+355 67 67 677 pgj@plat.org

CIME Bursa për Lidershipin e Etikes (Afati i fundit per aplikimet: 28 Tetor 2012) (ne anglisht).

Qendra CIME për Etikën Ndërkombëtare të Medias është një organizatë jo-fitimprurëse që sjell së bashku një rrjet profesionistësh të mediave në të gjithë botën për të siguruar, trajnime, diskutime dhe ekspertizë në etikën e këtij profesioni. Theksi është që profesionistët e medias të marrin përgjegjësi në formimin e shoqërisë.
Pas suksesit të Programit 2012 të Bursave CIME, ne jemi duke kërkuar për profesionistë të medias për raundin e ardhshëm të Bursave nga e gjithë bota. Kandidatët ideale duhet të jenë të interesuar në aspektet etike të gazetarisë dhe të gatshëm për të thelluar njohuritë e tyre në lidhje me etikën e medias përmes përfshirjes me aktivitetet CIME së.
Ky program online Bursash nuk kërkon zhvendosjen ose udhëtime të shpeshta por është një veprimtari jashtëmësimore ideale përveç punës, me një orar fleksibil dhe aktivitete të ofruara përmes internetit.

Profili aplikantit
Minimumi 3 vjet përvojë profesionale në lidhje me gazetarinë / median.
Interes të fortë në etikën e medias
Biografi për të dëshmuar gjurmët e përkushtimit ndaj çështjeve etike në gazetari (2 ese të shkurtra 800 fjalë maksimumi) në adresimin e çështjeve etike të medias, që i bashkëngjiten kërkesës)
Të jetë njohës shumë i mire i gjuhës angleze, me gojë dhe me shkrim; gjuhët e tjera përbëjnëavantazh.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
Njohuri kompjuterike.

Si të aplikoni
Dërgoni një CV profesionale dhe letër motivuese duke detajuar kërkimin tuaj të planifikuar në hiring@cimethics.org. Letra motivim të përgjithshme nuk do të pranohen.
2 ese të shkurtra rreth etikës së medias (max 800 fjalë secila) janë të nevojshme për të shoqëruar aplikimet. Nëse janë botuar, ju lutemi të përfshini referencë.
Ju lutemi të përfshini dy referenca profesionale me detajet e kontaktit (punë apo kontakte universiteti)
Afati i aplikimit 28 tetor 2012. Kërkesat e dërguara më vonë nuk do të merren parasysh.