+355 67 67 677 pgj@plat.org

Të nderuar studente,

Jemi të lumtur t’ ju informojmë se këtë vit, për herë të 6-të organizohet Universiteti Dimëror i Mitrovicës 2013 (MWU13- Mitrovica Winter University). Ne jemi në kërkim të studentëve të motivuar të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në MWU13 për ta bërë atë një eksperiencë të paharrueshme. Gjithashtu jeni të lutur të ftoni të gjithë miqtë tuaj për të aplikuar në Universitetin Dimëror të Mitrovicës 2013.

Universiteti Dimëror i Mitrovicës 2013 do të mbahet në Mitrovicë në periudhën 21 Janar – 1 Shkurt 2013. Programi për MWU13 do të sjellë së bashku profesorët nga vendi dhe nga jashtë si dhe studentë, duke ofruar një mundësi për të mësuar dhe për të shkëmbyer përvojat.

Gjatë Universitetit të Dimrit 2013 në Mitrovicë, kurset do të zhvillohen në temat e mëposhtme:

1. Zgjerimi i BE-së dhe Migracioni
2. Kushtet e urgjencës mjekësore
3. E Marketing
4. Filma bashkëkohore evropiane dhe Prodhim
5. Psikologji Biznesi dhe Menaxhim
6. Arkitekturë e Gjelbër dhe Design Urban

Të gjitha kurset do të jepen nga profesorë nga vendi dhe ndërkombëtarë dhe mësimi do të jetë në gjuhën angleze.
Pjesëmarrësit të cilët studiojnë në Mitrovicë dhe studentët nga Europa Juglindore mund të aplikojnë për një bursë, e cila mbulon strehim dhe ushqim.Përveç kësaj, ata do të marrin një pagë një kohë që mbulon shpenzimet e tyre të udhëtimit.
Për më shumë informacion, ne ju rekomandojmë të lexoni Guidën e Informacionit në
www.my program.org

Aplikoni online para datës 1 dhjetor 2012.

Për më shumë informacion në lidhje me programin apo procesin e aplikimit, ju lutem vizitoni
www.my-program.org ose na kontaktoni në mwu13@spark-online.org.