+355 67 67 677 pgj@plat.org

Afati per aplikimet: 31 Dhjetor 2012

Hapur për: organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat jo-qeveritare të angazhuar në promovimin e demokracisë por edhe organet e pavarura dhe kushtetuese organet globale / rajonale ndër-qeveritare që punojnë për forcimin e shoqërisë civile.
Granti: US $ 50,000 në $ 400,000

Përshkrimi
Fondi i UNDEF hap raundin e tij të shtatë të financimit duke filluar nga data 15 nëntor 2012. Fondi do të ofrojë grante që variojnë nga US $ 50.000 në US $ 400,000 për projekte që forcojnë zërin e shoqërisë civile, për promovimin e të drejtave të njeriut dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen e të gjitha grupeve në proçeset demokratike.

Qëllimi kryesor i këtij organi të OKB-së është të mbështes demokracinë nëpërmjet fuqizimit të shoqërisë civile. Projektet UNDEF janë prezente në vendet në zhvillim, në shoqëritë në tranzicion dhe në mjedise sfiduese dhe veprojnë në gjashtë fusha kryesore si: në zhvillimin e komunitetit, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut; mjetet për demokratizimin, rinia, fuqizimi i grave dhe medias.

Kush mund të aplikojë?
-Organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat jo-qeveritare të angazhuar në promovimin e demokracisë të cilat janë parashikuar të marrin pjesën më të madhe të fondit.
-Organet e pavarura dhe kushtetuese, duke përfshirë Komisioneve Zgjedhore, Avokati i Popullit, institucione Kombëtare të të Drejtave të Njeriut institucionet dhe organet e tjera të pavarura të qeverisjes, me projekt propozime që lehtësojnë përfshirjen e zërit të shoqërisë civile.
-Kandidatët e të gjitha vendeve mund të paraqesin projekt-propozimet e tyre por UNDEF do t’u japë përparësi më të madhe propozimeve të paraqitura nga vendet dhe rajonet ku sfidat me demokracinë janë më kritike, siç janë vendet që po dalin nga konflikti, demokracitë e reja, vendet më pak të zhvilluara e me të ardhura të ulta.

Aplikimet

Aplikimet duhet të dorëzohen online . Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 31 dhjetor 2012. Do të pranohen vetëm propozimet on-line në anglisht ose frëngjisht ne linkun:
http://undefapplication.org/

Aplikantët mund të gjejnë udhëzime dhe shembuj të formave të aplikimit të mëparshme në linkun:
http://www.un.org/democracyfund/Applicants/applicants_index.html