+355 67 67 677 pgj@plat.org

Pershkrimi

Afati i fundit per aplikimet: 21 Dhjetor 2012

Projekti (SSIREC) suporton perfshirjen sociale te komuniteteve Rome dhe Egjiptjane dhe financohet përmes një marrëveshjeje me kontribut të Komisionit Evropian dhe synon të përmirësojë më tej përfshirjen sociale të komuniteteve më të prekshme të përbërë nga romët dhe egjiptianët në Shqipëri, me fokus në rajonet e Beratit, Korçës dhe Vlorës. Kjo do të arrihet nëpërmjet përmirësimit të kushteve të jetesës të Romëve & Egjiptianëve nëpermjet aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve, masave mbështetëse dhe ndihmës nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Metodologjia e zgjedhur është bazuar në mbështetjen e pjesëmarrjes aktive në aktivitetet e komunitetit dhe bizneseve.
Afati aplikimit: 21 dhjetor 2012

Kërkesat

– Diplomë Master në Media dhe Komunikim mundësisht me fokusim në të drejtat e njeriut,në studime të avancuara ose ekuivalente.
– Të paktën 7 vjet përvojë si përgjegjëse për PR dhe marrëdhëniet me median;
– Aftësi të dëshmuara për hartimin e strategjive të komunikimit në emër të organizatave ndërkombëtare, në sektorin privat;
– Aftësi për të punuar në një mjedis ku ushtrohet presion me afate strikte për deadline-t;
– Përvoja të mëparshme me UNDP dhe /ose me agjencitë e tjera të OKB-së veçanërisht ato të financuara nga BE.
– Njohuri të shkëlqyera të punës në gjuhës angleze dhe shqipe.

Përgjegjësitë

– Hartimi i një strategjie të komunikimit e cila do të identifikojë qëllimet dhe objektivat, specifikimi i audiences që synon projekti, kanalet e komunikimit për të arritur te kjo audiencë, mesazhet që do të përdoren për publikun si dhe identifikimi dhe monitorimi i mjeteve të vlerësimit;
– Të propozohet një listë e materialeve të informimit publik që do të prodhohen gjatë zbatimit të programit;
– Të propozohen mënyra të reja për të promovuar romët dhe egjiptianet;
– Përgatitja e një liste me personalitete të profilit të lartë nga Shqipëria që mund të shërbejnë si Ambasadorë të mirësisë për romët;
– Projektimi i një bazë të dhënash për shtypin dhe median;
– Identifikimi ngjarjeve kreative sociale përveç trajnimeve, për të tërhequr vëmendjen e gazetarëve dhe personaliteteve të medias;