+355 67 67 677 pgj@plat.org

TIRANË – Dje në orën 18:00 të mbrëmjes, përfaqësues të shoqërisë civile shqiptare kanë protestuar dhe kanë bërë njëkohësisht homazhe për vrasjen e Aishe Vatës, 18-vjeçares që iu pre koka pranë shtëpisë saj, nga një maniak seksual. Qindra të rinj kanë ndezur qirinj dhe me foto të Aishës në duar janë grumbulluar përpara Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit me këtë mesazh:

“Për Aishen nuk pati vlere qe i ati e shoqeronte dite per dite tek autobusi, nuk pati vlere qe familja kujtoi se e mbroi nderin e saj, nuk pati vlere asnje fjale e mire qe thoshte per te lagjia dhe shoqeria, sepse Aisha bashke me femijen e saj jane sot shtate pashe ne dhe! Sot ne oren 18 tek Sheshi Skenderbej, per nje thirrje drejtuar shoqerise dhe vecanerisht prinderve shqiptare:
“Mbrojini dhe mbështetini vajzat tuaja, sepse as nderi, as tradita, as ndonjë tjeter vlere sociale, nuk kane me shume vlere se JETA e tyre! Mos edukoni vajza te mbyllura, te frikesuara, te ndrydhura qe mbeten te pambrojtura ne boten e jashte qe eshte e cmendur dhe e eger! Cfare vlere ka “opinioni” para jetes? Qindra vajza dergjen nen dhe’ te masakruara nga burra qe i quajne prone! Qindra vajza gjenden ne burgje, sepse u eshte dashur te vetembrohen!! Prindër, shoqëri, njerëz, ky është faji juaj!!”.

/Shekulli Online/M.A./
http://shekulli.com.al/web/p.php?id=5941&kat=87

 

“Protestë-homazh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët nderojnë Aishen e vrarë!”

Vajza e vrarë në mënyrë monstruoze në Xhafzotaj, Aishe Vata, ka mbledhur dje në sheshin “Skënderbej” në një protestë qytetarë të Tiranës. Një protestë thuajse spontane, që mund të kishte patur më shumë njerëz, sidomos prindër, por që edhe ashtu, modeste, tregoi se ende ka mbetur qytetari në këtë vend. Një burrë i vjetër, preku foton e Aishes dhe tha: “Vrasësi i kësaj bije duhet djegur. Tani po shkoj në xhami, do të lutem atje për shpirtin e Aishes”. Dy gra ishin nisur për në protestë që nga rrethinat e Tiranës, e një tjetër, L. K. nga rrethinat e Durrësit. “Erdha sepse duhet të vija. Për mua, kush nuk e ndëshkon sjelljen e familjes së vajzës nuk është njeri. Këtu në mes të Tiranës duhet të kishin ardhur të gjithë bashkëfshatarët e Aishes. Duhet folur se po dëgjojmë përditë llahtarira. Po nuk ndryshuan mendjet e njerëzve, e keqja nuk ndalet”. Edhe çifte gjyshërish kanë ardhur në shesh. Njëri prej tyre, Hulusi Hako thotë: “Nuk shkoj nëpër protesta por këtu e ndjeva detyrë të vij. Që gjërat të mos ia lëmë në dorë mentaliteteve që po na vrasin njerëzit tanë, të kërkojmë ligje më të ashpra për dënimin e përbindëshave. Për të tilla raste të veprojë dënimi me vdekje pa pishmanllëk. Presim të hyjmë në BE, kur kemi kaq pak qytetari dhe pasiguri të jetesës së njerëzve…”. Merita Likaj ka ardhur bashkë me vajzën e saj 17-vjeçare, Matean në protestë. Edhe ajo e indinjuar, sa nga krimi, po aq edhe nga një pjesë e opinionit që ka etiketuar ngjarjen. “Ajo që na solli këtu është revolta ndaj kësaj shoqërie maskiliste, që gruan ka të drejtë ta mbajë, ta ndajë, ta torturojë dhe ta groposë, edhe ta justifikojë. Atë vajzë e vrau mentaliteti, e vrau familja dhe po e përcjell shoqëria”. Qazim Gapi tregon momentin kur dëgjoi lajmin në tv dhe tronditjen e madhe pasi e njihte babanë e Aishes, ai kuksian, sikurse edhe gruaja e tij. “E kam njohur kur punoja me gjeoteknikët në atë zonë. Do t’i thosha publikisht babait të Aishes se nderi i tij është t’i bëjë përcjelljet e duhura të bijës, që nuk e ka më, me dashurinë më të madhe”. ..

77 News:
http://www.77news.al/index.php?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=8706

 

Qirinj e lutje në Tiranë për Ajshen

Krimi horror që i mori jetën 18-vjeçares Ajshe Vata, dhe më pas reagimi i babait të saj, pasojë e një mentaliteti gjithashtu makabër, ka prekur qindra qytetarë në të gjithë vendin. Pas ngjarjes së rëndë, qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile u solidarizuan në rrjetin social “Facebook” dhe organizuan dje një funeral simbolik në sheshin “Skënderbej”. Ata ndezën dhjetëra qirinj dhe u lutën të prehet në paqe shpirti i një vajze të pafajshme, e cila u masakrua barbarisht nga i dashuri i saj 80 vjeç, vetëm pse ajo nuk pranoi të vriste fëmijën 3 muajsh, fryt i kësaj dashurie të fshehtë dhe të pazakontë për realitetin shqiptar…

http://www.panorama.com.al/

 

Per “Aishet” me dhembshuri: http://www.gazetarepublika.al/?p=32273