+355 67 67 677 pgj@plat.org

Ajo cfare vihet re sot ne dyqanet kushtuar suvenireve eshte se shumica dermuese e prodhimeve qe tregetohen jane prodhime Made in China ose Made in Turkey. Nderkohe, qe vendi yne ka patur nje tradite mjaft te mire te ketyre prodhimeve (pervec atyre artizanale referuar vecanerisht atyre qe prodhoheshin ne Artistiken “Migjeni”). Ndaj, ne kete kuader rilindja dhe sjellja ne vemendje e prodhimeve suvenir Made in Albania eshte jo vetem nje deshire per te sjelle ne vemendje keto prodhime, por edhe per te afruar drejt ketij profesioni ata njerez qe e bejne me passion kete pune. Pra, krijuesit shqiptare te ketyre suvenireve, qe do te sherbenin jo vetem per prodhim ne vend, por edhe per nje prezantim te tyre dinjitoz, ku pervec markes shqiptare qe do te mbajne, evidentojne nje vlere te vendit, si dhe promovojne Shqiperine ne cdo ambient ku ato do te prezantohen.

Keshtu pas disa vleresimeve te bera, vecanerisht ne rajonin e Korces, ku ka qene mjaft popullor ky aktivitet, sot shihet se eshte lene ne harrese te plote. Keshtu nxitja e prodhimit dhe promovimit te suvenireve eshte bere nje domosdoshmeri e kohes.

Konsideruar kete nevoje dhe me fokus ne zhvillimin e turizmit të integruar dhe të qëndrueshëm në rajonin e Korçës, një nga iniciativat më të fundit është edhe konkursi kombëtar i suvenireve per Korçen.

Bashkia Korçë së bashku me partnerët Organizata për Manaxhimin e Destinacionit (DMO), Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) si dhe me mbështetjen e Programit të GIZ “Zhvillimi Ekonomik dhe Nxitja e Punësimit” (EDEP) në Shqipëri organizon Konkursin Kombëtar për realizimin e suvenireve të rajonit të Korçës.

Qëllimi i Konkursit të 1-rë Kombëtar të Suvenirëve për Korçën është të rrisë tërheqjen e bizneseve dhe tregtueshmërinë e suvenirëve të frymëzuar nga Korça, si një model i lidhjes së kompozimit, tendencat tregtare bashkëkohore me traditën dhe trashëgiminë natyrore, historike, kulturore të rajonit të Korçës.
Përmes këtyre lidhjeve, pritet që konkursi të bëjë të mundur që suvenirët e frymëzuar nga rajoni i Korçës të bëhen më tërheqës për vizitorët si dhe të kontribuojnë në rritjen e kënaqësisë së vizitorëve dhe ndërgjegjësimin e gjerë për këtë rajon dhe pasuritë e tij. Nje element ky mjaft i rendesishem dhe qe aktualisht i mungon turizmit Shqiptar.

Konkursi kombëtar i kompozimit të suvenirëve për Korçën është i hapur për cdo shtetas shqiptar mbi 18 vjeç, si studentë të ciklit të lartë në universitete, të programeve pasuniversitare, Master ose Doktoraturë dhe profesionistë në çdo fushë, që lidhet me industritë kreative.

Nuk ka gje me normale ne cdo vend qe kur turistet largohen nga nje vend te mos marrin nje kujtim nga vendi ku kane shkuar. Ndaj keto suvenire do te sherbejne edhe per keta turiste, qe kur te lene kufirin shqiptar te mos marrin me vete nje souvenir qe mban vulen poshte tij “Made in Turkey”, por pse jo Made in Albania.
Ne duam qe te kemi aplikime sa me shume cilesore dhe ne fund te ketij konkursi te kemi suvenire ‘Made in Albania”. Ne kete konkurs do te perfshihen artizane nga te gjitha rrethet e Shqiperise, studente te Akademise se Arteve, te gjithe te interesuarit qe kane lidhje dhe eskperience me kete sektor.

Aktualisht ka nisur faza e pare e aplikimit e cila parashikohet 1-31 Janar 2013. Në datat 1-14 shkurt do të perzgjedhja e pare e kandidatëve dhe pas vlerësimit nga Bordi i Konkursit, konkurrentët do të njoftohen me postë elektronike për rezultatet.
Kandidatet e pranuar ne fazen e pare do te vazhdojne me tej konkurimin ne fazen e dyte nepermjet kompozimit dhe dorëzimit te skicave të suvenirëve, faze e cila zgjat nga 15 shkurt-15 mars. Gjate kesaj faze eshte planifkuar edhe nje udhetim 2-3 ditor ne rajonin e Korces per tu njohur nga afer me vlerat, traditat dhe mundesite qe ky rajon ofron per prodhimin dhe promovimin e suvenireve. Pas kësaj faze, sekretariati i Konkursit do të bëjë verifikimet dhe do t’i dorëzojë Bordit të Konkursit listën e propozimeve. Deri më 1 prill, pas miratimit nga Juria e Konkursit të listës së te përzgjedhurve, do të jetë sekretariati që do të publikojë një listë të shkurtër të konkurenteve të përzgjedhur që të marrin pjesë në fazën përfundimtare të Konkursit.

Në fazën perfundimare të Konkursit në datat 8 Prill-20 Maj, konkurruesit e përzgjedhur do të dorëzojnë konceptet e plota të kompozimeve të tyre.
Nga data 1- 6 qershor, Juria e Konkursit do të vlerësojë konceptet e plota të kompozimit. Bazuar në pikët, Juria do të shpallë 3 fitues për Konkursin, që nuk mund t’i jepen koncepteve që kanë mbledhur më pak se 70% të pikëve maksimale të mundshme.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 7 qershor në Galerinë “Guri Madhi”, në Qendrën Kulturore “Vangjush Miho” në Korcë. Çmimi i parë ka një shpërblim monetar 350.000 lekë. Çmimi i dytë përfshin shpërblim monetar 200.000 lekë dhe cmimi i tretë 125.000 lekë. Pervec kesaj për të tre fituesit ofrohet mbështetje 2- javore me ekspertizë të individualizuar nga ekspertë nderkombetarë për zhvillimin komercial të konceptit të kompozimit të suvenireve per ti trajnuar ata drejt zhvillimit te nje biznesi te vogel.

Ky Konkurs do të japë disa cmime të tjera mes të cilave, vleresime inkurajuese për Atribute të Veçanta.

Faleminderit!