+355 67 67 677 pgj@plat.org

INSTITUTI I STUDIMEVE STRATEGJIKE DHE TRAJNIMEVE

Ju njoftojmë se, në Institutin e Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve “ISSAT” kanë filluar regjistrimet për kurset e specializimit afat-shkurtër për periudhën Janar-Shkurt 2013.
Të gjithë personat që kanë përfunduar studimet universitare në degët: Ekonomik, Financë, Inxhinieri, Juridik, Shkenca Sociale, Shkenca Politike etj. mund të aplikojnë në kurset e mëposhtme:
• Menaxhim Projektesh (Prof. Dr Ermelinda Meksi)
• Konsulenca Ligjore në Shoqëritë Tregtare (Dr. Eniel Kolaneci)
• Menaxhim i Burimeve Njerëzore (Dr. Eglantina Gjermeni)
• Menaxhim Biznesi, zhvillim i aftësive menaxheriale (Jolta Kaçani)
• Psikologji e Keshillimit, hapja dhe funksionimi i kabinetit psikologjik (Prof. Dr Luan Hajdaraga)
Kurset do të fillojnë në datën 23 Janar 2013.
Kurset mund të ndiqen edhe online.
Specializantët në përfundim të kursit do të pajisen me Çertifikatën e Institucionit ISSAT, e cila ështe e njohur nga Ministria e Punëve Sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Shkences.
Kohëzgjatja e kursit: 4 javë; Frekuentimi: e hënë, e mërkurë, e premte (17.30 – 19.30)
Pagesa e kursit: 20.000 lekë te reja ( kryhet në dy pjesë ).
Dokumentat e nevojshme për regjistrim
• Cv
• Diploma universitare dhe fotokopja e saj
• Pasaporta dhe fotokopja e saj
• 2 foto (formati i fotos së pasaportës).
• Formulari i plotësuar

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në adresën:

Rruga e Kavajës, Ish – Parku i autobuzëve, Tiranë.
Tel: +355 4 2 260 035 / 068 20 27 283;
E-mail: issat.kursepasuniversitare@gmail.com
Aplikimi mund te kryhet edhe online ne faqen: www.issatinstitute.com