+355 67 67 677 pgj@plat.org

Thirrje per projekte ne fushen e dhunes ndaj gruas nga UN Trust Fund (Afati i fundit per aplikimet: 21 Janar 2013)

Fondi i OKB-së për t’i dhënë fund Dhunës ndaj Grave (UN Trust Fund) është një udhëheqës global i cili funksionon si një mekanizëm i dedikuar ekskluzivisht kunder dhunës ndaj grave dhe vajzave në të gjitha format e saj. Fondi mbështet iniciativa efektive që tregojnë se dhuna kundër grave dhe vajzave mund të adresohet në mënyrë sistematike, te reduktohet dhe me këmbëngulje te eleminohet. Çdo vit, UN Trust Fund nis dhe publikon gjerësisht thirrjen e saj për Projekte duke nxitur aplikimet dhe duke u fokusuar në adresimin e të gjitha formave të dhunës kundër grave dhe vajzave. Duke siguruar që parimet bazë të një procesi të hapur, te drejtë, transparent, konkurrues dhe i bazuar në merita janë të ruajtura nga UN Trust Fund, thirrja për Propozime mund te realizohet ne nje nga gjashtë gjuhët e vena ne dipozicion nga UN Trust Fund, ndersa aplikimet në anglisht, frëngjisht dhe spanjisht.

Udhëzimet e aplikimit

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 21 janar 2013.
Të gjitha aplikimet duhet të dergohen online. UN Trust Fund nuk do të pranojë kërkesat e paraqitura me anë të e-mail-it, postës së rregullt dhe/ose me faks. Për me teper informacion rreth procesit të aplikimit, ju lutem konsultohuni ne linkun ne vazhdim:

https://grants.unwomen.org/