+355 67 67 677 pgj@plat.org

Programi Trajnimet MATRA

 

Para-anëtarësimet për Programin e Trajnimeve MATRA – MATRA PATROL, mbështetur nga Ministria Holandeze e Punëve të Jashtme, Departamenti Europian (DEU) synon forcimin e kapaciteteve të Institucioneve në fushën e sundimit të ligjit – për periudhën 2012-2015. Ky program synon gjithashtu të nxis, të mbështes dhe të jap kontributin në zbatimin efikas të legjislacionit Acquis të Bashkimit Europian në fushën e “sundimit të ligjit” dhe në forcimin e marrëdhënieve midis Holandës dhe vendeve të synuara duke ndarë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme me politika këshilluese për anëtarë të gjyqësorit dhe nëpunësit e tjerë civilë.

Qeveria e Holandës do të sigurojë bursa të plota për pjesëmarrësit e zgjedhur. Ju lutem gjeni më poshtë kalendarin për kurset e ardhshme:

Akses në Drejtësi
18- 28 Nëntor 2012
Organizator: Akademia e Hagës për Qeverisjen Lokale
Vendi: Akademia e Hagës për Qeverisjen Lokale

Menaxhimi Financës Publike
18 – 28 Nëntor 2012
Organizator: ECORYS
Vendi: T.M.C. Instituti Asser, The Hague

Integriteti
18 – 28 Nëntor 2012
Organizator: Akademia e Hagës për Qeverisjen Lokale
Vendi: Akademia e Hagës për Qeverisjen Lokale

Prokurimet Publike
9 – 19 Dhjetor 2012
Organizator: ECORYS
Vendi: T.M.C. Instituti Asser, The Hague

Decentralizimi
9 – 19 Dhjetor 2012
Organizator: Akademia e Hagës për Qeverisjen Lokale
Vendi: Akademia e Hagës për Qeverisjen Lokale

Cilësia, Implementimi dhe Përforcimi Legjislacionit
13 – 23 Janar 2013
Organiser: T.M.C. Instituti Asser
Vendi: T.M.C. Instituti Asser, The Hague

Zgjidhja Alternative e Konfliktit
13 – 23 Janar 2013
Organizator: T.M.C. Instituti Asser
Vendi: T.M.C. Instituti Asser, The Hague

Administrimi i Drejtësisë
27 Janar – 7 Shkurt 2013
Organizator: T.M.C. Instituti Asser
Vendi: T.M.C. Instituti Asser, The Hague