+355 67 67 677 pgj@plat.org

Thirrje per Shprehje Interesi – Trainere me eksperience dhe trainere te rinj – Programi Enter! Kurs Trajnimi Afatgjate per punonjesit me te rinjte ne aksesin per te drejtat sociale te te rinjve (2012-2014) (Afati i fundit per aplikimet: 25 Tetor 2012) (ne anglisht).

Kurs Trajnimi afatgjatë, Kurs Trajnimi për punonjësit me të rinjtë (2012-2014)
Takimi përgatitor: 12 – 14 nëntor 2012 ose 17-19 dhjetor 2012 (3) ditë pune trajnimi:
Seminari Trajnimit 11 – 23 mars 2013 – Qendra Rinore Evropiane Strasburg

Kurs trajnimi afatgjatë

Projekti synon promovimin e qasjes në të drejtat sociale për të rinjtë, në veçanti te të rinjtë e manxhinalizuar, të diskriminuar dhe dhunuar.

Departamenti i Rinisë në Këshillin e Europës, do të organizojë, një kurs trajnimi afat-gjatë për 30 punonjës të rinj, të përfshirë në organizata joqeveritare, në punën me të rinjtë dhe me strukturat që punojnë drejtpërdrejtë me të rinjtë që përballen me vështirësi, në ushtrimin e të drejtave sociale e njerëzore. Kursi do të zhvillojë aftësitë e tyre dhe kompetencat për të formuluar shprehitë dhe zhvillimin e partneriteteve në mbështetje të të rinjve, të udhëhequra nga përpjekjet për të kapërcyer përjashtimin, diskriminimi dhe dhunën nga perspektiva europiane.

Kompetencat e kërkuara nga trajnerët:

• Kompetencat standarte për të qenë një trajner i Departamentit të Rinisë: (http://www.coe.int/t/dg4/youth/Training/Quality_NFE/TP_presentation_en.asp);
• Kompetenca trajnuese të një niveli europian për punonjësit me të rinjtë duke përdorur metodologjinë joformale të edukimit,
• Njohuri në kuadrin të drejtave të njeriut, të drejtave sociale veçanërisht në mekanizmat ndërkombëtare, evropiane dhe zhvillimin e politikave kombëtare duke përdorur një qasje në drejtat e njeriut;
• Përvojë në zhvillimin e partneritetit mes shoqërisë civile dhe autoriteteve lokale dhe rajonale;
• Njohuri dhe përvojë në fushën e promovimit dhe avokimit në çështjet e të drejtave sociale;
• Një konceptim i mirë i manifestimeve të diskriminimit, përjashtimit të dhunës dhe efektet e tyre mbi të rinjtë;
• Njohja e zhvillimit të politikave rinore në shtetet anëtare dhe qasjen në të drejtat sociale për të rinjtë në Këshillin e Europës si dhe parimet e politikës rinore në Këshillin e Europës, duke përfshirë integrimin e të rinjve në tregun e punës, në politike dhe hulumtime;
• Përvojë në arsim për të drejtat e njeriut, në pjesëmarrjen e të rinjve, në dialogun ndërkulturor dhe të të nxënit;
• Përvojë në trajnimin mbi menaxhimin e projektit duke suportuar zhvillimin e projektit;
• Aftësia për të paraqitur konceptet dhe teoritë përkatëse për këtë kurs trajnimi, në mënyrë koherente dhe gjithëpërfshirëse;
• Aftësia për të drejtuar sesionet e aktivitetit të pavarur si seminaret, grupet e punës dhe seancat plenare;
• Aftësi për të punuar në ekip.
• Aftësi për të punuar në gjuhën angleze, mundësisht edhe aftësia për të punuar në frëngjisht.

Kushtet e posaçme

Të gjitha shpenzimet përkatëse do të mbulohen nga Departamenti i Rinisë.

Të gjithë trajnerët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit deri më 25 tetor 2012 dhe ta dorëzojnë atë së bashku me një CV të përditësuar.
Të gjitha letrat e interesit duhet të dërgohen tek: dys.trainers.pool @ coe.int
Për informacione të mëtejshme, kontaktoni Znj. Mara Georgescu, mara.georgescu @ coe.int