+355 67 67 677 pgj@plat.org

UN Women – Ekspert/e kombetare per ceshtjet gjinore, arsimin profesional dhe trajnime

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
Afati i aplikimit: 09-Nëntor-12
Lloji i Kontratës: Kontratë individuale
Pozicioni: Konsulent Kombëtar
Gjuhë të nevojshme: Anglisht
Data e fillimit (Data kur kandidati i përzgjedhur pritet të fillojë): 15-Nov-2012
Kohëzgjatja fillestare e kontratës: 50 ditë pune në periudhën pas 15 Nëntor.

Detyrat dhe përgjegjësitë

Objektivi i detyrës është që të integrojë perspektivën gjinore në versionin final të Strategjisë së VET e cila pritet të finalizohet deri në fund të nëntorit dhe Strategjinë ndër-sektoriale të Punësimit e cila po hartohet për periudhën 2013-2020.

Detyra kryesore e ekspertit është të mbështesë arsimimin profesional dhe trajnimet Master Plan (VET) për periudhën 2013-2020, si dhe Strategjinë ndër-sektoriale të Punësimit për periudhën 2013-2020, nëpërmjet pjesëmarrjes në mekanizmat koordinuese të përcaktuara për hartimin dhe proçesin e konsultimit. Në mënyrë të veçantë, eksperti duhet të:
-Marrë pjesë aktive në të gjitha mbledhjet dhe në grupin e punës për Strategjinë e Punësimit duke kontribuar në debate, ngritjen e çështjeve gjinore, duke reaguar dhe duke marrë shënime për të raportuar në UN Women/Albania NPC;
-Të marrë pjesë dhe të kontribuojë teknikisht për strategjinë e Punësimit që mund të organizohet nga partnerë të ndryshëm dhe anëtarë të dy grupeve;
-Të kontribuojë me komente përkatëse në të gjitha dokumentat të paraqitura për anëtarët e SWG -1;
-Të Pregatis me shkrim për të siguruar që VET dhe struktura për strategjinë e punësimit “, parimet, qasjet dhe dokumentet të kontribuojnë në sigurimin e nevojave të grave duke marrë parasysh edhe perspektivën gjinore;
– Të jap kontributin dhe mbështetjen për konsultimet rajonale ,
-Të përgatisë një raport përfundimtar me rekomandime për fazat e mëposhtme të VET dhe për strategjinë e punësimit;
-Në kryerjen e këtyre detyrave, eksperti rregullisht do t’i raportojë Koordinatorit të Projektit të UN Women Albania.

Procedurat për aplikim:

Kandidatët e kualifikuar kërkohen të aplikojnë me internet nëpërmjet kësaj faqe. Aplikimi duhet të përmbajë:
• Letrën e interesit shpjeguar duke shpjeguar se pse ju jeni kandidati më i përshtatshëm për pozicionin e shpallur.
• Plotësoni formularin P11 duke përfshirë përvojën e kaluar në projekte të ngjashme dhe detajet e tjera
• Propozimi Financiar – specifikoni një sasi për shumën totale për detyrat e përcaktuara në këtë njoftim. Propozimi financiar duhet të përfshijë një ndarje/organizim të kësaj sasie të shumës (numri i ditëve të punës, të udhëtimit, dieta dhe çdo shpenzimet e tjera të mundshme).
• Aplikacionet e paplotësuara nuk do të merren parasysh.