+355 67 67 677 pgj@plat.org

Nga: Susan Markham

Në vitin 2008 gratë morën  56 %  vende në parlamentin e Ruandës. Kjo përfaqëson një paradoks. Ruanda është ende në rrugën drejt demokracisë- por gratë kanë dhënë një kontribut pozitiv në jetën politike të vendit.  Gratë kanë krijuar komitetin e parë ndër-partiak për të punuar mbi çështje të një rëndësie parësore në vend si; dhuna në familje, të drejtat për pronën, dhe sigurinë e ushqimit. Ato kanë formuar gjithashtu të vetmin partneritet trepalësh mes shoqërisë civile, dhe organizmave ekzekutivë dhe legjislativë për të koordinuar legjislacionin e duhur, dhe të sigurohet që shërbimet bazë të ofrohen. Ruanda është vetëm një shembull për të treguar se përse pjesëmarrja e plotë dhe e barabartë e grave në parlament përbën një ndryshim.. kërkimet tregojnë së gratë janë më tepër të predispozuara të punojnë përtej politikave të partisë edhe në ambiente tejet të polarizuara. Lidershipi i  tyre dhe mënyrat e zgjidhjes së konfliktit mishërojnë ideale demokratike, dhe gratë kanë tendencën të punojnë në një mënyrë më pak hierarkike dhe më bashkëpunuese se kolegët e tyre burra.

Për këtë arsye artikulli më i fundit i botuar në FP, “Kujt i intereson sa gra janë në parlament?” nuk e rrok çështjen e barazisë gjinore dhe lirisë politike.  Autorët Joshua Foust dhe Melinda Haring diskutojnë se numri i grave në parlament nuk reflekton domosdoshmërish demokracinë në një vend, duke cituar disa regjime autoritare të cilat kanë  mjaft gra në parlament. Por ata neglizhojnë rëndësinë e grave në politikë(që nënkupton pozicion të pushtetshëm) dhe potencialin për një kontekst më të gjerë demokratik.

Ne shpesh i referohemi përfaqësimit të grave në parlament kombëtar si një masë për demokracinë; kjo është një masë e cituar për shembull, në Objektivat e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara. Fatkeqësisht , të dhëna të tjera rreth pjesëmarrjes politike të grave janë të pakta, kështu që ne tentojmë të mbështetemi tek numri I grave në pozitë si jo I mjaftueshëm por masë e rëndësishme për barazinë gjinore.

Eshët e vërtetë:  Vetëm numri I grave të zgjedhura nuk tregon nëse një vend është demokratik. Por kur 50% e popullsisë mungon në debatin publik, kjo tregon simptomën e një problem më të madh.  Përfaqësimi i  barabartë i  grave në politikë dhe qeverisje është vetëm një e dhënë e gjëegjëzës së demokracisë.  Duhet të ndiqen parime të tjera politike si; një qeverisje e hapur dhe e përgjegjshme, zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe një qytetari aktive.  Pa këto, përbërës të tjerë thelbësorë, një parlament, edhe një me përfshirjen e  grave nuk do të mund të shërbente si një kontrollor mbi pushtetin ekzekutiv.

Evidencat tregojnë se pjesëmarrje e plotë dhe e barabartë e grave në jetën publike është një pjesë kyçe e ekuacionit të demokracisë. Ajo ndihmon në përmirësimin e barazisë gjinore dhe ndikon në gamën e çështjeve të politikave që merren në konsideratë dhe llojet e zgjidhjeve që propozohen. A është kjo një evidencë e mbështetur nga çdo grua në çdo legjislacion, në çdo ven? Sigurisht, jo.. ,

Gratë nuk janë një grup masiv. Pjesëmarrja e plotë e grave- apo e çdo grupi tjetër- nënkupton shprehjen e diversitetit të plotë të opinioneve, besimeve dhe përvojave. Por ka shume tregues që sa më shumë të ketë gra të zgjedhura në pozicione vendimmarrëse, politik-bërja thekson cilësinë e jetës, dhe reflekton prioritetet e familjeve, grave dhe minoriteteve etnike dhe racore. Pjesëmarrja politike e grave ka një impakt të thellë pozitiv dhe demokratizues në komunitete, legjislacione, parti politike, dhe në jetën e qytetarëve, Pjesëmarrja ndihmon demokracinë të zhvillohet.