+355 67 67 677 pgj@plat.org

Indi Bindu Shajan Perappadan


Përfaqësuese të organizatave të grave nga i gjithë vendi u mblodhën në kryeqytet të martën dhe nisën një marshim proteste në rrugën e parlamentit për të shprehur zhgënjimin e tyre me Qeverinë UPA pasi nuk kanë mbajtur premtimin për të kaluar Ligjin e Rezervimit të Grave në Lok Sabha.
“Me gjithë premtimet e përsëritura verbale nga liderat Ligji nuk patur progres. Në kemi luftuar për të drejtën tonë demokratike për 33% përfaqësim në Parlament dhe Qeveri prej pothuaj dy dekadash tashmë. Përmes protestës sonë në kryeqytet ne duam të përsëritim faktin se 33% kuota do të fuqizojë gratë duke rritur përfaqësimin e tyre dhe do të krijojë hapësira të reja duke u fokusuar në diskriminimin gjinor në sferën politike,” tha Jyotsna Chatterji Programit të Bashkuar të Grave.
Të Zhgënjyera
Në “kërkojmë vëmendje dharna”, organizatat kombëtare të grave së bashku me kapitujt e Dehlit shprehën gjithashtu zhgënjimin e tyre të thellë për “ tradhtinë e vazhdueshme të Qeverisë UPA”
Duke patur parasysh që demokracia duhet të jetë përfshirëse dhe e barabartë, iu drejtua një kërkesë Qeverisë UPA për të mbajtur premtimin dhe të paraqesë për diskutim Ligjin në Rajya Sabha.
Organizatat e grave po ashtu miratuan rezolutat të cilat kërkonin kalimin sa më shpejt të Ligjit për mbrojtjen e grave nga ngacmimi seksual, një ligj gjithëpërfshirës që shqyrton vrasjet dhe krimet të cilat kryhen në emër të “nderit” dhe ligjin mbi sulmin seksual pas disa mendimeve të cilat të përfshijnë dimensionet e shumta të dhunës ndaj viktimave.
“Ne besojmë se nëse nuk kalon Ligji për 33% Kuota për Gratë, grave do tu mohohet e drejta e barabartë në tokë, pronë, akses në edukim dhe punësim. Kjo ka përforcuar ushtrimin e dhunës në mijëra forma dukë filluar nga aborti selektiv, dhuna në familje, vrasje në emër të pajës dhe nderit, e ngacmimit seksual që janë bërë pjesë e ekzistencës sonë të përditshme,” – tha Sudha Sundararaman e Shoqatave të Grave të Indisë.
Organizatat e grave përsëritën gjithashtu kërkesën për kalimin e Ligjit pa kompromis në 33% minimum të përfaqësimit të grave. “Ne presim me padurim një veprim më pozitiv nga klasa politike të sigurohet që gratë nga minoritetet dhe grupe të tjera të nën-përfaqësuara të vijnë në organe të larta të vendimmarrjes. Deri atëherë ne do të vazhdojmë me kërkesat ton,”- tha Zj. Sundararaman.

grate indiane ne proteste.jpg (38 KB)