+355 67 67 677 pgj@plat.org

Nga Marja Zeneli Bulku

 

Luftërat çlirimtare, regjimi enverian, lufta e klasave, dosjet e diktaturës, te përndjekurit, te drejtat e njeriut, demokracia, lustracioni, tranzicioni demokratik, persekutimet, a mendoni se mori fund persekutimi si pjelle e sistemeve te padrejta e shoqërive ne tranzicion?!

Diskutimi i çështjeve te mësipërme mund te ishte shume i gjate pavarësisht se nuk eshte hapur kurre, sic ende nuk eshte ne praktiken tone analiza e ecurise se cdo procesi pasi e ke ndjekur ne menyre evolutive ate.

Përgjigjja ime është e prere dhe e shkurter: Jo!

Persekutimi vazhdon dhe do te vazhdoje nese ky diskutim nuk shtrohet ne “menune” e tryezave qe si dekoracion kane vetem sloganet politike.

Persekutimi vazhdon dhe do te vazhdoje nese nuk e pranojme pluralizmin si sistem teorik dhe praktik, por vetem e stimulojne per interesa pragmatike. Mos harrojme se ne 90-ten u sakrifikua dicka ne emer te Pluralizmit. Por nuk eshte e thene qe pluralizmi te jete medoemos partiak.

Persekutimi do te vazhdoje nese tek mendimi i ndryshëm nuk shohim dhe pranojmë me racionalitet te rene, te te domosdoshmen, ate qe qe ka dobi.

Ne takime rastësore me miq, te njohur, simpatizantë a militante partish ndjehet nje lloj pakënaqësie deri ne revolte e brendshme qe buron prej shterpësisë se pushteteve te heshtura.

Mosreagimi ndaj te keqes, ndaj padrejtesise, krimit shumeplanesh, nuk e ka folene vetem ne sistemin e drejtesise(sigurisht qe edhe aty lulezon), por ne cdo qelize shoqerore, ne institucionet publike, partite politike. Ne fund te fundit a nuk eshte shoqeria nje pasqyre e drejtperdrejte e subjekteve tona politike ku mungon dukshem toleranca dhe komunikimi, debati dhe mirekuptimi, ndarja e detyrave dhe analiza e ecurise se proceseve qe ne tranzicionet e tejzgjatura nuk jane aspak te lehta.

Ne prag fushatash “duhen ca Vota per zgjedhje”. Cuditerisht kurre nuk u tha “na duhen ca Njerez per zgjedhje”.

Ca njerëz qe dinë se Vota është produkt dhe jo mjet.

Ca njerez qe dine se Vota eshte mendim dhe jo vetem veprim(mekanik).

Ca njerez qe dine se Vota eshte investim dhe jo konvertim, vota eshte Liri dhe jo roberi, as tregti.

A nuk eshte vota vizioni dhe misioni i demokracise çdo keqpërdorim i se ciles deformon, transformon, tjeterson institucionet demokratike sic edhe ka ndodhur?

Ne këto 22 vjet iu drejtuam votimit, por a u menduam perpara ketij akti te madh apo iu drejtuam mekanikisht kutise se mbyllur ? Ata qe kishin votuar rutine, ata qe votuan rishtas dhe ata qe presin te votojne apo nuk duan ta ushtrojnë këtë te drejte, thene ndryshe populli qe proteston, populli qe brohoret dhe populli qe degjon, sa e degjon ai vetveten perpara momentit disacastesh te votimit?

– Kujt do ia jap voten time?

– A e meriton besimin tim

– Po sikur te votoj per…

– Ata nuk meritojne te votohen me nga dora ime.

Jane copeza monologu qe duhet te shoqeroje qytetarin e lire perballe politikaneve te cilet nuk jane te gjithe mendimtare te mirfillte. Eshte e sigurt qe pertej zgjedhjeve te tilla lind shteti prodhues dhe jo ai pronar votash, punedhenie, ekonomish, biznesesh.

Prej zgjedhjesh te lira lind shteti qe nderhyn si rregullator e kontrollor per te mbrojtur konkurencen e lire nga monopolet. Lind shteti garant per te papunet, te moshuarit, te semuret. Ky do te ishte shteti i investimeve sociale.

Ndermjet zgjedhjesh te lira roli i ketij shteti dhe jo fantazma e tij hije, do ta kishte permiresuar infrastrukturen e ekonomise, do te kishte investuar ne permiresimin e dijes dhe aftesive kualifikuese te nepunesve, do ti kishte dhene nxitje cilesore arsimimit si kusht vendimtar per zhvillimin e kapitaleve humane, do te kishte zvogeluar shpenzimet e mireqenies dhe sherbimeve publike. Ne fakt tabloja eshte ndryshe pavarësisht indikatorëve qe masin treguesit e mesiperm, rezultatin konkret e ndjejne Qytetaret. A u pyeten ata se sa i ndjejnë efektet e ketyre përmirësimeve?

Me nje pyetesor te thjeshte te treguesve te mesiperm qytetaret nga Vermoshi deri ne Konispol kane perceptime te ndryshme per shkak te politikave preferenciale. (Nje gje dihet tashme Shqiperia eshte nje vend i vogel e me pak votues qe manipulohen lehte nga elitat ndonese thelle-thelle mendoj se vetem pseudo – elitat mund te manipulohen) .

Ne vitin e 23 -te te tranzicionit demokratik shqiptar qytetari duhet te votoje i lire, i varur vetem nga mendimi i tij prej perceptimi te lire. Kjo neser e ben edhe me te lire ate, neser nuk ka me persekutim per shkak te votimit. Ky konsensus i ri mbi lirine, vlefshmerine dhe paprekshmerine e votes, shmang dualizmin dhe nxit neoliberalizmin ku bashkeveprojne disa principe si:

Meritokracia eshte mbi pragmatizmin

Barazia e mundesive mbi ate te rezultateve

Te drejtat dhe pergjegjesite mbi te drejtat sociale

Ekonomia e tregut dhe tregu konkurues ecin paralelisht

Globalizmi, patriotizmi komb-shtetet jane mbi nacionalizmat e perenduara nga koha.

Asgje e re, te gjitha thene e sterthene ne studime politike, e vetmja enigme tunduese eshte se kur do behen realitet keto vizione politike perendimore.

Turgenjevi i ndante njerëzit (ruset) ne dy kategori:

1. Hamlete (ata qe mendojne, por nuk veprojnë).

2. Don Kishote (ata qe veprojne pa u menduar)

Mos e thente Zoti dhunen, atë qe sulet si veprim dominues mbi Mendimin

Ne kapërcyell te sistemeve te ndryshme politike te përjetuara nga shqiptaret ne keto 100 vjet (Luftrat per pavarësi, diktatura, demokracia ne tranzicion ) ku Vota, manipulimet, elitat jane ne tranzicion dhe Mendimi gjithashtu eshte tranzit, ndoshta kemi perjetuar dy prej krizave te zhvillimit te Komb-Shteteve, ate te IDENTITETIT pse jo dhe ate te LEGJITIMITETIT.

A ka ardhur koha per vendosjen e nje AUTORITETI qeverises ne shkalle kombëtare me përfshirjen e te gjitha subjekteve te besueshme ne elektorat?

 

Botuar ne Gazeten Republika http://www.gazetarepublika.al/?p=41575