deri nè pesè.
2.Sipas Klein & Kozlowski 2000 duhen ndryshime qè gjithashtu ndikojnè nè shkallèt (nivelet) dhe progresi jo si njè proçes i butè dhe i ngadaltè,por njè ngjarje kryesore,sikurse lufta ,mundet ta çojè para ose pas proçesin e pjesmarrjes sè gruas nè Lidership.
Disa shembuj rreth progresit apo regresit tè pjesmarrjes sè grave lider,por edhe tè grave nè pèrgjithèsi.
1) Gjatè Luftès sè Dytè Botèrore SHBA kur njè numèr I madh I grave punonin jasht shtèpive tè tyre pèr here tè pare pasi burrat e tyre shèbenin nè ushtri dhe ishin larg familjeve tè tyre .
2) Gratè vihen nè lèvizje pèr tè patur tè drejta tè barabarta (Allen 2002).
3) Gjatè luftès nè gji,trupat amerikane sollèn njè experience lindore nè vendet e Arabisè Saudite ku grate pèr here tè pare drejtonin makina.
4) SIDA dhe epidemi tè ndryshme nè disa vende tè Afrikès bènè qè gjyshet tè merrnin pèrsipèr familjet ,pra pèrsèri gratè janè aktive edhe nè kètè pjesè tè botès dhe tè afta tè marrin pèrsipèr pèrgjegjèsi dhe detyra .
5) Pas ardhjes nè pushtet tè Talebanève u kèrkua qè grate e arsimuara apo qè kishin qènè mjeke tè vishnin burkas ,tè qèndronin nè shtèpi,nèn kontrollin e meshkujve tè familjes.

 

Siç edhe shihet ngjarjet ndikojnè nè mènyrè tè drejtpèrdrejtè nè situatèn grave nè pèrgjithèsi,por edhe atyre lider nè mènyrè tè veçantè.Pèrveç faktorève ekonomik,kulturor,politik,shoqèror,teknologjik,etj, zhvillimet historike si psh;luftrat,konfliktet ,kanè force tè madhe ndikuese nè pozicionin qè grate kanè nè shoqèritè ku ato bèjnè pjesè.
Kjo lloj analize mund tè bèhet nè çdo vend duke marrè si pistè periudha tè caktuara kohore pèr tè pare kurbèn e Gruas Lider,si lèviz ajo, si ndikohet nga ngjarjet, sa I pèrgjigjet gruaja Lider kohès. Njè gjè mund tè thuhet me siguri: Gruaja èshtè shumè e ndjeshme ndaj historisè.