+355 67 67 677 pgj@plat.org

Në kuadër të  Ditëve Ndërkombëtare Kundër Dhunës Ndaj Grave, shoqatat  “  Dobi të Gruas Shqiptare”,  “Refleksione”, YWCA , Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Qendra e Aleancës  Gjinore për Zhvillim,  Rrjeti “ Për Fuqizimin e gruas” dhe Rrjeti i grave “Barazi në Vendimmarrje” zhvilluan më 7 dhjetor në mesditë, një marshim  proteste për t’i thënë  ndal dhunës dhe krimit ndaj gruas.

 

Disa qindra qytetare, anëtarë  dhe simpatizantë të këtyre shoqatave, qytetare të Tiranës, punonjës nga Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, nga Bashkia e Tiranës dhe institucione të tjera u mblodhen përballë kryeministrisë nga ku i  kërkuan qeverisë, policisë dhe organeve të drejtësisë të marrin  masa urgjente për frenimin e dhunës dhe krimit ndaj gruas që kohët e fundit ka marrë përpjestime alarmante.

 

Sevim Arbana, presidentja e shoqatës “ Në dobi të gruas shqiptare”, që foli në emër të gjitha organizatorëve vuri theksin në domosdoshmerine e zbatimit te  legjislacionit si baza për dhënien fund të dhunës ndaj grave dhe vajzave, ne nevojen e adaptimit te ligjeve të reja, ngritjen e shërbimeve për mbrojtje dhe parandalim të dhunës.

 

Pjesëmarrësit në këtë marshim mbanin pankarta me sloganin : Dhuna realitet! Vepro tani! Neser eshte vone!, Bashkohuni me ne, edhe kur dhuna s’eshte pjese e familjeve tuaja!

Ata mbanin edhe portretet e grave të vrara për të cilat kërkuan perseri që drejtësia të veprojë.

 

Ndërkohë fjongot në ngjyrë lejla, simbol i parandalimit të  dhunës ndaj grave, në përmasa 2m lartesi dhe 80cm gjeresi, janë vendosur në fasadat e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Bashkisë, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Drejtorisë së  Përgjithshme të Policisë, Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë dhe Përmbarimit.

Marshimi përgjatë, Bulevardit Dëshmorët e  Kombit përfundoi në mënyrë paqësore.