+355 67 67 677 pgj@plat.org

Aplikimi vazhdon të jetë i hapur deri në datën 22 Dhjetor 2012

Yunus Social Business Albania (YSBA) dhe Nxitja e Biznesit Social (NBS), me
mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe organizatave të ndryshme kombëtare dhe
ndërkombëtare, që nga mesi i vitit 2012, kanë filluar zbatimin e nismës
Lëvizja Gjithpërfshirëse e Biznesit Social në Shqipëri. Kjo nismë ka
qëllim të promovojë dhe mbështesë zhvillimin e bizneseve sociale që kanë në
fokus trajtimin e çështjeve kyçe sociale dhe/apo mjedisore me të cilat
përballen grupet e ndryshme shoqërore në vend.

Në këtë kuadër, që prej datës 31 Tetor 2012 ne kemi shpallur “Konkursin
Kombëtar të Planeve të Biznesit Social”, një konkurs kombëtar për planet më
të mira të biznesit social, që synojnë të zgjidhin në mënyrë të qëndrueshëm
një problem social apo mjedisor.

Konkursi është i hapur për të gjithë individët, grupet dhe organizatat e
ndryshme, kudo në Shqipëri, përfshi çdo sektor.

Për të marrë pjesë në konkurs dërgoni planin tuaj të biznesit social në
adresën kpbs@yunussb.com deri në datën 22 Dhjetor 2012. Gjysëm-finalistët
do të shpallen brenda Janarit 2013, ndërsa fituesit do të shpallen në muajin
Mars 2013.

Një nismë e biznesit social, për të cilën ju mund të dërgoni planin tuaj të
biznesit social për konkursin, mund të jetë: (i) një ide e re e biznesit
social që propozohet të fillojë; ose (ii) një nismë e biznesit social që ka
filluar tashmë dhe propozohet për t’u zhvilluar më tej.

Për më shumë informacion na shkruani në adresën <mailto:kpbs@yunussb.com>
kpbs@yunussb.com ose telefononi në numrin:

+355694074647