+355 67 67 677 pgj@plat.org

Rrjeti i Grave Barazi ne Vendimmarrje, ne kuader te Projektit te Platformes Virtuale organizon ne Tirane, date 8 Shkurt 2013, trajnimin “Përdorimi i Teknologjisë së Informacionit për Rritjen e Pjesëmarrjes së Gruas në Politikë dhe Vendimmarrje”. Ky trajnim synon te ndikoje ne mënyrën e shfrytëzimit optimal të mediave sociale dhe internetit qoftë për të përfituar, qoftë për të publikuar informacion dhe për të zhvilluar edhe më tej kapacitetet e grave në këtë drejtim. Keto trajnime synojne t’u mundësojnë grave dhe vajzave të promovohen dhe të ndajnë informacione dhe statistika të rëndësishme rreth pjesëmarrjes në proçeset dhe strukturat vendimmarrëse, në jetën social – politike dhe në zhvillimin e vendit. Gjate trajnimeve pjesemarresit do te kene mundesi te diskutojne mbi sfidat dhe mundesite ne lidhje me komunikimin, perdorimin e teknologjise si nje mjet promovimi dhe komunikimi te drejtperdrejte, si nje mjet informimi ne kohe reale, etj.

Per t’u bere pjese e ketij trajnimi dergoni kerkesen tuaj dhe nje CV ne adresen:  barazinevendimmarrje@gmail.com

Ju mirepresim!